VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Kënga që 40 vjet më parë i kushtohej Brizhitë Bardosë E Martë, 03.17.2009, 05:44pm (GMT1) Serge Gainsbourg & Jane Birkin, emra që edhe sot na kujtojnë skandale të moçme. E dueti i tyre legjendari "Je t'aime, moi non plus", edhe pse ka gati 40 vjet që është krijuar, iu reziston pa rivalitet klasifikimeve në krye të këngëve të të gjitha kohërave kushtuar dashurisë. Motivi i këngës është universal, por jo të gjithë e dinë se këngën "Je t'aime, moi non plus", Gainsbourg e kishte shkruar në vjeshtën e vitit 1967 për Brigitte Bardot, të dashurën e tij të asaj kohe. Po hanin darkë, kur Serge u ul në piano duke thënë: "Kam shkruar për ty këngën më të bukur të dashurisë në botë." "Ishte një dhuratë e jashtëzakonshme, emocionuese, tejet tronditëse," tregon tani Bardot në gazetën Le Monde, e cila për "këngën-skandal" ka treguar histori të pafundme. Këngën pas disa muajsh e kënduan bashkë dhe e regjistruan, por pastaj Bardot e bllokoi publikimin nga droja se ia dëmtonte marrëdhëniet me gjermanin Gunter Sachs. Të gjithë dinin gjithçka për Serge dhe Bardot, por publikimi i këngës do të ishte "sikur të bënim dashuri para syve të gjithë botës," ka shtuar ajo. "Me fisnikëri të pashoqe," tregon Bardot, Gainsbourg iu përgjigj: "Është e jotja. Kur të duash, e publikojmë." Më trimëreshë ishte, atëherë një vajzë shumë e re, Jane Birkin, zbarkuar në Parigi nga Londra për të nisur karrierën e aktores. Pas shumë vitesh ka pranuar se e ka kënduar sidomos nga xhelozia. "Ishte një këngë shumë erotike, magjike. Kur Serge më kërkoi ta këndojmë bashkë, isha krenare për veten." Gainsbourg kërkoi që kënga të këndohej një oktavë më lart se e kishte kënduar Bardot. U përftua një zë vajzëror, që bëhej me tundues nga theksi anglez që binte në fjalët franceze. Publikimi më 1969 shkaktoi ndëshkime e censura. Deri edhe Papa shprehu zemërimin e tij, por të gjitha këto ishin vetëm jehonë për këngën e cila u ngjit në zenitin e botës. Më 1986, gati njëzet vjet më vonë, më në fund Bardot kërkon nga Gainsbourg ta publikojnë versionin e tyre. "Versioni me Jane është magjepsës," ka pranuar B. B., por versioni im "ndoshta është më sensual"./Elida BUÇPAPAJ JE T'AIME MOI NON PLUS Je t'aime UNË TË DUA TI JO MUA Unë të dua oh, unë të dua! ti jo mua oh, dashuria ime... si një valë që luhatet unë shkoj e vij dhe unë midis veshkave tua mbahem- të dua, të dua o, po të dua ti jo mua oh, dashuria ime... ti je vala, unë një ishull i zhveshur ti shkon dhe ti vjen midis veshkave të mia dhe unë të bashkohem- të dua, të dua ti jo mua oh, dashuria ime... si një valë që luhatet unë shkoj e vij dhe unë midis veshkave tua dhe unë besoj se ti shkon e vjen midis veshkave të mia dhe unë të bashkohem- të dua, të dua oh, po unë të dua ti jo mua oh, dashuria ime... dashuria fizike s'ka rrugëdalje ti shkon e vjen midis veshkave të mia unë shkoj e vij dhe besoj jo! Tani eja! Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |