VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Majk Tajson: Më vjen turp nga vetja

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Majk Tajson: Më vjen turp nga vetja
E Shtunë, 03.21.2009, 05:58pm (GMT+1)

Voal-online - Ish boksieri tregon në prag të daljes së dokumentarit që flet për jetën e tij: "Jam një djalë i mirë, por mos më provokoni. Më pëlqejnë femrat e forta, por dua të dal unë gjithmonë fitimtar ndaj tyre. Nuk kam bërë kurrë përdhunime." Është Mike Tyson ai që thotë kështu, intervistuar nga e përditshmja Guardian e Londrës, ku javën e ardhshme del në kinema dokumentari "Tyson", me regjisor hollivudianin James Toback: një monolog nëntëdhjetë minutësh, pothuaj një përrua shpirtëror prej të cilit del portreti ndoshta më i plotë, më i mirëfilltë dhe më mbresëlënës i Iron Mike, Mike Çelikut, siç e quanin kur ishte në. Tyson 42 vjeçar jeton në një shtëpi të thjeshtë në Las Vegas e të ardhurat nga filmi janë një burim i papritur dhe i mirseardhur për një njeri që ka fituar 300 milionë dollarë me dorezat e tij e pastaj ka falimentuar e nuk i ka mbetur asgjë.

"Ndoshta kampioni më i madh i botës në peshat maksimale më i madhi i të gjitha kohërave," e përkufizon Guardian, duke pranuar se nuk ka pasur kurrë hiret dhe humorin e Mohammed Alì, por duke pohuar se askush nuk ka pasur një grusht nokauti si ai. 14 vjeç, në Lojërat Olimpike Rinore, vendosi rekord të ri për nokautin më të shpejtë të kategoisë së tij, 8 sekonda, pastaj fitoi me nokaut 19 takimet e tij të para si profesionist, rrëmbeu titullin e peshave maksimale kur ishte 20 vjeç, qëndroi i pamundur tri vjet. Pastaj gjërat filluan t'i shkojnë keq. Gruaja e tij, aktorja Robin Givens, shpalli në televizion se Mike ishte një maniak depresiv dhetë jetoje me të ishte një ferr. Më 1990 humb ndeshjen e parë, kundër një të panjohuri, Buster Duoglas. U plogështua, u lëshua në duart e drogave dhe të alkoolit, më 1992 u dënua për përdhunim, bëri tri vjet burg. Doli, rifitoi titullin e peshave maksimale. Pastaj humbi prapë, pastaj u zhyt midis veseve private dhe problemeve në pubblik, si atëherë kua ia kafshoi veshin boksierit Evander Holyfield në një takim, duke pësuar 3 milionë dollarë gjobë dhe heqjen e së drejtës për ndeshje.

Në film tregon jetën e tij, nga fëmijëria me një nënë perverse, tej vjedhjet dhe drogat, tek karriera rinore ku mësoi të bëjë boks, pas njohjes me Cus D'Amato, trainerin italoamerikan që e adoptoi si djalë të tijin dhe e shndërroi në kampion. Para telekamerave, Tyson qesh, qan, kërcënon dhe pendohet. Është si një tragjedi shekspiriane, me një mundësi ende të hapur për shpëtim. Një "Dem i shfrenuar" në formë të dokumentarit.

"Jam një djalë i mirë, një vëlla i mirë, nuk ka asgjë të gabuar brenda meje," thotë ai në
intervistë.
"Por mos më provokoni tepër. Për të gjithë është një pikë në jetë ku nuk durojmë." Ndonëse pastaj shton: "Më vjen turp për plot gjëra që kam bërë. Jashtë dhe brenda ringut." Si fëmijë, në mënyrën më të pabesueshme ishte një viktimë e fëmijëve të rritur të lagjes. Ishte një barkosh, tejet i vockël: e tallnin. Kalonte kohën me pëllumbat e tij në çati. Derisa një ditë një nga fëmijët e rritur të lagjes ia mori një pëllumb dhe ia këputi qafën në praninë e tij. Mike iu përgjigj me një grusht dhe e hodhi poshtë. E kuptoi se i pëlqente të ndeshej. Shumë shpejt të gjithë iu bënë miq.

Për akuzën e përdhumit që e çoi në burg, ai vazhdon të thotë se ishte një trillim, pasi ai ishte i pafajshëm. Por ja si flet për raportet e tij me femrat. "Më pëlqejnë femrat e forta. Natyrisht, jo mashkullore, por që janë të zonjat. Më pëlqejnë ato femra që kanë besim të plotë në vetvete dhe dua të triumfoj ndaj tyre. Dua t'i shikoj si i shikon tigri viktimat. Dua që ato të më mbajnë larg nja një gjysmëm ore, përpara se t'i bëj copë-copë. Dua që të më kundërshtojnë, ndërkohë që më duan. Dua gjëra ekstreme."
 Tyson thotë se dëgjon zëra në kokën e tij, të cilët e shtyjnë të sillet mirë, herë të tjera të sillet keq. "Po të shkoj te një psikiatër e t'i them se dëgjoj zëta, ai të vesh këmishën e forcës dhe të ngujon në spital. Por mendja të flet gjithmonë. Por nëse nuk e kontrollon, nëse nuk e disiplinon, mendja nuk është më mikja jote. Brneda kokës sime është një komitet. Po, një komitet! Që, o Zot, më ndihmo!" Cila është dëshira e tij më e madhe sot? "Të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi.
T'i zbavit, të shkoj në pushime me ata. Të jem babai që do të kisha dashur të kisha pasur vetë. Jam i lumtur vetëm nëse djali im njëmbëdhjetë vjeç nuk bën jetën që kam bërë unë kur isha njëmbëdhjetë vjeç." Po nëse edhe ai dëshiron të bëhet boksier? "Oh jo, ai nuk është një erudit, nuk është një boksier."
Çfarë do të thoshte Cus D'Amato, që vdiq kur Tyson u bë kampion bote, nëse do të mund të shikonte sot një film për të?
"Do të thoshte se them shumë fjalë të pista. Nuk thoshja kurrë në praninë e Cus."
Filmi mbaron me Tyson që lexon ca vargje të Oscar Wilde, nga "The Ballad of Reading Gaol". Vargje të famshme si: "Çdo burrë vret gjënë që do/dikush e vret me fjalë/burracaku e vret me një puthje/ trimi me shpatë. Ideja që ai t'i lexonte vargjet erdhi nga regjisori, por Tyson thotë se është fans i Oscar Wilde.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kënga që 40 vjet më parë i kushtohej Brizhitë Bardosë (03.17.2009)
130 vjetori i lindjes së Albert Ajnshtajnit (03.14.2009)
A doni të dini se ku jetojnë miliardierët e kësaj bote? (03.13.2009)
Mefarete Laze talenti që mundi biografinë (03.12.2009)
Zhyljetë Binosh një dukuri befasuese franceze në kinematografinë botërore (03.09.2009)
Këngëtari Xhejms Blant dhe kënga e tij "You'r Beautiful" (03.08.2009)
Marrëdhëniet e rrezikshme të djalërisë së Frank Sinatrës (03.06.2009)
Havzi Nela triumfi i një morali brenda ferrit - Nga Petrit PALUSHI (03.05.2009)
Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së poetit të varur në litar nga diktatura komuniste (02.24.2009)
U shua Soks, "Macja e Parë" e Familjes Klinton (02.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]