VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË BOSNJË PRIJNË NACIONALISTËT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
NË BOSNJË PRIJNË NACIONALISTËT

E Hënë, 10.13.2014, 11:02am (GMT+1)



Bazuar në numërimin e pjesshëm të votave, pas zgjedhjeve të 12 tetorit në Bosnje, po prijnë nacionalistët.

Autoritetet zgjedhore thanë sot se Bakir Izetbegoviç, Dragan Çoviq dhe Zheljka Cvijanoviq janë  kryesues në garën për presidencën shtetërore trepalëshe, si boshnjake myslimane, kroate dhe përfaqësuesve serbë.

Izetbegoviç gjatë fushatës ka premtuar shtet të fortë dhe të unifikuar, Çoviq ka premtuar krijimin e një entiteti kroat brenda Bosnjës, ndërsa Cvijanoviq është pjesë e një blloku serb që mbron shpërbërjen e Bosnjës.

Stjepan Mikiç, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se vlerësimet janë bazuar në 76.5 përqind të votave të numëruara.

Më 12 tetor, në Bosnjë është votuar për zgjedhje të përgjithshme.

Ata do të zgjedhin anëtarët e presidencës trepalëshe, parlamentin kombëtar dhe liderët e dy entiteteve.

Kurse, në Republikën Sërpska, serbët e Bosnjës kanë votuar presidentin dhe parlamentin.

Në Federatën Myslimano-Kroate, votuesit zgjedhin ligjvënësit për parlamentin e tyre rajonal dhe për parlamentet e dhjetë kantoneve të vetadministruara.

Zgjedhjet pasojnë trazirat e dhunshme në muajin shkurt, të shkaktuara nga korrupsioni dhe varfëria.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RËNDËSIA E QYTETIT KOBANI (10.12.2014)
KATASTROFA SIRIANE RREZIKON LUFTË NË TURQINga HUGH POPE, The Guardian (10.11.2014)
DILEMA E TURQISË NË SIRI (10.10.2014)
PËR TA MPOSHTUR IS-in, LARGOJENI ASADINNga JOHN MCCAIN dhe LINDSEY GRAHAM, Wall Street Journal (10.07.2014)
NATO - ALEANCË HISTORIKENga DOUGLASE LUTE, Ambasador i SHBA në NATO (10.06.2014)
PALESTINEZËT E PËRSHËNDESIN DEKLARATËN SUEDEZE - SHBA KËRKON KUJDES (10.04.2014)
SUEDIA DO TË NJOHË 'SHTETIN E PALESTINËS' (10.03.2014)
WILSON - PUTIN KËRCËNIM PËR SIGURINË E EVROPËS (10.02.2014)
KOMENT: TAKIMI OBAMA-NETANJAHU: GRINDJE E VJETËR, OPCIONE TË REJA (10.02.2014)
PROTESTAT NE HONG KONG (10.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]