E Djelë, 11.17.2019, 04:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Opozita në shesh, flet Rama: Protesta në gjithë vendin për leximin e votës
E Shtunë, 10.10.2009, 07:56pm (GMT+1)

 

Kryetari i Partisë Socialiste ka ripërsëritur qëndrimin e opozitës se nuk do të kthehet në parlament pa u lexuar vota e lirë e elektoratit të majtë, votë që sipas tij u vodh prej regjimit të Berishës më 28 qershor.

 

Z. Rama ka deklaruar se fati i kësaj beteje varet nga vullneti i së majtës dhe atë se dikton dot një pushtet i korruptuar.

 

“Ne duam të hapim kutitë e votave tona.

Ne duam ta çlirojmë votën tonë nga presioni deformues i shtetit të bërë njësh me pushtetin.

Ky pushtet nuk vendos dot për ne, sepse ne, shumica e popullit nuk kemi vendosur për të!

Nëqoftëse Sali Berisha do ta mbaj forcërisht mbyllur në burgun e kutive të votimit vendimin sovran të shumicës së popullit, ne do ta hapim pambarimisht valën e  protestës së popullit mbi Shqipëri, do t’i bëjmë  kudo thirrje popullit të  mbrojë votën e vetë, do ta përballim pushtetin e hajdutëve të votës me pushtetin e sovranitetit të popullit.

Ne nuk kërkojmë  të përmbysim me dhunë një pushtet të dalë nga dhunimi i votës, por kërkojmë që dhunimi i votës të mbarojë bashkë me këtë pushtet.

Ne kërkojmë që shteti të ndahet nga pushteti, një herë e mirë dhe kurrë më të mos përzihet me një betejë elektorale për llogari të pushtetit.

Kërkojmë që zgjedhjet e 28 qershorit  dhe çdo element i paligjshëm që lidhet me to, të hetohet nga parlamenti për të mos u përsëritur kurrë.

Në rradhë të parë duke hapur kutitë e votimit në sytë e gjithë Shqipërisë!

 

Mospranimi për të hetuar në parlament dhunimin e zgjedhjeve, duke i dhënë opozitës  të drejtën  të hapë kutitë para popullit, është jo vetëm prova e frikës së madhe nga e vërteta, por edhe prova e së vërtetës së madhe që ne do të mbrojmë, pa frikë e as lodhje, në këtë betejë mes së shkuarës që ka marrë peng pushtetin dhe së ardhmes që mbahet  peng në kutitë e 28 qershorit.

 

Ne nuk hyjmë dhe nuk do të hyjmë në parlament, për t’u bërë bashkëfajtor në mbylljen e syve përpara të vërtetës dramatike  të zgjedhjeve dhe, për pasojë, edhe në mbylljen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri  për kushedi për sa e sa vjet të tjera.

 

Sepse nuk mund të ketë nesër zgjedhje të lira e të ndershme me Sali Berishën në pushtet, nëse sot pushteti i Sali Berishës nuk i hap rrugë hetimit  të të gjithë mekanizmit kriminal që goditi lirinë dhe  cenoi ndershmërinë e  këtyre zgjedhje.

 

Kush shqetësohet nga mungesa jonë në parlament, duhet ta kuptoj se ne jemi edhe më të shqetësuar për këtë mungesë, e cila nuk është asgjë tjetër veç se dëshmia e një demokracie të rënë në boshllëkun e mungesës së standardeve në zgjedhje”, u shpreh Rama.

 

Në fjalën e tij, kreu i opozitës bëri thirrje që shteti të ndahet nga pushteti njëherë e mirë e të mos përzihet me një beteje elektorale.

 

“Pushtetet e pavarura janë marrë peng njëri pas tjetrit. Jemi saktësisht po ata që e kthyen parlamentin në vendin e dialogut dhe konsensusit.

Bëmë për vendin atë çka opozita kurrë se kishte bërë.

 

Morëm përgëzimet e merituara nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë duke lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s”, u shpreh Rama.

 

“Ne jemi sot në rrugën e protestave dhe jo në udhëtimin e debatit parlamentar pikërisht sepse jemi po ata që ishim.

 

Kërkojmë një politikë të re shqiptare dhe besojmë sot më shumë se kurrë se Shqipëria evropiane nuk duhet të tradhtohet”, theksoi Rama.

(http://www.noa.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rama: Berisha bëri provokimin e radhës, të ulët e të papranueshëm (10.09.2009)
Berisha po Ramës për shumicë socialiste në komisionin parlamentar të hetimit të zgjedhjeve (10.09.2009)
Tryeza e të majtës dhe të djathtës ose përpjekja e Ramës për të sfiduar Berishën (10.08.2009)
Edi Rama: Ku ishte PS, kur vidheshin votat e së majtës (10.08.2009)
Internacionalja Socialiste mbështet bojkotin e opozitës (10.07.2009)
Diplomacia me Shkupin dhe Podgoricën (10.06.2009)
Pacolli kërkon reagim të KQZ për fushatën e parakohshme zgjedhore (10.06.2009)
Shtyhet kongresi i partisë shqiptare në pushtet (10.04.2009)
AKR kërkon masa për partitë që filluan fushatën zgjedhore para kohe (10.02.2009)
Partia Socialiste ashpërson qëndrimin politik (10.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]