E Hënë, 11.30.2020, 08:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kosova dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian
E Djelë, 01.24.2010, 08:33am (GMT+1)

 

Kosova duhet të jetë e përgatitur për një periudhë tepër të vështirë, duke punuar me ritmin e një gare të vërtetë, për t’u bërë pjesë e BE-së, para se Beogradi ta caktojë statusin e saj, në rast se pranohet në radhët e Bashkimit Evropian më parë”, thotë analisti Daniel Serwer i Institutit amerikan të Paqes. Në një intervistë me kolegen Laura Konda zoti Serwer po ashtu foli për Mitrovicën veriore dhe sfidën e integrimit të plotë të saj me Kosovën.

 

Zëri i Amerikës: Zoti Serwer, Kosova është e pavarur prej dy vjetësh dhe Mitrovica Veriore vazhdon të qeveriset nga institucionet paralele. Kohët e fundit qeveria e Kosovës ka përmendur një strategji të re për veriun, për integrimin e atij rajoni me pjesën tjetër të vendit dhe eliminimin e strukturave paralele të cilat i mbështet Beogradi. A mendoni se kjo mund të realizohet së shpejti?

Daniel Serwer: Për mendimin tim, ato nuk janë institucione paralele, por ato janë institucione që kontrollojnë vendin. Çështja është që kjo gjendje të ndryshojë dhe kjo nuk është diçka e lehtë, sidomos kur nuk ke bashkëpunimin e Beogradit dhe atë të komunitetit ndërkombëtar. Në këtë rast kjo gjë bëhet thuajse e pamundur. Hapi i parë dhe jetik është që Beogradi ta publikojnë mbështetjen e plotë ndaj këtyre institucioneve. E njëjta situatë ndodhi me Kroacinë dhe Bosnjen. Kroacia i publikoi të gjitha paratë që jepte për kroatët, një pjesë e të cilave ishin të ligjshme, si pagesat për shkollat, pensionet dhe një pjesë tjetër e paligjshme. Publikimi, në një farë mënyre, i legalizoi ato ndihma. A mund të realizohet një gjë e tillë në mënyrë bashkëpunuese në kushtet aktuale të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradi? Ndoshta jo. Nuk kam shpresë që ky problem të zgjidhet së shpejti.

Mendoj se një nga objektivat e Prishtinës duhte të jetë që ajo të shmangë gjithshka që do ta lejonte Beogradin ta aneksojë zyrtarisht veriun, Prishtina duhet të shmangë dhunën, keqtrajtimin e serbëve, kudo që ata jetojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës, por edhe popullsia e saj, duhet ta bëjnë të qartë se janë të gjitha kushtet që serbët të mund të jetojnë në paqe në Kosovë.

 

Zëri i Amerikës: Cili është mendimi juaj lidhur me rolin e komunitetit ndërkombëtar përsa i përket Mitrovicës?

Daniel Serwer: Në parim, ai duhet të jetë një rol i fortë dhe i rëndësishëm, që ta integrojë veriun me pjesën tjetër të Kosovës, por unë nuk kam parë më parë një veprim vendimtar të komunitetit ndërkombëtar edhe në raste të tjera në rajon.

 

Zëri i Amerikës: Përse mendoni kështu?

Daniel Serwer: E para është, që ndërkombëtarët druhen se situata do të përkeqësohet, pra duan ta mbajnë situatën të qetë dhe në një moment të caktuar, Prishtina dhe Beogradi do të duhet të ulen dhe të bisedojnë për këtë çështje; dhe ndoshta Prishtina do të ishte mirë t’i jepte më tepër autoritet qeverisës serbëve në institucionet e vendit. Riintegrimi në Kosovë nuk do të thotë një qeverisje e unifikuar, e centralizuar dhe e strukturuar.Do të thotë që serbët të gëzojnë një autonomi më të madhe dhe kjo duhet të njihet që në fillim.

 

Zëri i Amerikës: Këtë verë pritet të merret një vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me kërkesën e Serbisë për të rishikuar legjitimitetin e pavarësisë të Kosovës, në se ajo është në konfromitet me ligjin ndërkombëtar. 65 vende të botës e kanë njohur deri tani shtetin e ri të Kosovës. A mendoni se ky vendim do të ndikojë në procesin e njohjeve?

