E Mërkurë, 08.12.2020, 07:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
EMAILET E HILLARY CLINTON

E Enjte, 03.12.2015, 07:41am (GMT+1)



Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton thotë se përdori adresën e saj private të email-it për qëllime pune pasi ishte më praktike, dhe se ajo nuk mendoi se ishte diçka e paligjshme. Sekretarë të tjerë shteti para saj kanë dërguar gjithashtu korrespondencë nga llogaritë e tyre private, por që atëherë kanë ndryshuar rekomandimet e Departamentit të Shtetit.

Zonja Clinton u mundua të shmangë diskutimin, sapo u bë e njohur se ajo pati përdorur email-in e saj privat për punë zyrtare kur kishte qenë sekretare shteti. Ajo e trajtoi çështjen para gazetarëve pas një aktiviteti në Kombet e Bashkuara në New York.

“Kur fillova punën si sekretare shteti, zgjodha të përdorja email-in tim personal si më e kollajshme, dhe si diçka që lejohej nga Departamenti i Shtetit, pasi mendova se do ishte më e lehtë të përdorja vetëm një paisje për punë dhe për komunikim personal, në vend që të përdorja dy të tilla.”

Zonja Clinton tha se shumica e email-eve të saj u dërguan në adresat e punonjësve të qeverisë, që do të thotë se kanë hyrë automatikisht në bankën e të dhënave të qeverisë. Ajo tha gjithashtu se i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Departamentit të Shtetit drejtuar ish-sekretarëve të shtetit për të dorëzuar kopje të email-eve të lidhura me punën nga adresat e tyre personale.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit konfirmoi se qeveria do të shqyrtojë 55 mijë faqe të printuara të email-eve zyrtare të znj. Clinton për t’u siguruar se janë respektuar standartet. Shqyrtimi do të zgjasë disa muaj, dhe në vijim email-et do të jenë të disponueshme për publikun.

“Do të bëhen të disponueshme në një faqe interneti të hapur për publikun. Së shpejti do të kem më shumë informacion për këtë gjë. Nga 55 mijë faqe, janë edhe rreth 300 email-e që i janë dhënë tashmë një komisioni të posaçëm, dhe që do të bëhen gjithashtu publike.”

Mbështetësit e zonjës Clinton vënë në dukje se edhe ish-sekretari i shtetit Colin Powell pati dërguar mesazhe email nga llogaria e tij private. Ai u shpreh se pati nxitur në atë kohë instalimin e 44 mijë kompjuterave në zyrat e qeverisë amerikane dhe ikurajoi punonjësit të përdornin teknologjinë moderne.

“Unë fillova ta përdorja email-in në mënyrë që të gjithë të tjerët ta përdornin, dhe kështu të shndërroheshim nga një institucion i shekullit të 19-të në një institucion të shekullit të 21-të. Sidoqoftë, unë nuk mbajta asnjë prej atyre email-eve dhe po punojmë me Departamentin e Shtetit për çdo gjë tjetër që mund të kërkohet.”

Zonja Clinton insiston se nuk pati dërguar asnjë informacion me email që mund të rrezikonte sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

“Nuk i dërgova askujt ndonjë informacion të klasifikuar nga email-i im. Nuk ka material të klasifikuar, dhe unë jam plotësisht e vetëdijshme për rregulloret e klasifikimit, kështu që nuk kam dërguar materiale të klasifikuara.”

Mendohet se zonja Clinton do të kandidojë për t’u emëruar nga demokratët si kandidate presidenciale për vitin 2016. Megjithatë ajo nuk e ka shpallur ende vendimin e saj.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HILLARY CLINTON FLET PËR ÇËSHTJEN E EMAILIT PRIVAT (03.11.2015)
LAVROV - DONALD TUSK PO NXIT TENSIONET BE-RUSI (03.10.2015)
OBAMA, NETANYAHU DHE PROGRAMI BËRTHAMOR I IRANIT (03.09.2015)
NUK KA ASNJË SKANDAL ME EMAILET E HILARISËNga DAVID BROCK (03.09.2015)
CLINTON - PUBLIKONI EMAILAT (03.06.2015)
Deutsche Welle - TURQIA PO THYNE DHËMBËT TEK ASADITurqia është kundër Asadit po ai ende është në pushtet (03.05.2015)
DEBATI PËR PËRDORIMIN E EMAILIT PERSONAL NGA HILLARY CLINTON (03.05.2015)
VIZITA E NETANYAHUT NDAN WASHINGTONIN (03.03.2015)
OBAMA DHE NETANYAHU NUK PAJTOHEN RRETH IRANIT (03.03.2015)
FJALIMI I NETANJAHUT NUK DO T'I VËSHTIRËSOJË BISEDIMET ME IRANIN (03.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]