E Enjte, 03.28.2024, 09:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
IGNATIUS - STRATEGJIA E SHBA KA DËSHTUAR (Intervistë)

E Djelë, 10.19.2014, 01:13pm (GMT+1)



David Ignatius

As shtimi i sulmeve ajrore të SHBA nuk e ka ndalur përparimin e IS. David Ignatius nga Washington Post në intervistë me DW e sheh me skepticizëm strategjinë e deritanishme të SHBA.


DW: Për shkak të dinamikës së pandërprerë ushtarake të shtetit islamik Presidenti Obama e sheh veten nën trysni në rritje, për të zgjeruar angazhimin ushtarak. A mund të ketë sukses strategjia e tij e misionit të kufizuar?

David Ignatius:
Siç duket situata tani, strategjia ka dështuar. IS është duke avancuar në Irak dhe Siri. Eshtë e domosdoshme një trysni më e madhe. Presidenti ka marrë rekomandime të shtojë angazhimin ushtarak në Irak, me më shumë helikopterë ushtarakë Apache dhe avionë luftarakë. Por sado e vështirë të jetë situata në Irak, problemi më i madh është Siria. Atje nuk ka trupa tokësore që mund të mundnin IS. Unë isha para dy javësh në Siri me opozitën atje. Ajo është një grupim kaotik, që nuk është në gjendje ta fitojë këtë luftë. SHBA dhe aleatët e saj vihen kështu në një situtatë të vështirë. Nuk ka aleatë të fuqishëm në terren. Dhe ne nuk duam të dërgojmë trupat tona atje.

Nëse Presidenti Obama do të vendoste për një shkallëzim ushtarak, a nuk do ta bënte kjo angazhimin ushtarak amerikan të pakthyeshëm në periudhë afatgjatë?


Frika më e madhe e Obamës është që të bjerë në një grackë. Pra që të përfundojë në të njëjtin mision fatal si në 2003, kur SHBA hyri më trupa në Irak dhe atje më pas u vendosën gjithnjë e më shumë trupa. Me rezultatin që kaosi u bë gjithnjë e më i madh. Në parim në misionet ushtarake të cilat fillojnë të kufizuara, trysnia rritet me kalimin e kohës që të dërgohen më shumë ushtarë. Këtë e dimë nga Vietnami, Iraku dhe Afganistani. Eshtë gati e dhimbshme të shohësh Presidentin Obama si përpiqet të hapë një faqe të re në historinë amerikane, për t"˜i dhënë fund këtyre intervenimeve. Dhe pastaj, i detyruar nga logjika mizore e situatës, detyrohet të bëjë pikërisht të kundërtën e asaj që në të vërtetë donte.

A besoni se aleatët duhet të bëjnë më shumë dhe çfarë presin saktësisht nga Gjermania?


Në radhë të parë është Evropa e kërcënuar nga fuqizimi i shtetit islamik. Mijëra evropianë i drejtohen kampeve në Siri dhe mësojnë atje të godasin edhe objektiva në Evropë. Ky është një nga shkaqet përse u ngrit aq shpejt koalicioni ndërkombëtar. Gjermania duhet t"˜u thotë vendeve të prekura direkt si Arabia Saudite, Iraku, Egjipti, Jordania dhe Turqia të njëjtën gjë që thotë SHBA: shteti islamik iu kërcënon të radhë të parë ju. Ne ju ndihmojmë sa mundemi por këtë luftë duhet ta zhvilloni vetë. Unë nuk e di nëse Gjermania duhet të marrë pjesë në sulmet ajrore. Por unë e di nga përvoja në Afganistan se njësitë speciale gjermane janë thjesht të shkëlqyeshme. Të stërvitura shumë mirë, të pajisura në mënyrë të përsosur nga ana teknike dhe më një ndjeshmëri të lartë për mjedisin kulturor. Nëse flasim për atë se cili vend duhet të stërvisë opozitën siriane apo milicët sunitë, Gjermania patjetër duhet të jetë një prej tyre.

A mendoni se objektivi i Obamës për të dobësuar dhe në fund shkatërruar shtetin islamik është ende realist?

Pjesa e premtimit të tij që ka të bëjë me dobësimin dhe zmbrapsjen është realiste. SHBA mund të bëjnë shumë, edhe vetëm me sulme nga ajri. Së bashku me flotën ajrore të aleatëve mund të thyhet ose të paktën ngadalësohet dinamika e IS. Kur bëhet fjalë për shkatërrimin përfundimtar, Presidentit Obama i është bërë e qartë se për këtë mund të duhen shumë vite. Bëhet fjalë për historinë e botës arabe, për modernizimin. Nga historia evropiane dimë se mund të duhen qindra vite për të ardhur deri te modernizimi. Rruga ishte e gjatë dhe e dhunshme. Këtu mund të duhen ndoshta dekada.

David Ignatius shkruan për Washington Post dhe është një nga gazetarët më të profiluar në SHBA. Aktualisht ai merret kryesisht me situatën në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË BOSNJË PRIJNË NACIONALISTËT (10.13.2014)
RËNDËSIA E QYTETIT KOBANI (10.12.2014)
KATASTROFA SIRIANE RREZIKON LUFTË NË TURQINga HUGH POPE, The Guardian (10.11.2014)
DILEMA E TURQISË NË SIRI (10.10.2014)
PËR TA MPOSHTUR IS-in, LARGOJENI ASADINNga JOHN MCCAIN dhe LINDSEY GRAHAM, Wall Street Journal (10.07.2014)
NATO - ALEANCË HISTORIKENga DOUGLASE LUTE, Ambasador i SHBA në NATO (10.06.2014)
PALESTINEZËT E PËRSHËNDESIN DEKLARATËN SUEDEZE - SHBA KËRKON KUJDES (10.04.2014)
SUEDIA DO TË NJOHË 'SHTETIN E PALESTINËS' (10.03.2014)
WILSON - PUTIN KËRCËNIM PËR SIGURINË E EVROPËS (10.02.2014)
KOMENT: TAKIMI OBAMA-NETANJAHU: GRINDJE E VJETËR, OPCIONE TË REJA (10.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]