E Djelë, 11.17.2019, 04:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Topalli e Ruçi flasin për BBC
E Martë, 10.13.2009, 04:28pm (GMT+1)

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërise Jozefina Topalli u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste të zënë vendet në Kuvend.

Në një intervistë për BBC-në zonja Topalli thotë për kushtit kryesor të opozitës - hapjen e kutive të zgjedhjeve të fundit - se shumica do të respektojë rigorozisht Kushtetutën.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi ka këmbëngulur në qëndrimin se kusht për hyrjen e opozitës në parlament është hapja e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit.

 

Opozita në Shqipëri këtu po mbledh firmat e 20 mijë përkrahësve të saj për të çuar në kuvend apelin kushtetues për hapjen e kutive të votimit, si kusht për kthimin në parlament.

Proçesi i mbledhjes së firmave filloi të shtunën fill pas mbarimit të protestës të përkrahësve të opozitës përpara selisë së qeverisë dhe kuvendit të Shqipërisë.

Zonja Topalli thotë se në bazë të kushtetutës dhe të ligjit mjafton inisiativa e një deputeti për t'u shqyrtuar në parlament kërkesa e opozitës.

Me zonjën Topalli dhe zotin Ruçi bisedoi korrespondenti i BBC-së në Tiranë, Ilir Kadia.

 

Kryeparlamenarja kërkon opozitën në parlament

 

BBC: Zonja kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, përkrahës të opozitës dhe Edi Rama thonë që afro 10 mijë syresh janë duke mbledhur firma për një apel kushtetues për hapjen e kutive që do ta paraqesin në Kuvendin e Shqipërisë. Si e vlerësoni ju këtë aksion?

Jozefina Topalli: Së pari dua të them që opozita ka mundësi dhe dimensione pune të pafundme, por që fillojnë në parlament dhe unë dëshiroj që të shoh një minutë e më parë opozitën në parlament, ta shoh në detyrën dhe misionin që i kanë caktuar shqiptarët në 28 qershor. Unë çdo ditë nuk do të rresht së ftuari opozitën për të kryer detyrën dhe misionin e saj, për të bashkëpunuar së bashku siç kemi bërë, për të arritur kompromise të jashtëzakonshme që mund t'i quaja dhe historike si ato të legjislaturës të së kaluarës.

 

BBC: Zonja Topalli, si është për ju ky kuvend i këtyre javëve me karriget gjysmë bosh.? Keni 5 vjet që drejtoni Kuvendin e Shqipërisë, si po i përjetoni këto momente?

Jozefina Topalli: Unë pres që deputetët e grupit parlamentar të PS-së, që është një grup me numër të konsiderueshëm anëtarësh, të jenë në parlamentin e Shqipërisë. Unë e di që secili prej tyre dëshiron të jetë në parlament, ata po mbahen peng nga kryetari i tyre, ndaj dhe nuk i drejtohem kryetarit të PS-së që nuk ka vendosur as emrin e tij në listat e deputetëve, por i drejtohem çdo anëtari të ri të zgjedhur - dhe shumica janë të rinj që do të ulen për herë të parë në parlamentin e Shqipërisë - për të qenë luajalë me shqiptarët që i votuan në 28 qershor. Unë kisha një takim me kryetarin e Senatit të Kanadasë dhe unë dua të jem e sinqertë që nuk me vjen mirë se, në fund të fundit, ne shihemi si komb dhe si Shqipëri, që deputetët e PS-së nuk kanë kurajon për të respektuar kushtetutën, nuk gjejnë kurajon për të mos qëndruar peng të kurrkujt, që nuk analizojnë aq sa duhet që ata nuk e kanë për detyrim dhe nuk kanë mundësi për zgjedhje që të rrinë apo jo brenda parlamentit. Këto ishin zgjedhjet më të mira që kemi patur në Shqipëri për të cilat kemi marrë vlerësimet më të mira nga ndërkombëtarët dhe kur pranon arbitri, ti nuk mund t'i refuzosh ato. Ndaj dhe unë kam për detyrë në respekt dhe në detyrimin tim ndaj kushtetutës e ligjit, që t'i respektoj ato në momentin që do të vijnë në parlament. Ne kemi nevojë për opozitën, ato nuk mund të dëmtojnë proceset integruese dhe të liberalizimit të vizave. Jemi populli me popullsinë më të re, nuk kemi asgjë më të shtrenjtë se liberalizimi i vizave, jemi në momentin kur negociohet për liberalizimin e vizave.

 

BBC: PS ka thënë që me kuvendin do të kenë marrëdhënie të kushtëzuara dhe kushti i parë është hapja e kutive të 28 qershorit. Çfarë të keqe ka hapja e kutive të votimit?

Jozefina Topalli: Nuk ka kurrë kushte me kushtetutën, nuk mund të ketë kurrë kushtëzime me parlamentin. Mbi kushtetutën nuk mund të shkelë asnjë, asnjë kryetar partie, në fund të fundit më lë përshtypjen e diçkaje shumë të vjetër, shumë anakronike, për një forcë politike që është një aset në fakt në pasurinë politike të vendit tonë. Ndaj dhe i drejtohem çdo deputeti të ri të PS-së që të kenë kurajo në parlament dhe të marrin përsipër pavarësisht kostos që mund të kenë në raport me kryetarin e tyre, detyrën që kanë përballë kombit, ligjit themelor dhe premtimit që ata i kanë bërë qytetarëve socialistë gjatë fushatës.

