E Premte, 09.25.2020, 11:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
VIZITA E NETANYAHUT NDAN WASHINGTONIN

E Martë, 03.03.2015, 04:20pm (GMT+1)


Mbështetja e Izraelit është një nga shtyllat e politikës së jashtme amerikane. Por me vizitën e tij kryeministri izraelit Netanjahu i vë në provë marrëdhëniet tashmë të tensionuara me Shtëpinë e Bardhë.


Kryeministrat izraelitë normalisht priten me entuziazëm nga të dyja palët në Uashington. Kur kryeministri Benjamin Netanjahu foli në vitin 2011 para Kongresit, si republikanët dhe demokratët u ngritën 29 herë për ta duartrokitur atë.

Por këtë herë kjo do të jetë ndryshe. Mbi dhjetë deputetë, shumica e tyre demokratë, kanë njoftuar se do ta bojkotojnë fjalimin e tretë të Netanjahut para Kongresit (03.03). Zëvendëspresident Joe Biden do të shkojë për një vizitë të shkurtër në Amerikën e Jugut dhe presidenti Barak Obama ka refuzuar të takohet këtë herë me Netanjahun.


Polemika filloi në janar kur John Boehner, zëdhënës i Dhomës së Përfaqësuesve, e ftoi Netanyahun në Kongres për të folur për "kërcënimet serioze që vijnë nga islamizmi radikal dhe Irani për sigurinë tonë dhe mënyrën tonë të jetës". Republikani Boehner nuk e kishte diskutuar ftesën me Shtëpinë e Bardhë. Obama i ka kushtuar fundamentalizmit islamik në fjalimin e tij për gjendjen e kombit shumë pak vëmendje, tha Boehner. Netanjahu mund ta mbyllë tani këtë boshllëk. Mosinformimin e Shtëpisë së Bardhë, Boehner e shpjegoi me fjalët: "Unë sinqerisht nuk desha që ata të parandalonin diçka që unë mendoj se është një mundësi reale."

"E dëmshme për marrëdhëniet"

Demokratë kryesorë ishin të zemëruar - jo vetëm për shkak të anashkalimit të Presidentit, por edhe sepse Netanjahu e mban fjalimin vetëm dy javë para zgjedhjeve parlamentare në Izrael. Prandaj, këshilltarja e sigurisë kombëtare Susan Rice u shpreh për "anshmëri" dhe e quajti ftesën "të dëmshme" për marrëdhëniet izraelito-amerikane.

"Polemika sillet kryesisht rreth pyetjes nëse kjo është një manovër e ndërgjegjshme politike e Boehnerit për t'i vënë demokratët në mbrojtje", thotë për DW, William Quandt, anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën presidentët Nikson dhe Karter. "Nëse demokratët nuk janë të pranishëm në fjalim, ata duken si kritikë ndaj Izraelit, nëse shfaqen, ata legjitimojnë diçka që me siguri do të jetë një kritikë ndaj administratës së Obamës." Sipas një anketimi të kanalit televiziv CNN, 63 për qind e amerikanëve besojnë se Boehner ka bërë gabim.

Fjalimi i Netanjahut përkon me një fazë kritike të negociatave bërthamore me Iranin. Administrata Obama do që të arrijë një marrëveshje kornizë me Teheran deri në fund të marsit. Netanjahu, i cili sheh në përmirësimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Iranin një kërcënim për sigurinë e Izraelit, i ka kritikuar publikisht negociatat në mënyrë të përsëritur .

"I fiksuar te çështja e Iranit"

Vende si Arabia Saudite dhe Izraeli janë të shqetësuar se një marrëveshje bërthamore mund të jetë fillimi i një marrëdhënije bashkëpunuese mes SHBA-së dhe Iranit, thotë Quandt. "Netanjahu është i fiksuar te çështja e Iranit. Ai thotë se ajo është aq e rëndësishme sa që e justifikon hapin e pazakontë për të ardhur tani në SHBA dhe për të dhënë alarmin." Megjithatë, disa besojnë se Netanjahu është i prirur për hiperbola politike. Në vitin 2012 ai mbajti një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën ai pretendonte se Iranit i duhet edhe vetëm një vit më tepër për të ndërtuar një armë bërthamore. Shërbimi sekret izraelit Mossad nuk është i këtij mendimi.

Por shumë republikanë dhe disa demokratë ndajnë pikëpamjen e Netanjahut se administrata Obama po zgjeron marrëdhëniet me një armik, në kurriz të një aleati të ngushtë. Anëtarët e Senatit kanë paraqitur një projektligj që parashikon sanksione shtesë kundër Iranit, nëse nuk do të arrihet një marrëveshje bërthamore deri në qershor. Obama ka njoftuar se do ta bllokojë atë me veton e tij, sepse kjo do të prishte negociatat.

Për ta zbutur polemikën mbi vizitën e Netanjahut, senatorët Dianne Feinstein dhe Richard Durbin e ftuan kryeministrin izraelit për t'u takuar me përfaqësuesit e demokratëve "për të ruajtur dialogun e Izraelit me të dyja partitë politike në Kongres." Por Netanjahu nuk e pranoi ftesën: një takim i tillë do të nxisë spekulime se vizita e tij është e motivuar politikisht. Ai gjithashtu refuzoi edhe ftesat e republikanëve dhe të think-tankeve konservatore.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA DHE NETANYAHU NUK PAJTOHEN RRETH IRANIT (03.03.2015)
FJALIMI I NETANJAHUT NUK DO T'I VËSHTIRËSOJË BISEDIMET ME IRANIN (03.03.2015)
POROSHENKO - NEMCOVIN E VRANË SE KISHTE INFORMACIONE TË NDJESHME (02.28.2015)
'EFEKTI' TONY BLAIR NË SERBI (02.26.2015)
PRESIDENTI OBAMA - VETO NAFTËSJELLËSIT KEYSTONE (02.25.2015)
SHEFI I PENTAGONIT VIZITOI KUVAJTIN (02.23.2015)
PROGRAMI BËRTHAMOR I IRANIT (02.23.2015)
PARTIA E KRYEMINISTRIT HUNGAREZ HUMB SHUMICËN PARLAMENTARE (02.23.2015)
JEB BUSH MBAN FJALIM PËR POLITIKAT E JASHTME (02.20.2015)
ATHINA KËRKON MË SHUMË PARA - BERLINI REFUZON (02.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]