E Enjte, 04.09.2020, 03:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Edi Rama në krye të PS me rreth 90 për qind të votave
E Djelë, 09.27.2009, 08:11am (GMT+1)



Rreth 62% e anëtarësisë socialiste votoi dje, sipas parimit “një anëtar-një votë” për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit. Pas një fushate që u zhvillua e përbashkët për të dy kandidatët, në 12 qarqet e vendit, sipas burimeve nga komisionet zgjedhore nëpër rrethe, Edi Rama rezulton të ketë marrë shumicën e votave të socialistëve. Kështu, në qytetin e Tiranës, edhe pse përqindja e votuesve paraqitet më e vogël, afro 55-56%, për shkak edhe të mungesës së shumë emigrantëve, Rama ka arritur të votohet në masën 90%. Rezultate të tilla të larta janë raportuar mbrëmë nga rrethet e Durrësit, Shkodrës, Sarandës, Librazhdit, Pukës, Fierit Beratit, Lushnjës, etj. Procesi ka ecur pa probleme pothuaj në të 12 qarqet, vetëm se në Korçë ka pasur anëtarë të PS-së që nuk kanë gjetur emrat në lista. Në Berat pati një pjesëmarrje 67%, dhe 1194 vota shkuan për Edi Ramën, kundrejt 187 të Lakrorit. Në Fier pjesëmarrja ishte 68%. Për Ramën votuan 3887 socialistë dhe 182 për Lakrorin. Socialistët lushnjarë votuan në masën 70%, dhe 3145 vota ja dhanë Edi Ramës e 142 Maqo Lakrorit. Ndërkaq, në Durrës votuan 63%, prej të cilëve 2670 votues kishin shënuar emrin e Edi Ramës dhe 165 të Lakrorit. Gjirokastër, 380 vota Rama, 150 vota Lakrori. Korçë 40% ose 527 votuan, ndërsa Rama mori 467 vota undrejt 42 të Lakrorit, 18 dolën të pavlefshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në PS nuk ka dhënë asnjë informacion për shifra dje, por ka thënë se sot do të deklarohen publikisht shifrat përfundimtare. Në këto zgjedhje nuk kanë votuar ata që e deklaruan edhe më parë, kundërshtarët e Edi Ramës, që nga ish-kreu Fatos Nano, Ben Blushi e mbështetës të këtij grupi. (http://www.balkanweb.com)



 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mbyllen zyrtarisht votimet për kreun e PS (09.26.2009)
Të ndarë për euron (09.25.2009)
Haradinaj kritikon qeverinë Thaçi (09.25.2009)
Socialistët zgjedhin të shtunën kreun e tyre (09.24.2009)
Grekët largojnë personat që kandiduan për PD (09.23.2009)
KQZ: PSD, PAA, PDS, PDK e PBLD të kthejnë fondet e fushatës (09.22.2009)
TIA: Nevojitet transparencë mbi financimin e partive në Shqipëri (09.22.2009)
Llalla: Kemi kërkuar kallëzim penal për 14 zyrtarë (09.20.2009)
Qeveri me muskujNga Ramiz LUSHAJ (09.18.2009)
Tiranë: Qeveria e re nis punën (09.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]