VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
E Enjte, 10.15.2009, 06:40am (GMT1)

 

 

 

Voal-online –“Jemi duke u bërë Kina e vogël e Evropës, e këshillueshme ndaj të gjitha vendeve për investimet e tyre, e përshatëshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesime italiane.” Kështu citon ANSA kryeministrin Sali Berisha të ketë thënë në fjalën e tij në panairin e përvitshëm Fiera del Levante në Tiranë. Pasi ka theksuar se ky panair “është një zhvillim i madh i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë e sidomos midis Shqipërisë e Pulias,” kryeministri është ndalur në “lidhjet e interesat e përbashkëta për të shfrytëzuar potencialet në të gjitha fushat ekonomike.”

 

“Dua t’i siguroj investitorët italianë se Shqipëria është duke punuar përditë që të jetë një vend gjithnjë e më i hapur dhe më i favorshëm ndaj investimeve të huaja, sidomos atyre pulieze. Jemi duke punuar fort kundër çdo pengese burokratike për të zgjidhur çështjet e pronësive private,” citon ANSA Berishën.

 

“Jemi vendi me nivelin më të ulët të taksave në Evropë, vend me vetëm një sportel për regjistrimin e ndërmarrjeve, një ku taksat paguhen online dhe tenderat paraqiten vetëm në internet. Prej muajve të fundit kemi edhe vetëm një sportel për licencat e lejet dhe kemi përshtatur çdo procedurë praktikat e pranimi të heshtur për ta frenuar burokracinë,” ka thënë Berisha sipas ANSA-s.

 

“Kemi perspektiva të mëdha në fushën energjitike, të cilat kanë tërhequr ndërmarrjet italaine që janë duke punuar në sektorin hidrik, të erës dhe të biomasave e jemi të hapur për tipe të tjera të prodhimeve energjitike,” citon më tej ANSA kryeministrin.

Berisha ka përmendur në fund faktin se italianët investojnë 10 miliardë euro në tri vitet e ardhshme në Shqipëri: 5 miliardë në energji, 3 miliardë në industri, bujqësi e turizëm, 2 miliardë në Korridorin 8. (http://www.ansa.it)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.