E Enjte, 04.09.2020, 04:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Partia e re çame ka dy deputetë në Kuvend
E Mërkurë, 09.30.2009, 07:57pm (GMT+1)

 

     Shpëtim Idrizi

 

Deputeti Shpëtim Idrizi, i cili deri dje ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, sot ka shpallur zyrtarisht krijimin e një partie të re, e cila do të quhet “Për Drejtësi për Unitet”, PDU.

“Kemi vendosur krjimin dhe shpalljen e një partie të re, me anë të së cilës do të ngjallim shpresat te të gjithë ata që do të ndjekin rrugën tonë”, tha mes të tjerash ai.

Sipas tij, PDU nuk është një parti si gjithë të tjerat, por ajo ka si pikë kryesore zgjidhjen e çështjes çame.

 

“Zgjidhja e çështjes çame është mjaft e rëndësishme, pasi është më e madhja e pazgjidhur ende nga autoritetet dhe qeveritë e deritanishme të tranzicionit”, tha mes të tjerash gjatë prezantimit të partisë së re, drejtuesi i saj, deputeti Shpëtim Idrizi.

 

“Ne do të bëjmë shumë për unitetin kombëtar dhe kemi krijuar bindjen tonë se përse asnjë nga partitë nuk e ka zgjidhur deri tani çështjen çame”, tha më pas ai.

Duke shtuar më pas se programi i partisë “Për Drejtësi për Unitet”, PDU, paraqet si pjesë të rëndësishme të programit të saj edhe çështjen e emigracionit, të cilën e ka quajtur me natyrë kombëtare.

 

“Duhet ta promovojmë çështjen çame dhe genocidin e mbetur pa fajtor ndaj popullatës çame”, përfundoi fjalën e tij Idrizi, duke theksuar se për këtë do të bashkëpunohet me Greqinë, në kuadrin e parimeve të fqinjësisë së mirë. (http://www.noa.al)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Berisha do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit (09.29.2009)
Edi Rama në krye të PS me rreth 90 për qind të votave (09.27.2009)
Mbyllen zyrtarisht votimet për kreun e PS (09.26.2009)
Të ndarë për euron (09.25.2009)
Haradinaj kritikon qeverinë Thaçi (09.25.2009)
Socialistët zgjedhin të shtunën kreun e tyre (09.24.2009)
Grekët largojnë personat që kandiduan për PD (09.23.2009)
KQZ: PSD, PAA, PDS, PDK e PBLD të kthejnë fondet e fushatës (09.22.2009)
TIA: Nevojitet transparencë mbi financimin e partive në Shqipëri (09.22.2009)
Llalla: Kemi kërkuar kallëzim penal për 14 zyrtarë (09.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]