E Mërkurë, 11.13.2019, 06:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Krasniqi: Zgjedhjet test për Kosovën e politikanët
E Martë, 10.13.2009, 08:42am (GMT+1)

 

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka cilësuar zgjedhjet lokale të 15 nëntorit si një test për demokracinë dhe përgjegjshmërinë e njerëzve të politikës.

 

Në një intervistë me BBC-në, zoti Krasniqi tha se, nëse testi për demokracinë nuk kalon atëherë nuk duhet kërkuar fajtori tek qytetarët, por tek subjektet politike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se partitë politike qeverisëse dhe të opozitës duhet të jenë të përgjegjshme për rëndësinë politike që kanë zgjedhjet lokale dhe njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë, më masivisht, në zgjedhje.

 

Ai e cilësoi ofertën e institucioneve të Kosovës për serbët lokalë si një prej ofertave më të mira në rajon për pakicat, ndërkohë që vlerësoi se Beogradi, me ftesën për mosdalje të serbëve të Kosovës në zgjedhje, po i pengon vetë qytetarët serbë, po e pengon integrimin dhe mirëqenien e tyre në realitetin e ri të krijuar në Kosovë.

 

“Partitë politike të pozitës dhe të opozitës të jenë të përgjegjshme për rëndësinë politike që kanë këto zgjedhje.” Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi

 

 

Arbër Vllahiu i BBC-së bisedoi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqin.

BBC: Zoti Krasniqi, jemi para zgjedhjeve lokale në Kosovë. Një numër faktorësh ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në to. I shihni këto thirrje si një pasqyrë të realitetit sepse, duket se në përgjithësi ka një dëshpërim në mesin e qytetarëve të Kosovës?

Jakup Krasniqi: Realisht, sigurisht, në çdo shoqëri ka njerëz të dëshpëruar. Të pretendojmë ne në Kosovë se nuk ka njerëz të dëshpëruar për mua është e pakuptimtë dhe e pabesueshme. Mirëpo, mendoj se partitë politike në Kosovë duhet t’u bëjnë thirrje simpatizantëve të vet, anëtarëve të vet, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje për të votuar për ata që mendojnë se bëjnë një zgjidhje për të ardhmen. Mendoj se kjo është një diçka që duhet të ndodhë.

Në anën tjetër, unë e di se ka pakënaqësi, por realisht duke qenë me dekada në angazhimin tim në politik për lirinë e Kosovës, për qytetarët e saj, për mirëqenien e tyre dhe zhvillimin ekonomik të saj, mund të them se gjatë këtyre viteve, dhe jo vetëm gjatë këtyre dy viteve, pra gjatë dhjetë vjetëve të kaluara, në Kosovë kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Ndonjëherë them se as ne vetë që jemi në politikë nuk mund t’i vërejmë këto ndryshime.

Sigurisht që institucionet e Kosovës duhet të kenë një përgatitje më të madhe, por përgatitjet nuk krijohen brenda ditës as brenda natës, por duhet një kohë. Institucionet e Kosovës po krijojnë një traditë dhe ajo po përmirësohet nga viti në vit. Unë mendoj se qytetarët e Kosovës kanë një përgjegjësi dhe në radhë të parë është e drejtë e tyre që duhet ta shfrytëzojnë dhe të ndihmojnë që institucionet e Kosovës vërtetë të jenë sa më demokratike, sa më funksionale dhe në shërbim të tyre.

 

 

 

“Të shpresojmë se një pjesë e qytetarëve serbë të Kosovës është ngritur në vetëdije për të qenë pjesë integrale e zhvillimeve politike, institucionale e publike në Kosovë” Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi

 

 

BBC: Kjo është hera e parë që institucionet e Kosovës organizojnë zgjedhjet lokale. E besoni se këto institucione janë të gatshme, të pjekura për të ofruar zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike?