Daniel Serwer: Varet nga vendimi. Në se vendimi është relativisht në favor të Prishtinës, dhe thotë atë që është e vërtetë, se është në dorë të shteteve sovrane për të vendosur mbi sovranitetin e tyre, mendoj se do të ketë më tepër njohje nga ato vende që kanë hezituar dhe që e respektojnëgjykatën. Në anën tjetër, në se vendimi është në favor të Beogradit, pra që pavarësia nuk duhet të ishte shpallur, se 65 vende e kanë njohur, por nuk duhet ta kishin bërë këtë, do të kishim një problem serioz. Por unë nuk pres të jetë i tillë. Në se do të ketë një vendim asnjanës, atëhere është shumë e rëndësihsme që vetë Prishtina të përpiqet shumë të sigurojë 35 njohje të tjera, që do ta konsolidonin vendin e Prishtinës në komunitetin ndërkombëtar.

 

Zëri i Amerikës: Një pyetje lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së me vende ballkanike. Serbia ka siguruar viza për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj, ajo e ka dorëzuar tashmë kërkesën për kandidate e BE-së, e cila është pranuar nga Bashkimi. Kosova ka mbetur pas në këtë proces. A duhet të shihet avancimi i Serbisë në proceset integruese si rrezik për integrimin e Kosovës në Evropë?

Daniel Serwer:  Serbia është shumë vite përpara dhe kjo duhet parë si një problem real në Prishtinë. Megjithatë, zgjidhja e këtij problemi nuk është ngadalësimi i Serbisë, por përshpejtimi i Kosovës. Mënyra e vetme, që Kosova dhe Serbia të jenë së bashku në BE, do të ishte që të dy vendet të binin dakord bashkarisht për çështjen e njohjes së statusit, para se të pranohen në organizatën evropiane. Sipas mendimit tim, BE nuk do ta pranojë Serbinë anëtare të saj, përsa kohë që ajo të ketë zgjidhur çështjen e statusit të Kosovës. Pra në këtë aspekt, Kosova ka një avantazh, por duhet të ketë kujdes, që të mos e përdorë atë në një situatë kur është tepër e dobët. Kosova do të jetë e dobët, përsa kohë që nuk është e përgatitur mirë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Prandaj, Kosova duhet të përgatitet mirë, që do të thotë të sigurojë pashaporta biometrike për shtetasit e saj, të minizojë burokracinë në Prishtinë... 

Strategjia e Beogradit është të hyjë në BE sa më shpejt që të jetë e mundur dhe më pas ta bllokojë Kosovën, duke thënë se ajo nuk mund të anëtarësohet në Bashkim, pa pranuar të bëhet përsëri pjesë e Serbisë. Kjo është strategjia e qartë e Boegradit. I vetmi kundërshtim i Kosovës për këtë, është që ajo të përgatitet shpejt për në BE dhe t’i thotë  22 vendeve evropiane që e kanë njohur: në parim ju nuk mund ta lejoni Serbinë të bëhet anëtare e Bashkimit pa e zgjidhur këtë çështje me ne. 

Shumë prej këtyre vendeve do t’u vijë keq dhe do të kujtojnë me këtë rast Qipron. Shumë evropianë e kanë të qartë sot, se u veprua gabim që u anëtarësua Qipro në BE, pa zgjidhur më parë mosmarrëveshjen mes grekëve dhe turqve. Por Kosova nga ana e saj, duhet të jetë e përgatitur për një periudhë tepër të vështirë, të punojnë shumë për një garë të vërtetë, për t’u bërë pjesë e BE-së, para se Beogradi ta caktojë statusin e saj. Kjo do të jetë një sfidë tepër e vështirë diplomatike dhe udhëheqësit e Kosovës duhet të jenë të përgatitur për këtë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ndërkombëtarizimi i një pjese të Kosovës, destabilizuesNga Edona Peci (01.23.2010)
Udhëzim i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë (01.21.2010)
UNMIK në rol lehtësues mes palëve (01.21.2010)
Shkollat fillore shqipe bojkotojnë maqedonishtenNga Zerijeta Hajro Jahjaga (01.21.2010)
75 vjet nga lindja e politikanit dhe shkrimtarit Pjetër Arbnori (01.20.2010)
Dialog me strukturat paralele! (01.19.2010)
Prishtinë: Zjarr në Pallatin e Mediave, tani ndërtesë qeveritare (01.18.2010)
65 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe (janar 1945 - 2010)Nga Fritz Radovani (01.17.2010)
Deda: Kosovë-Serbi, modeli i dy Gjermanive (01.15.2010)
Pack sulmon Edi Ramën (01.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2020  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]