E Premte, 03.29.2024, 12:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Mijëra pensionistë e humbën të drejtën e pensionit

Nga Ariana Kasapolli - Selani


E Djelë, 01.10.2010, 11:10am (GMT+1)

 

 

Më se 43 mijë pensionistë e kanë humbur të drejtën e pensionit, pasi nuk janë paraqitur çdo gjashtë muaj, siç kërkohet nga autoritetet, thonë zyrtarët në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies civile. Përfaqësues të pensionistëve thonë se kontrolli i pensionistëve duhet të bëhet, por ai duhet t'u përshtatet edhe pensionistëve.



Pensionistët e Kosovës, të cilët nuk janë paraqitur çdo gjashtë muaj në qendrat regjionale administrative, kanë humbur të drejtën e marrjes së pensionit, nën dyshimin se kanë ndërruar jetë.

Kështu thotë Behxhet Gaxhiqi, këshilltar politik i ministrit për çështje sociale.

Sipas Gaxhiqit, numri i pensionistëve, të cilët kanë ngelur pa pensione gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, është 42 mijë e 628 persona.

"Në muajin nëntor dhe dhjetor janë suspenduar 42 mijë 628 pensionistë, si rezultat i mosparaqitjes së tyre në afatin kohor që të dëshmohen se janë në jetë".

"Ka qenë suspendim i përkohshëm dhe të gjithë ata që janë paraqitur pas ndërprerjes së pensioneve, kanë hyrë në lista për pensione dhe ka vazhduar procedura e rregullt",
thotë Gaxhiqi.

Mirëpo, Shefqet Mustafa, kryetar i Organizatës Komunale të Pensionistëve, thotë se pensionistët përballen me probleme të natyrave të ndryshme.

Një ndër to është edhe largimi i tyre nga lista për marrjen e pensioneve. Sipas Mustafës, pensionistët janë të sëmurë të shtyrë në moshë dhe nuk kanë mundësi që çdo gjashtë muaj të paraqiten në qendrat përkatëse.

Ndodh që të mos jenë në gjendje që të mund t'i përgjigjen kësaj kërkese. Për këtë, Mustafa shpjegon:

"Ky problem daton që moti. Ka pasur dhe ka probleme serioze. Ka gjasa që mund të keqpërdoret pensioni, por është e vërtetë një gjë - që për pensionistët zgjidhja e tillë nuk është e pranueshme dhe e mundshme".

"Njerëzit janë të sëmurë të shtyrë në moshë dhe nuk kanë mundësi të paraqiten çdo gjashtë muaj. E, ndonjëherë mund të jenë në situatë që nuk munden t'i përgjigjen kësaj kërkese".

"Ne kemi biseduar me udhëheqësit e departamenteve gjegjëse që të gjejmë një mënyrë të kenë evidenca, por të jetë edhe e tillë që u përgjigjet edhe pensionistëve".


Selvete Bala, pensioniste, është 83-vjeçare. Procedura, të cilën duhet ndjekur për marrjen e pensionit, siç thotë ajo, është shumë e lodhshme dhe e papërshtatshme për moshën e saj.

"83 vjet i kam, jam e sëmurë, e po më duhet të pres në radhë derisa t'më vijë radha, mandej po paraqitem", tregon Bala.

Sipas Ligjit për Pensione, personat që kanë mbushur 65 vjeç marrin nga 45 euro në muaj, ndërsa që nga janari i vitit të kaluar, pensionistët kontribut-dhënës marrin nga 80 euro në muaj. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Politika e qeverisë Obama për Evropën Lindore dhe Rusinë (01.09.2010)
Kosovë: Suficiti buxhetor - 160 milionë euro (01.09.2010)
Vendet e Ballkanit Perëndimor - marrëdhënie të helmuara jo vetëm mes Serbisë dhe Kroacisë (01.09.2010)
Westerwelle i jep shpresë Turqisë për anëtarësim në BE (01.08.2010)
Aide: Në Afganistan ka "trende negative"Nga Andrew F. Tully (01.07.2010)
Sfida pas daljes në pesnion të senatorëve demokratë (01.07.2010)
"International Herald Tribune": Spanja, lider kontestues i BE-së (01.06.2010)
Nesër hetimi dhe rinumërimi i votave në Gjilan (01.05.2010)
Të gatshëm për freskimin e Qeverisë (01.05.2010)
Hillari Klinton: Al Kaida në Jemen - kërcënim global (01.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]