E Mërkurë, 05.27.2020, 07:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
KQZ: PSD, PAA, PDS, PDK e PBLD të kthejnë fondet e fushatës
E Martë, 09.22.2009, 01:56pm (GMT+1)



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi paraditen e sotme projektvendimin "Për kthimin e sasisë së fondit të përfituar nga partitë, të cilat nuk kanë fituar asnjë mandat në Kuvend dhe rishpërndarjen e tij partive që kanë fituar mandat në Kuvend në zgjedhjet e 28 qershorit".

Për zgjedhjet parlamentare Qeveria vuri në dispozicion të subjekteve zgjedhore një fond prej 65 milion lekësh. Sipas kodit zgjedhor, 50 % e kësaj shume (32.5 milion lekë) u përfitua nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, ndërsa gjysma tjetër e tij iu nda partive politike që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin morën jo më pak se 2 vende në parlament.

Sipas relacionit të p/vendimit, janë 12 parti që kanë përfituar fonde publike për zgjedhjet, nga të cilat 6 nuk fituan asnjë mandat dhe që duhet të kthejnë shumat e përfituara.

Partia Socialdemokrate, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi Liberal Demokrate nuk kanë marrë asnjë mandat dhe duhet të kthejnë shumat e fondeve të përfituara, që në total përllogaritet në 12 milion e 728 mijë lekë.

Sipas vendimit, kjo shumë do iu shpërndahet partive që kanë fituar mandate në Kuvend dhe që janë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, sipas përqindjes së fituar në parlament.

Anëtari i KQZ-së, Pandeli Varfi propozoi një ndryshim në formulimin e p/vendimit, që u rrëzua me shumicë votash. Sipas propozimit tij në zgjedhjet e qershorit element parësor kanë qënë koalicionet dhe partitë që kanë marrë pjesë në një koalicion mund të konsiderohen të gjitha parti që kanë mandat, sepse votat e tyre kanë prodhuar mandate. Në këtë mënyrë ai propozoi që para duhet të kthejnë vetëm partitë që kanë garuar të vetme në zgjedhje dhe nuk kanë marrë asnjë mandat.

Në zgjedhjet e fundit konkuruan 34 parti politike, të grupuara në katër koalicione, dy të spektrit të djathtë dhe dy majtë, si dhe një subjekt i pavarur.

(http://www.balkanweb.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TIA: Nevojitet transparencë mbi financimin e partive në Shqipëri (09.22.2009)
Llalla: Kemi kërkuar kallëzim penal për 14 zyrtarë (09.20.2009)
Qeveri me muskujNga Ramiz LUSHAJ (09.18.2009)
Tiranë: Qeveria e re nis punën (09.18.2009)
Qeveria lë jashtë PDInë, Muhedini: gabova kur kërkova të votohej PD (09.17.2009)
KQZ e Kosovvës: Për zgjedhjet e 15 nëntorit aplikuan 76 subjekte (09.17.2009)
LDD dhe AKR nënshkruajnë marrëveshje politike për zgjedhjet lokale 2009 (09.15.2009)
Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon se vendi bëri zgjedhjet më dinjitoze dhe se numërimi ishte korrekt (09.15.2009)
Krijohet koalicioni partiak zgjedhor AKR-LDD-PD (09.14.2009)
Fushata, Rama e Lakrori në Shkodër: Të bashkohet e majta dhe ndryshojmë qeverinë (09.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]