E Enjte, 11.14.2019, 10:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Tema e Dosjeve<
E Mërkurë, 12.17.2008, 10:22am (GMT+1)

Voal-online/Për të treguar vendosmërinë se do ta miratojë projektligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve e të zgjedhurve, ose siç thirret projektligji për spiunët e regjimit komunist, mazhoranca ka hedhur edhe një hap tjetër konkret mesditën e së martës. Ka miratuar në komisionin e ligjeve disa amendime për këtë projekt, duke e bërë të gatshëm rishqyrtimin dhe votimin në seancë plenare ndoshta të hënën tjetër.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, tha se shtyrja që iu bë votimit të ligjit kishte thjesht karakter teknik. Sipas tij kishte patur një fluks të madh propozimesh për amendime, të cilat sipas rregullores së parlamentit duhet të merreshin në konsideratë.

"Ne e kemi përmbushur këtë gjatë mbledhjes se komisionit të ligjeve, ku miratuam ndryshimet përkatëse në projekt", tha Patozi, duke nënkuptuar se PD nuk kishte asnjë tërheqje nga votimi i mazhorancës pro ligjit.

Patozi ka ftuar dhe opozitën që të reflektojë, por ai shprehu mosbesim se ajo do të ndryshonte qendrim, nga vetë mënyra se si deputetët e majtë kishin diskutuar gjatë seancës së të hënës në mbrëmje. "Ta tregojnë veten një herë të vetme se janë ndarë nga e kaluara e errët e regjimit komunist", tha Patozi.

Por PS ka shprehur kritika për projektin e mazhorancës duke e përshkruar atë si politik, që do të përdoret për të goditur, sipas saj, sistemin e drejtësisë në një kohë që po hetohen çështje të rëndësishme aferash korruptive, ku janë përfshirë dhe përfaqësues nga qeveria, si çështja e Gërdecit, e rrugës Durrës-Kukës etj. PS ka paralajmëruar se në rast miratimi të projektligjit në parlament, ajo do ta ankimojë atë në Gjykatën Kushtetuese.

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIGJI I SPIUNËVE PËRSËRI PA PAJTIMIN E OPOZITË (12.15.2008)
Kuvendi i Shqipërisë riharton Kodin Zgjedhor, siç këshilloi Presidenti Topi (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]