E Mërkurë, 11.13.2019, 06:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Përmbledhje: "Ku është vota ime"
E Djelë, 10.11.2009, 08:14am (GMT+1)

 

Me moton “Ku është vota ime”, shumë qytetarë nga Tirana dhe rrethet u mblodhën pasditen e së Shtunës në një miting të organizuar nga PS dhe kreu i saj Edi Rama ku morën pjesë disa parti të vogla të majta e të djathta.

Opozita protestoi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë kryeministrisë, duke kërkuar hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e tyre publikisht.

Rama

Ne duam të hapim kutitë e votave tona, duam ta çlirojmë votën tonë nga presioni deformues i shtetit të bërë njësh me pushtetin.

Kështu u shpreh kreu i PS, Edi Rama në fjalën e tij para qytetarëve të pranishëm dhe mediave, që transmetuan direkt tubimin.

Rama këmbënguli se “ky pushtet nuk vendos dot për ne, sepse ne, shumica e popullit nuk kemi vendosur për të! Në qoftë se Sali Berisha do ta mbaj forcërisht mbyllur në burgun e kutive të votimit vendimin sovran të shumicës së popullit, ne do ta hapim pambarimisht valën e protestës së popullit mbi Shqipëri, do t’i bëjmë kudo thirrje popullit të mbrojë votën e vetë, do ta përballim pushtetin e hajdutëve të votës me pushtetin e sovranitetit të popullit”.

Në këtë kuadër, Rama sqaroi se “nuk kërkojmë të përmbysim me dhunë një pushtet të dalë nga dhunimi i votës, por kërkojmë që dhunimi i votës të mbarojë bashkë me këtë pushtet”.

Këtu Rama njoftoi se “ne kërkojmë që shteti të ndahet nga pushteti, një herë e mirë dhe kurrë më të mos përzihet me një betejë elektorale për llogari të pushtetit”.

Kërkesa tjetër e Ramës, ishte: “Zgjedhjet e 28 qershorit dhe çdo element i paligjshëm që lidhet me to, të hetohet nga parlamenti për të mos u përsëritur kurrë, në radhë të parë duke hapur kutitë e votimit në sytë e gjithë Shqipërisë”.

Dule

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, foli për zgjedhjet duke shtruar pyetje: “Në 28 qershor thamë se Shqipëria është në procesin më delikat, për në BE. Thamë se duhet të konsolidojmë shtetin e së drejtës, thamë se duhet të garantojmë koherencën sociale, por edhe sikur të kishim sistemin më të mirë arsimor në botë, kur nuk ke demokraci, çfarë kuptimi do të kishte? Edhe sikur të kishim infrastrukturë, por s’kemi demokraci, çfarë kuptimi do të kishte?”.

“Në demokraci, - vijoi Dule, - në themel qëndron vota e barabartë, pa të cilin asnjë investim nuk mund të qëndroj. Ndaj jemi sot këtu, pa dallime partiake, për të kërkuar që vota të respektohet, të numërohet, sepse mbështetet e ardhmja e qytetarëve evropian”.

Legisi

Nga LSI ka dalë Ndre Legisi i cili gjendet bashkë me Pëllumb Xhufin dhe Sabit Brokajn, siç tha, “për të kërkuar ashtu si në vitin 2005 hapjen e kutive të votimit dhe zbardhjen e krimit elektoral të zgjedhjeve të 28 qershorit”.

“Jemi sot këtu, për të mos tradhtuar ato mijëra vota të majta, që u vodhën nga banditët e Sali Berishës, si edhe u trafikuan djathtas si rezultat i etjes për pushtet”, - theksoi Legisi.

Kurse shtoi: “Jemi këtu, pa dallim të majtë dhe të djathtë, jo për të ndarë copat e pushtetit, por për të mos lejuar shkeljen e dinjitetit të votuesve shqiptarë nga hajdutët historikë dhe sistematikë të votave të tyre në këto 20 vjet”.

Balla

Deputeti Taulant Balla theksoi se “ne nuk jemi vetëm në veprimin dhe të drejtën tonë”, duke konkretizuar se “kemi mbështetjen e të gjitha partive të majta evropiane”:

“Internacionalja Socialiste pak ditë më parë në emër të të gjithë socialistëve dhe socialdemokratëve botërorë kërkoi: Në Shqipëri duhet të rivendoset demokracia dhe të gjitha kërkesat e Partisë Socialiste lidhur me dhunimet dhe parregullsitë në zgjedhjet e 28 qershorit duhet të pranohen”.

Xhaçka

Në miting ka folur edhe deputetja Olta Xhaçka e cila vlerësoi se e ardhmja e demokracisë është në rrezik dhe tha: “Njeriu që hapi gropën e piramidave dhe krijoi kraterin e Gërdecit, pasi ua rrënoi e ua mori jetën njerëzve te pafajshëm, pasi u vodhi edhe votat në 28 qershor, po instalon pushtetin e tij mafioz në funksion të interesave te tij familjare e klanore”.

Xhaçka paralajmëroi se “ne nuk do të hyjmë në parlament për të lejuar Sali Berishën të sundojë pa zgjedhje të lira”.

