E Enjte, 03.28.2024, 10:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 

Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione në sallën “Metropol” të operës së Lozanës


E Hënë, 12.15.2008, 05:46pm

Shkruan: Edlira DEDJA, pjaniste

Presidente e “Opéra sans Frontières”, Zvicër

 

15 Dhjetor - Opera e Lozanës prezantoi mbrëmë premierën e « Traviatës Â» së G .Verdit, vënë në skenë nga Arnaud Bernard dhe drejtuar nga Paolo Arrivabeni. Në rolet kryesore ishin Virginia Tola (Violetta Valéry), Saimir Pirgu (Alfredo Germont) dhe Sebastian Catana (Giorgio Germont). Ishte vërtet emocionuese atmosfera mbas përfundimit të operas, kur tenori Saimir Pirgu doli të përshëndesë publikun zviceran. Thjeshtësia e këtij djaloshi të ri shqiptar e mbushi plot emocione sallën e teatrit që në çastet e para të daljes në skenë, ku ra në sy buzëqeshja e tij plot dritë, siguria dhe personaliteti i fuqishëm artistik, ndërthurur me një zë brilant, plot jetë e ëmbëlsi. Muzika e Verdit ishte magjepëse në tonet e zërit të Saimir Pirgut; atmosfera e teatrit dukej më e tendosur dhe të krijohej përshtypja se çdo gjë ndërronte pamje nën tingujt e këtij zëri të ëmbël e plot pasion. Të krijohej ndjesia se vetë rryma e jetës çlirohej prej saj ;  të dukej sikur nuk kishte më kufij, por vetëm shkëlqim, melodi e dashuri. Mbasi e dëgjon në skenë Saimir Pirgun, e kupton menjëherë se ke përballë një tenor të përmasave të mëdha.

MADONA E ÇMENDI PUBLIKUN E STADIUMIT TË FAMSHËM MARAKANA NË BRAZIL


E Hënë, 12.15.2008, 02:54pm
Gjatë turit të saj botëror më 14 dhjetor Madona dha koncerin e saj parë në Stadimin e famshëm Marakana të Rio De Zhaneiros në Brazil. Sot jep koncerin e dytë. Kudo ku ka shkuar është pritur si një mbretëreshë e skenës, e papërsëritëshme. Nuk është vetëm këngëtare, por është një magjistare, ku me interpretimin e saj i tejkalon që të gjitha yjet botërore të skenës teatrore, të ekranit të vogël dhe të ekranit të madh. Kur mbërriti në aeroportin e Rio De Zhaneiros është pritur ashtu si Brazili pret vetëm yjet e vet të futbollit. Madona gjatë koncertit të parë e çoi në delir të gjithë stadiumin. Brazili edhe sot më 15 Dhjetor do të jetë në delir prej ikonës të muzikës pop. Pas dy shfaqjeve në Marakana, Madona do të japë edhe tre koncerte të tjera në Brazil në qytetin San Paolo, me 11 milionë banorë, ku më 21 dhjetor në këtë qytet do të përfundojë edhe turin e saj botëror i cili ishte një triumf i vërtetë.

Nostradamus sot do të ishte 415 vjeç


E Djelë, 12.14.2008, 10:54am
"Njerëzit janë autorë të së ardhmes të tyre" thoshte Nostradamus. Kanë kaluar më shumë se katër shekuj nga vdekja e Nostradamusit, megjithatë emri i tij ngjall ende njëfarë droje dhe respekti mistik dhe figura e tij vazhdon të nxitë kureshtjen e njerëzve të përkatësive e interesave të ndryshme. Nostradamus lindi në Francë, Saint-Remy-de-Provence, në luginën e Baux, më 14 dhjetor 1503, në kulmin e periudhës Rilindjes. Prejardhja e Michel de Notre-Dame janë hebreje. Pjesa më e madhe e të parëve të tij kishin ushtruar veprimtarinë e mjekëve.

Një ditë me emocione dhe me Flora Brovinën


E Shtunë, 12.13.2008, 10:07am

Kisha degjuar dhe lexuar aq shume per Zonjen Flora Brovina dhe kisha shume deshire te njihesha me mjeken, poeten  gruan e rralle, qe perballoi aq trimerishte torturat çnjerëzore ne burgjet serbe. M'u dha rasti vetem diten  e fundit qe do te kthehesha per ne Trieste. Ne nje ore  qe ndejta me te ...çfarë mund te flasesh me perpara kur - ca emocionet, ca dhe habija…- se e perfytyroja krejt ndryshe. Pyetjet qe i beja per veten e saje, ajo me modesti i anashkalonte. Nga bisedat me te me kane lene shume mbresa dy ngjarje tragjike, qe mjerisht, per mungesë kohe nuk  arrita t’i marr as emrat dhe qytetin ku kane ndodhur keto ngjarje.
Eshte historia e nje çifti te sapomartuar, qe sapo filloi lufta u kthyen nga Gjermania, ku djali kishte vite qe ishte refugjat, per tu bashkuar me radhet e UÇK-së ku dhane dhe jeten e tyre pa e gezuar ate, per lirine e Kosoves. Flora veç ndihmave te panumërta gjate kohes se luftes, bashke me shume vajza dhe gra, punonin çorape leshi e dorashka per trimat e UÇK-së. Nje pale nga keto dorashka, qe nuk  arriti t’i vishte kurre nusja e re Kosovare qe ra heroikisht bashke me burrin, Flora mi dhuroi mua dhe une i ruaj ato si gjene me te shtrenjte.

Ajo që më bëri t’i justifikoj lotët që filluan të me dalin, para gëzimit të Lindës dhe Doretës, nuk ishte si ju thashë atyre, po m’u kujtua ngjarja tjetër që Flora me tregoi, për studenten e bukur 17 vjeçare, që lufta ia preu në mes të qeshurën, ëndërrat për të ardhmen, dëshirën që i ushqenin shoqet, për të konkuruar në Miss Bukuria, aq e bukur ishte, po dhe ajo si shumë të tjera, rrëmbeu pushken dhe e lau me gjakun e saj rinor Kosoven Martire. Shoqet, tregon Flora, kanë vendosur në konkurim t’ia japin kurorën e Miss-it këtij ylli të pashuar... /(Voal-online)




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart�]