 

BBC: Me gjithë thirrjen tuaj për të parë opozitën në kuvend veçanërisht për deputetët e rinj që vijnë rrishtas, opozita vendos të ndjekë rrugën e saj, pra të sjellë në Kuvendin e Shqipërisë firmat e 20 mijë qytetarëve për një apel kushtetues. Ju si do të veproni në këtë rast?

Jozefina Topalli: Asgjë. Unë kam përpara kushtetutën, ligjet dhe çdo inisiativë. Nëse është kushtetuese, shqyrtohet në parlament, por do të mjaftonte dhe vetëm një deputet ta bëj kërkesën dhe, nëse ajo është kushtetuese, ajo shqyrtohet në parlament. Ndoshta është hera e parë në 18 vjet që kësaj mazhorance t'i vijnë letrat e urimit për zgjedhjet e 28 qershorit nga Obama, nga Berluskoni, Sarkozi dhe nga gjithë vendet e tjera të Europës e SHBA-së. Ky është një sinjal tjetër, opozita nuk mund të qëndrojë e shurdhër. Unë mendoj që shqiptarët kërkojnë të vazhdojnë proceset integruese dhe ne do të vazhdojmë të ecim me reformat në këtë fushë, por nuk ka moment më të rëndësishëm sesa të vazhdojmë me reformat në drejtësi të cilat nuk mund të bëhen dhe pa votat ose mbështetjen e PS-së. Kështu që është një moment kyç për të gjetur kurajon dhe për të ardhur në parlament e për të kritikuar aty ku duhet, e për të bashkëpunuar dhe negociuar aty ku kushtetuta na e lejon.

 

Ruçi: Opozita do të protestojë

 

Ilir Kadia i BBC-së pyet Gramoz Ruçin se përse duhen mbështetësit e tyre të hedhin firma në letër, ndërkohë qe mjafton inisiativa e një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.

Gramoz Ruçi: Më vjen edhe për të qeshur edhe për të qarë me interpretimin që i ka bërë kryetarja e kuvendit e cila e paska mësuar rregulloren që paska të drejtë një deputet që të marrë një inisiativë ligjore dhe këtë nuk e di opozita, pra PS. Nuk është thjesht punë mundimi apo mosnjohje, por nisma ka një përmbajtje më të thellë se kush është pronari i kësaj vote. Ne nuk po mundojmë njeri, është elektorati shqiptar ai që do të dijë e të lexojë se ku shkoi vota e tij. Zonja Topalli le të marrë nismën apo të deklarojë që mazhoranca që ajo përfaqëson është e gatshme të bëj transparencën përpara këtyre qytetarëve.

 

BBC: Zoti Rama është shprehur për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve të pjesshme të 15 nëntorit, i ka quajtur ato "farsë", ndërkohë që ka thënë se vendimin për to do ta marrë forumi kryesori i PS-së, pra Asambleja që ju drejtoni. Cilat janë gjasat për vendimin tuaj?

Gramoz Ruçi: Brenda kësaj jave PS do të zhvillojë dy aktivitete të rëndësishme, siç është mbledhja e Kryesisë dhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Në kushtet që kemi të bëjmë, aspak me një reflektim, por përkundrazi një qëndrim tepër të ngurtë dhe aspak premtues të mazhorancës, sigurisht që veprimeve politike të PS-së nuk i mbetet alternativë tjetër vetëm t'i përshkallëzojë ato.

 

BBC: Kreu i senatit kanadez, por më parë edhe mjaft ndërkombëtarë të tjerë kanë përsëritur qëndrimin e tyre që opozita të zërë vendet e saj në parlament.

Gramoz Ruçi: Ju lutem mendojeni zonjën Topalli në Kanada sikur ajo t'i bënte thirrje apo t'i jepte mend opozitës atje. Ka perënduar koha e Shqipërisë që mendonte se çfarë thotë njeri apo tjetri, kështu që të gjitha mediat në dispozicion të mazhorancës aktuale trumbetonin me të madhe se çfarë tha mysafiri kanadez. Demokracia, liria e fjalës, liria e pronës që ndërkombëtarët na i kanë mësuar këtu e 20 vjet më parë, tashmë janë pronë edhe e shqiptarëve, kështu që ne nuk mund të ndikohemi në shprehje, kërkesa, apo ultimatume të tilla, të kujtdo qofshin ato.

BBC: Ju keni protestën e radhës në Berat, si është gjeografia e protestës tuaj?

Gramoz Ruçi: Gjithë Shqipëria do të jetë në përshkallëzim të protestave dhe në kërkim të atyre kushteve që opozita shqiptare ka shtruar. Nëse këto kushte nuk realizohen ne nuk futemi në parlament, sepse kemi 20 vjet që bëjmë zgjedhje, 20 vjet me standarde të parealizuara dhe me shkelje të përsëritura.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shtyhet përurimi i shtatores së Bill Klintonit (10.13.2009)
Krasniqi: Zgjedhjet test për Kosovën e politikanët (10.13.2009)
Kush i spiunon partitë shqiptare në Maqedoni? (10.12.2009)
Pse cilësohen historike zgjedhjet? (10.11.2009)
Përmbledhje: "Ku është vota ime" (10.11.2009)
Opozita në shesh, flet Rama: Protesta në gjithë vendin për leximin e votës (10.10.2009)
Rama: Berisha bëri provokimin e radhës, të ulët e të papranueshëm (10.09.2009)
Berisha po Ramës për shumicë socialiste në komisionin parlamentar të hetimit të zgjedhjeve (10.09.2009)
Tryeza e të majtës dhe të djathtës ose përpjekja e Ramës për të sfiduar Berishën (10.08.2009)
Edi Rama: Ku ishte PS, kur vidheshin votat e së majtës (10.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]