E Enjte, 04.09.2020, 03:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Frattini: Shqipëria gati për heqjen e vizave këtë verë
E Martë, 01.26.2010, 08:47pm (GMT+1)

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini tha dje në Uashington se pret që nga fillimi i kësaj vere Shqipëria të jetë gati për t’ju bashkuar vendeve të tjera në regjimin e udhëtimeve pa viza. Zoti Frattini u intervistua nga Zëri i Amerikës pas një konference ku ai foli mbi rolin e vendit të tij në problemet e sigurisë ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm i Italisë Franco Frattini, argumentoi përpara disa qindra të pranishmëve në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Xhons Hopkins në Uashington, se vende si Italia mund të ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në përpjekjet për sigurinë ndërkombëtare.

Zoti Frattini i cili është në mandatin e tij të dytë në krye të diplomacisë italiane, tha se vendi i tij ka trupa në Afganistan, përpiqet të lehtësojë dialogun me vendet arabe dhe ndikon në përpjekjet për të bindur Iranin të heqë dorë nga ambicjet bërthamore.

Ai tha se për zgjidhjen e problemeve të sigurisë ndërkombëtare duke përfshirë terrorizmin, kërkohet një bashkëpunim i ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

"Skenari më i keq, tha zoti Frattini, do të ishte një përçarje mes anëtarëve të NATO-s. kjo është pikërisht ajo që kërkojnë armiqtë e paqes."

Ministri i Jashtëm italian solli një shembull tjetër të rolit që mund të luajë Italia në zbutjen e tensioneve ndërkombëtare, dhe pikërisht marrëdhëniet me Iranin.

"Me të drejtë, Italia shihet si mikja më e mirë e shtetit izraelit mes vendeve të tjera europiane. Dhe ne vazhdojmë t’i themi miqve tanë izraelitë që të mos ndërmarrin ndonjë goditje ndaj Iranit. Do të ishte shumë më mirë që komuniteti ndërkombëtar të punojë së bashku për t’i bërë presion Iranit, që Teherani të bindet se është në interes të tij të pranojë procesin e bisedimeve."

Pas konferencës, ministri italian bëri disa komente për Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Zoti Frattini, ndërsa vizat janë hequr për shumicën e vendeve të Ballkanit, përse Shqipëria mbeti prapa në këtë proces?

Franco Frattini: Shqipëria do të bashkohet me të tjerët shumë shpejt. Ata po bëjnë hapa mjaft të rëndësishme përpara. Italia po e ndihmon Shqipërinë dhe ka qenë një nga mbështetëset e saj më të mira në këtë aspekt. Por ekzistojnë disa kritere që duheshin përmbushur. Tani mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria t’u bashkohet të tjerëve. Mendoj se në fillim të kësaj vere, në bazë të pritshmërive të mija, Shqipëria do të jetë gati të hyjë në regjimin e udhëtimeve pa viza.

Zëri i Amerikës: Shqipëria ka marrë pyetësorin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mirëpo duket se plotësimi i pjesës politike të pyetësorit mund të jetë problematik në kushtet e problemeve mes dy partive kryesore dhe të bojkotit të parlamentit nga opozita. Cili është mendimi juaj?

Franco Frattini: Unë shpresoj se të gjitha partitë politike në Shqipëri do ta kuptojnë se është në interesin e përbashkët të vendit që ai të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian, pra që t’i përgjigjet sa më shpejt pyetësorit. Italia do ta inkurajojë dhe do ta mbështesë Shqipërinë në çdo rast.

Zëri i Amerikës: Por, sa problem janë këto vështirësi të tanishme politike për integrimin e vendit?

Franco Frattini:
Jam i sigurt se Kryeministri Berisha dhe opozita do të bien dakord se është në interesin kombëtar të Shqipërisë që ajo të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Maqedoni: Tensione mes partive në pushtetNga Isuf Kadriu (01.25.2010)
Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri (01.24.2010)
Sa ka kontroll mbi investimet që bëhen nga Serbia në Kosovë?Nga Arton Konushevci (01.24.2010)
Strategjia për veriun - pa instrumente zbatimiNga Zijadin Gashi (01.24.2010)
EULEX rifillon procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit (01.24.2010)
Oferta serbe - e pasuksesshmeNga Sefer Tahiri (01.24.2010)
Kosova dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian (01.24.2010)
Ndërkombëtarizimi i një pjese të Kosovës, destabilizuesNga Edona Peci (01.23.2010)
Udhëzim i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë (01.21.2010)
UNMIK në rol lehtësues mes palëve (01.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]