E Djelë, 10.25.2020, 02:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Rinis dialogu për Stabilizim-Asociimin
E Mërkurë, 01.27.2010, 11:09am (GMT+1)

 

Zëdhënësja e Komisionit Evropian në Kosovë, Maja Pavloviç ka paralajmëruar fillimin e mundshëm të dialogut ndërmjet Brukselit dhe Prishtinës për procesin e liberalizimit të vizave.

 

Zonja Pavloviç tha se takimi që zhvillohet të mërkurën ndërmjet ekspertëve të Komisionit Evropian dhe atyre të qeverisë së Kosovës nuk mund të cilësohet si fillim i bisedimeve për këtë çështje.

 

Zëdhënësja e Komisionit Evropian në Kosovë sqaroi se aspektet teknike që lidhen me regjimin e vizave do të jenë vetëm një nga temat që do të diskutohet në kuadër të takimit për Procesin e Stabilizimin Asociimit.


Dialogu i tillë, që më parë ishte quajtur Mekanizmi Përcjellës i Stabilizim Asociimit, do të mbahet të martën për herë të parë në Prishtinë me emrin dhe formatin e ri.

Për shkak të moszgjidhjes së statusit, BE-ja kishte formuar kohë më parë një mekanizëm të posaçëm që do të përbënte bazën për dialogun politik mes autoriteteve të Prishtinës dhe Brukselit.


Me propozimin e Komisionit Evropian në vjeshtën e kaluar, u vendos që Mekanizmi Përcjellës i Stabilizim Asociimit nga ky vit të transformohet në Procesin e Stabilizim Asociimit.

 

Korrespondentja e BBC-së në Prishtinë, Violeta Hyseni bisedoi me zëdhënësen e Komisionit Evropian, Maja Pavloviç dhe fillimisht e pyeti se cilat ishin çështjet që ekspertët nga Brukseli do të ngrenë gjatë takimit me zyrtarët e qeverisë së Kosovës?

Pavloviç: Takimi quhet dialogu i Procesit të Stabilizim Asociimit dhe është sektorial. Në të do të trajtohen çështje të gjyqësisë, të punëve të brendshme, të drejtat e njeriut dhe komuniteteve.

Kjo është një vazhdimësi e dialogut të vendosur prej një kohe të gjatë ndërmjet Komisionit Evropian dhe autoriteteve të Kosovës, që më parë është quajtur Mekanizmi Përcjellës i Stabilizim Asociimit. Pra, është takimi i parë me emrin e ri.

Emri dhe formati i ri është paraqitur në vjeshtë nga Komisioni, sepse Komisioni Evropian dëshironte ta përmirësonte procesin e mëparshëm dhe ta vendoste në të njëjtën linjë siç ishte organizuar në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për shembull në aspektin teknik, më parë kishim gjashtë fusha në të cilat punonim, ndërsa tani kemi shtatë. Tani ato janë rregulluar pak më ndryshe, por ngjashmëria është që takimet rezultojnë me nxjerrjen e konkuzioneve, të cilat çojnë në takimin plenar që do të mbahet në gjysmën e këtij viti, në qershor apo korrik.

 

BBC: A mund të konsiderohet ai takim si një hap përpara drejt dialogut ndërmjet Komisionit Evropian dhe autoriteteve të Kosovës?

Pavloviç: Unë nuk do të thoja që është një hap përpara, sepse dialogu është i mirë dhe ai po vazhdon, por sigurisht që ndoshta është thellim i dialogut. Siç e thashë, takimi është i rregullt, përfaqësuesit e Komisionit Evropian nga Brukseli apo nga zyra jonë takohen rregullisht me autoritetet e Kosovës. Pra, kjo është diçka e rëndësishme, por nuk është e re, është një praktikë e vendosur më parë dhe dialog i vazhdueshëm.

 

BBC: Për çfarë do të diskutohet më konkretisht në takimin e ekspertëve të Komisionit Evropian me zyrtarët e qeverisë së Kosovës? Ka pasur njoftime për fillimin e një dialogu për procesin e liberalizimit të vizave.

Pavloviç: Ky takim është për drejtësinë, lirinë e lëvizjes dhe sigurinë dhe organizohet në partneritet të ngushtë me Agjencinë për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Evropian. Takimi zgjat tri ditë dhe në të do të diskutohen çështjet e brendshme, siç janë lufta kundër korrupsionit, gjyqësia, fuqizimi i të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve.

 

BBC: Në këtë aspekt, do të diskutohet edhe për përparimet e bëra në procesin e liberalizimit të vizave?

Pavloviç: Dialogu për liberalizimin e vizave si i tillë ende nuk ka filluar. Ai nuk duhet ngatërruar me dialogun për Procesin e Stabilizim Asociimit, por është e vërtetë që pyetjet që do të ngrihen në kuadër të bisedimeve për çështjet e brendshme në takim, kanë të bëjnë edhe me procesin e liberalizimit të vizave. Megjithatë, siç e thashë, ky nuk është ende fillimi zyrtar i dialogut.

Me siguri që kur Komisioni Evropian të fillojë procesin e liberalizimit të vizave, do të shfrytëzojë konkluzionet e këtij takimi, për të vlerësuar situatën në Kosovë në kuadër të përgatitjes së udhërrëfyesit në të ardhmën.

 

BBC: Zonja Pavloviç, a ka ndonjë ide në Komisionin Evropian se kur eventualisht do të mund të fillonte dialogu me Kosovën për liberalizimin e vizave? A po punohet në këtë drejtim?

Pavloviç: Përfundimisht do të ketë një hap përpara në vitin 2010.

Fatkeqësisht nuk mund t’jua them ditën, madje as muajin, por neve na është dhënë mandati nga Këshilli, pra, nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së në dhjetor, që të ecim përpara dhe të fillojmë të përgatisim një udhërrëfyes për këtë proces, që eventualisht do të mund të rezultonte me heqjen e vizave për Kosovën.

 

BBC: Pavarësisht se dialogu mes qeverisë dhe Komisionit Evropian për vizat nuk ka filluar, Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar njëanshëm udhërrëfyesin e saj për liberalizimin e vizave. Si e vlerësoni punën e bërë deri tani nga autoritetet e Kosovës në përmbushjen e kritereve teknike?

Pavloviç: Ne jemi në dijeni se Ministria e Punëve të Brendshme e ka miratuar vetë udhërrëfyesin e saj për këtë dhe, natyrisht, që kjo do të ndihmojë në proces, por udhërrëfyesi i vërtetë është ai që do ta përgatisë Komisioni Evropian.

Përsa i përket komenteve për punën e bërë nga ana e Komisionit, më ndjeni por këtë nuk mund t’jua them tani. Siç e thashë kjo do të vlerësohet nga ekspertët gjatë muajve të ardhshëm.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Frattini: Shqipëria gati për heqjen e vizave këtë verë (01.26.2010)
Maqedoni: Tensione mes partive në pushtetNga Isuf Kadriu (01.25.2010)
Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri (01.24.2010)
Sa ka kontroll mbi investimet që bëhen nga Serbia në Kosovë?Nga Arton Konushevci (01.24.2010)
Strategjia për veriun - pa instrumente zbatimiNga Zijadin Gashi (01.24.2010)
EULEX rifillon procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit (01.24.2010)
Oferta serbe - e pasuksesshmeNga Sefer Tahiri (01.24.2010)
Kosova dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian (01.24.2010)
Ndërkombëtarizimi i një pjese të Kosovës, destabilizuesNga Edona Peci (01.23.2010)
Udhëzim i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë (01.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]