Jakup Krasniqi: Unë mendoj se institucionet janë të gatshme ta bëjnë këtë. Ne jemi në zhvillime politike dhe e dimë detyrën dhe përgjegjësinë që kemi. Mirëpo mendoj se duhet që edhe partitë politike të pozitës dhe të opozitës të jenë të përgjegjshme për rëndësinë politike që e kanë këto zgjedhje dhe jo vetëm për të marrë një notë positive nga të huajt, por në radhë të parë për të marrë një notë pozitive nga vetë qytetarët.

Institucionet e Kosovës dhe partitë politike në Kosovë duhet që vërtetë të marrin notë pozitive nga qytetarët e Kosovës dhe nëse e marrin atë nga qytetarët sigurisht se do të marrin nota pozitive edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Mendoj se kjo është e rëndësishme në këto procese dhe këto zgjedhje e kanë edhe një element; mendoj se ato, nëse bëhen edhe më të mira se sa në të kaluarën, do të tregojnë për pjekurinë që e kanë krijuar subjektet politike, institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj për të ecur në proceset e tjera drejt integrimeve në BE.

 

BBC: Mirëpo, ka një deklarim të Beogradit zyrtar se nuk do të hapë dritën e gjelbër për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale, por as nuk do t’i pengojë ata që duan të marrin pjesë. E besoni se serbët lokalë sërish do të kthehen nga Beogradi?

Jakup Krasniqi: Duhet ta shikojmë gjendjen realisht. Beogradi tek serbët e Kosovës vazhdon ta ketë një ndikim të madh. Unë s’dua të krijoj iluzione, por, nëse marrim parasysh regjistrimin e subjekteve dhe të iniciativave të qytetarëve serbë për të aplikuar dhe për të dalë në zgjedhje, është shumë më i mirë se sa herave të tjera dhe të shpresojmë se një pjesë e qytetarëve serbë të Kosovës është ngritur në vetëdije për të qenë pjesë integrale e zhvillimeve politike, institucionale e publike në Kosovë.

Po shpresojmë se do të ketë një dalje të tyre më të mirë se kurdo herë tjetër, por dua të them se Beogradi, me ftesën e tij për mosdalje në zgjedhje, po i pengon, në radhë të parë, qytetarët serbë të Kosovës, po e pengon integrimin e tyre dhe në fund të fundit po e pengon edhe një mirëqenie të tyre në realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Konsideroj se oferta e institucioneve të Kosovës, së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, është një ofertë ndër më të mirat që e ka rajoni për komunitetet pakicë dhe vlerësoj se serbët duhet ta shfrytëzojnë këtë ofertë.

 

BBC: Konsideroni se këto zgjedhje do të jenë një test për demokracinë në Kosovë?

Jakup Krasniqi: Këto zgjedhje janë test për demokracinë dhe përgjegjësinë e njerëzve të politikës në Kosovë. Nëse testi për demokracinë nuk kalon si duhet atëherë forcat politike dhe njerëzit që kanë përgjegjësinë politike në Kosovë nuk duhet të kërkojnë fajtorë as tek qytetarët e Kosovës dhe as jashtë Kosovës, por duhet ta kërkojnë atë në nivelin se sa ata e kanë ngritur zhvillimin e demokracisë dhe vetë demokracinë në kuadër të subjekteve politike që ata i drejtojnë. (http://www.bbc.co.uk/albanian)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kush i spiunon partitë shqiptare në Maqedoni? (10.12.2009)
Pse cilësohen historike zgjedhjet? (10.11.2009)
Përmbledhje: "Ku është vota ime" (10.11.2009)
Opozita në shesh, flet Rama: Protesta në gjithë vendin për leximin e votës (10.10.2009)
Rama: Berisha bëri provokimin e radhës, të ulët e të papranueshëm (10.09.2009)
Berisha po Ramës për shumicë socialiste në komisionin parlamentar të hetimit të zgjedhjeve (10.09.2009)
Tryeza e të majtës dhe të djathtës ose përpjekja e Ramës për të sfiduar Berishën (10.08.2009)
Edi Rama: Ku ishte PS, kur vidheshin votat e së majtës (10.08.2009)
Internacionalja Socialiste mbështet bojkotin e opozitës (10.07.2009)
Diplomacia me Shkupin dhe Podgoricën (10.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]