Veliaj

“Kemi ardhur për të kundërshtuar politikën e cinikëve të cilët na thonë, mbyllni gojën e mos flisni kur ju vjedhim, mbyllni veshët e mos dëgjoni kur ju fyejmë, mbyllni sytë e mos shikoni kur ju hedhim në erë, mbyllni mendjen e mos ëndërroni se si mund të bëhej më i mirë ky vend, e së fundi – mbyllni dhe zemrën që të mos ua ndjejë për veten, për fqinjin dhe për gjithë Shqipërinë”.

Kështu e nisi fjalën e tij Veliaj, i cili vlerësoi se shteti ynë nuk mund të garojë në zgjedhje, zgjedhjet janë për partitë.

“Rektorët e kanë vendin në universitet, të burgosurit në burgje, edukatoret në kopshte dhe doganierët në kufi. Mjafton të kaloni nga Kamza, e të kuptoni sesi qytetet tona trajtohen si seli të PD-së, për të kuptuar se si po gjunjëzohet ‘polisi’ përpara mercenarëve të partisë shtet”, – shtoi Veliaj.

Kurse ftoi: “Sot kemi një mundësi, për të bërë histori. Presidenti Wilson inkurajonte duke thënë se ‘Historia e lirisë është historia e rezistencës’. Beteja jonë do të jetë e gjatë, por mbani mend se sado pengesa të kemi përpara, asgjë s’mund ta ndalë fuqinë e qindra-mijëra njerëzve që i rezistojnë padrejtësisë”.

“Kemi mundësinë historike, - vijoi Veliaj, - të tregojmë se si Europianë të vërtetë, ne e marrim seriozisht demokracinë. Injoroni cinikët e skeptikët që thonë se nuk ja vlen të luftojmë, se nuk ja vlen të rezistojmë, se ky vend nuk bëhet e se jemi të destinuar të qeverisemi nga pazaret e bosëve të politikës”.

“Gërdeci”

Blerta Kraja, një ndër avokatet e familjeve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit‏, vlerësoi në miting, se ajo ngjarje ishte “njollë e pashlyeshme në ndërgjegjen e shoqërisë sonë dhe një krim shtetëror i pandëshkuar penalisht, se qeveria që e shkaktoi rri me zor në pushtet dhe ushtron presion mbi gjithë sistemin e drejtësisë”.

Kraja bëri thirrje që të hapen kutitë e votimit duke shtuar se kjo është “thirrja që buron nga zemrat dhe mendjet tona”.

“Askush, aq më pak qeveria e vazhdimësisë së Gërdecit me bashkëpunëtorët e saj të rinj, të blerë për një lek në tregun e zi të politikës arkaike, nuk mund të ndalë një popull të tërë të këqyr votat e veta”, - përfundoi Kraja.

Sindikatat

Fiqiri Xibri, Kreu i Sindikatës se Minatorëve u përqendrua në akuzat ndaj Metës e Berishës, kur tha:

“Ky çift i turpit të semaforëve, kanë thirrur nga errësira Fatos Nanon. Dikur me Nano ik, sot thonë Nano eja, të plaçkitim Shqipërinë, lirinë e shqiptarëve. A do ta lejojmë dinjitetin tonë të na e shqyej kuçedra, Berisha, Nano Meta. Sa kohë që në damarët tonë rrjedh gjak dhe jo ujë, ne do ti themi jo dhe jo, kurrsesi jo”.

Fjala e qytetarëve

Albert Canaj, një person që tha se ishte hequr nga puna, iu drejtua të pranishmëve: “Edhe unë jam një ndër jush, të larguar nga puna, të larguar nga kjo bandë kriminale. I themi të gjithë majtës, të dalin ballë hapur, t’i bëjnë opozitë Sali Berishës dhe Ilir Metës, i cili ka bërë tradhtinë më të madhe”.

Një qytetare nga Korça, tha se ajo, si prind, që kërkon më të mirën për fëmijët e të ardhmen e tyre, dënonte me indinjatë veprimet e Drejtorisë Arsimore për thirrjen e nxënësve në shkollë ditën e shtunë vetëm e vetëm për t’i çuar të organizuar e për të mbushur sheshet për mitingjet e politikanëve, për të dëgjuar kryeministrin Sali Berisha e kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli.

“Si nënë dëshiroj që të miturit të jetojnë fëmijërinë duke shkuar në shkollë e jo duke mbushur radhët e mitingashëve dhe si qytetare e këtij vendi, kërkoj që të hapen kutitë dhe të lexohen votat tona”, - u shpreh qytetarja korçare. (http://www.noa.al)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Opozita në shesh, flet Rama: Protesta në gjithë vendin për leximin e votës (10.10.2009)
Rama: Berisha bëri provokimin e radhës, të ulët e të papranueshëm (10.09.2009)
Berisha po Ramës për shumicë socialiste në komisionin parlamentar të hetimit të zgjedhjeve (10.09.2009)
Tryeza e të majtës dhe të djathtës ose përpjekja e Ramës për të sfiduar Berishën (10.08.2009)
Edi Rama: Ku ishte PS, kur vidheshin votat e së majtës (10.08.2009)
Internacionalja Socialiste mbështet bojkotin e opozitës (10.07.2009)
Diplomacia me Shkupin dhe Podgoricën (10.06.2009)
Pacolli kërkon reagim të KQZ për fushatën e parakohshme zgjedhore (10.06.2009)
Shtyhet kongresi i partisë shqiptare në pushtet (10.04.2009)
AKR kërkon masa për partitë që filluan fushatën zgjedhore para kohe (10.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]