E Djelë, 11.17.2019, 04:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kush i spiunon partitë shqiptare në Maqedoni?
E Hënë, 10.12.2009, 03:11pm (GMT+1)

 

Partitë politike shqiptare theksojnë se janë të shqetësuar nga spiunimi dhe mbajtja nën vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve dhe planeve të tyre partiake e politike.


Shqetësimet sa vijnë e rriten sidomos nga dy partitë më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH. Anëtarë të lartë të këtyre partive kanë arritur në shumë raste të detektojnë se nga kanë rrjedhur informacionet e brendshme partiake, por që menjëherë janë shqiptuar sanksione ndaj atyre individëve. Partitë politike pranojnë se kryesisht spiunimi i tyre vjen nga persona dhe informatorë të involvuar në partitë e mëdha politike maqedonase si ato në pushtet.

Në selinë e PDSH-së pranojnë se me të madhe qarqe të ndryshme kanë goditur dhe spiunuar në dëm të kësaj partie. Nga kjo parti drejtojnë gishtin tek gjithë individët që braktisën në mënyrë inkriminuese radhët e kësaj partie, duke u vënë në shërbim të taboreve maqedonase.


“Këto misionarë po vazhdojnë misionin e tyre në forma të ndryshme, dhe rasti bëhet më eklatant kur këto grupe individësh tentojnë të organizohen dhe të shkojnë në prehërin e një partie maqedonase. Opinioni e pa të qartë misionin e disa individëve që dhanë një shembull të tillë të keq në mënyrë publike siç ishte njerëzit e grupeve të selmanave dhe rushitëve”, ka theksuar zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeri, duke shtuar se këta individë sipas tij do të kenë fundin e keq dhe fatal. Edhe në BDI theksojnë se ka përvoja të hidhura me spiunime të vazhdueshme.

Anëtari i lartë i BDI-së, Tahir Hani thekson se ka spiunë të ndryshëm që vrojtojnë punën e këtij subjekti por edhe të individëve të kësaj partie.

“Ne jemi të vetëdijshëm se përballemi me kësisoj elemente desktruktive të spiunimit nga pala shqiptare në favor të asaj maqedonase. Dhe kjo tashmë u bë punë publike dhe se ata grumbullojnë informacione politike e jopolitike”, ka theksuar Tahir Hani, duke shtuar se këtë mision e kryejnë edhe individë partiak.

Sipas tij, megjithatë BDI ka politik shumë transparente dhe qëndrime publike, por që nuk mund të ndalen informatorët e kalibrave të ndryshëm. Informatorët e brendshëm vazhdojnë të jenë shqetësim për krerët e lartë partiak dhe kjo dukuri po duket më efektive se sa përgjimet. (http://www.ina-online.net)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pse cilësohen historike zgjedhjet? (10.11.2009)
Përmbledhje: "Ku është vota ime" (10.11.2009)
Opozita në shesh, flet Rama: Protesta në gjithë vendin për leximin e votës (10.10.2009)
Rama: Berisha bëri provokimin e radhës, të ulët e të papranueshëm (10.09.2009)
Berisha po Ramës për shumicë socialiste në komisionin parlamentar të hetimit të zgjedhjeve (10.09.2009)
Tryeza e të majtës dhe të djathtës ose përpjekja e Ramës për të sfiduar Berishën (10.08.2009)
Edi Rama: Ku ishte PS, kur vidheshin votat e së majtës (10.08.2009)
Internacionalja Socialiste mbështet bojkotin e opozitës (10.07.2009)
Diplomacia me Shkupin dhe Podgoricën (10.06.2009)
Pacolli kërkon reagim të KQZ për fushatën e parakohshme zgjedhore (10.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]