E Mërkurë, 05.27.2020, 12:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
DEBATI PËR PËRDORIMIN E EMAILIT PERSONAL NGA HILLARY CLINTON

E Enjte, 03.05.2015, 07:36am (GMT+1)


Ish sekretarja e shtetit Hillary Rodham Clinton tha se gratë kanë meritën se mund të sjellin ndryshim në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në fjalimin që mbajti mbrëmë, ajo i pyeti gratë e pranishme, përkrahëse të Partisë Demokrate, nëse dëshironin të shihnin një grua presidente në të ardhmen. Por zonja Clinton nuk foli rreth debateve të ngritura lidhur me njoftimin se ajo ka përdorur një email personal për punë zyrtare, kur ka qenë sekretare e shtetit.

Zonja Clinton foli në Uashington në festimin e 30-vjetorit të organizatës Emily's List, një grup që përpiqet për zgjedhjen e grave demokrate, të cilat mbështesin të drejtën e abortit.

"A nuk do të donit ju të shihnit më tepër gra të konkurrojnë për kryebashkiake, për guvernatore dhe për anëtare të Kongresit? Dhe mendoj se do të ishte po aq e drejtë të pyetej: A nuk do të dëshironit ju që, një ditë, të shihnit një grua si presidente të SHBA?"

Në prag të një fushate të dytë presidenciale për të, ish sekretarja e shtetit foli edhe për disa nga temat ekonomike që mund të jetë me rëndësi në fushatën e ardhshme. Ajo tha se shpesh ekonomia nuk arrin t'u japë përgjigje sfidave me të cilat përballen familjet amerikane dhe sidomos gratë që punojnë.

"Ne punojmë për një ekonomi që funksionon për të gjithë dhe që i përfshin të gjithë. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur një rritje me bazë të gjerë në një botë që po bëhet çdo ditë e më konkurruese dhe e ndërvarur."

Por në fjalimin që zgjati rreth 30 minuta, zonja Clinton nuk foli mbi debatet e shkaktuara nga njoftimet se ajo ka përdorur emailin personal për çdo punë zyrtare kur ishte sekretare e shtetit.

Një zyrtare e Departamentit të Shtetit tha se një gjë e tillë nuik është aspak e paligjshme. Zëdhënësja Marie Harf tha se kjo praktikë nuk është e ndaluar përsa kohë që komunikimet ruhen.

"Nuk ka ndonjë ndalim për përdorimin e llogarive jo-qeveritare të emailit për punë zyrtare përsa kohë që komunikimet ruhen. E njëjra gjë mund të thuhet edhe për këtë rast. Ne jemi në procesin e përditësimit të administrimit të dokumenteve meqenëse edhe teknologjia po ndryshon. Prandaj, u kemi kërkuar të gjithë ish sekretarëve të shtetit të na dërgojnë të gjitha dokumentet që kanë. Sekretarja Clinton na ka dërguar 55 mijë faqe menjëherë pasi ne i dërguam asaj një letër. Ajo është e vetmja ish sekretare e shtetit që na i dërgoi dokumentet."

Jason R. Baron, ish-zyrtar i arkivave, thotë se përdorimi i emailit privat për punë zyrtare është diçka e pazakontë.

"Megjithëse nuk është e paligjshme të përdorësh Gmailin ose ndonjë  llogari tjetër private për punë zyrtare, në këtë rast kemi të bëjmë me një rrethanë të pazakontë, sepse është përdorur një llogari private por nuk janë marrë masa më vonë që emailet të ruhen si duhet."

Disa anëtarë të Kongresit kanë ngritur pikëpyetje lidhur me këtë praktikë, duke e quajtur shqetësues përdorimin e llogarive të tilla private për punë qeveritare nga zonja Klinton. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIZITA E NETANYAHUT NDAN WASHINGTONIN (03.03.2015)
OBAMA DHE NETANYAHU NUK PAJTOHEN RRETH IRANIT (03.03.2015)
FJALIMI I NETANJAHUT NUK DO T'I VËSHTIRËSOJË BISEDIMET ME IRANIN (03.03.2015)
POROSHENKO - NEMCOVIN E VRANË SE KISHTE INFORMACIONE TË NDJESHME (02.28.2015)
'EFEKTI' TONY BLAIR NË SERBI (02.26.2015)
PRESIDENTI OBAMA - VETO NAFTËSJELLËSIT KEYSTONE (02.25.2015)
SHEFI I PENTAGONIT VIZITOI KUVAJTIN (02.23.2015)
PROGRAMI BËRTHAMOR I IRANIT (02.23.2015)
PARTIA E KRYEMINISTRIT HUNGAREZ HUMB SHUMICËN PARLAMENTARE (02.23.2015)
JEB BUSH MBAN FJALIM PËR POLITIKAT E JASHTME (02.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]