E Martë, 02.25.2020, 01:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Reagime për vendimin mbi kufijtë detarë
E Enjte, 01.28.2010, 05:47pm (GMT+1)

 

 

Qeveria shqiptare thotë se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli të papajtueshme me Kushtetutën një projekt-marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufirin detar mes dy vendeve.

Ende nuk dihen hollësitë e tjera, ndërsa vendimi i arsyetuar i gjykatës do të vihet në dispozicion të publikut në një kohë tjetër.

Vendimi i gjykatës është përshëndetur nga kritikët e marrëveshjes, ndërsa Partia Socialiste e opozitës, që e dërgoi këtë marrëveshje në gjykatë, kërkoi nga qeveria që të kërkojë falje.

 

Sipas gjykatës, në projekt- marrëveshje konstatohen shkelje proceduriale dhe substanciale, që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit, të vitit 1982.

Burime të besueshme thanë për BBC-në se kjo nënkupton faktin që nga kjo procedurë është mënjanuar edhe Presidenti i Republikës për dhënien e plotfuqisë së kësaj marrëveshjeje, ndërkohë që Shqipëria nuk ka përfituar maksimalisht nga marrëveshjet ndërkombëtare.

 

Në thelb të kundërshtimit për këtë marrëveshje është se Shqiperia 'ka humbur mbi 350 km katrorë sipërfaqe detare' nga kjo marrevëshje.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta tha se qeveria do ta respektojë vendimin.

"Do të lexojmë me shumë vëmendje të gjitha argumentat që do të jepen në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Më pas do të japim sqarime për ju dhe për gjithë opinionin publik dhe më pas, pa asnjë diskutim, do të jemi përsëri përpara jush për t'jua bërë të qartë sesi do të ecet më tej", tha zoti Meta.

Nga ana e saj opozita, e cila kishte paraqitur ankimin në Gjykatën Kushtetuese, i ka kërkuar qeverisë që të kërkojë falje për atë që ajo e quajti pozitë të vështirë në të cilën është vënë Shqipëria.

 

" Sali Berisha duhet t'iu kërkojë falje shqipëtarëve, për pozitën e vështirë që na ka vënë të gjithëve me një marrëveshje që nuk ka respektuar as Kushtetutën, as parimet e fqinjësisë së mirë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese flet për një pushtet të verbër që për të shtatëmbëdhjetën herë kapet ne shkelje të Kushtetutës", tha deputetja socialiste Shegushe Ligori.

BBC-ja pyeti kolonelin në lirim Myslym Pashai, i cili ka qenë një ndër kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje. Zoti Pashai e konsideroi vendimimin e Gjykatës Kushtetuese si një fitore të të gjithëve, madje u shpreh për një rikthim të besimit të popullit shqiptar tek drejtësia shqiptare.

 

"Ajo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese për mua është historike. Unë mendoj se shqiptarët kane fituar diçka më shumë, sepse nuk kanë patur shumë besim tek gjyqësori shqiptar. Unë nuk kam bërë ndonjë luftë të madhe, unë kam bërë atë çka mund të ndiejë çdo shqiptar në profesionin e tij, aq më tepër për një problem shumë, shumë të ndjeshëm, siç janë kufijtë detarë dhe tokësorë. Aq më tepër që ne me grekët kemi edhe dramat e mëdha të kufijve tokësorë. Por unë them qe kemi fituar të gjithë diçka prej saj, prej kësaj shprehjeje shumë serioze të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë", tha koloneli në lirim Myslym Pashai.

 

Sipas specialistëve, tashmë procedura do të duhet të nisë që nga fillimi, që nënkupton inicimin e marrëveshjes nga qeveria dhe dhënien e plotfuqisë nga ana e presidentit.

Dhënia e plotfuqisë do të thotë dhënia në parim e miratimit për zhvillimin e bisedimeve dhe mënyrën si do të nënshkruhet marrëveshja.

Sipas kësaj logjike, më pas do të ngrihen grupet e përbashkëta të punës mes dy vendeve, do të zhvillohen bisedimet dhe do të hartohet projektmarrëveshja, sigurisht nën vëzhgimin e qeverive.

Hapi final pas nënshkrimit të marrëveshjes midis qeverive është ratifikimi i saj nga parlamentet përkatëse.

 

Reagimi i Greqisë

 

Në një reagim të parë, qeveria greke ka shprehur keqardhjen për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Tiranë, por ka thënë se do ta respektojë vendimin.

Ministri alternat grek i punëve të jashtme, Dimitris Drutsas, ka thënë se do të takohet të enjten në Londër me ministrin e jashtëm, Ilir Meta, për të diskutuar për këtë çështje.

Z. Drutsas ka shprehur brengosjen e vet pasi, siç u shpreh ai, gjatë vizitës së tij në Tiranë para dy muajsh, të gjithë bashkëbiseduesit e tij nga pala shqiptare i kishin konfirmuar, siç thotë, rëndësinë dhe prioritetin që i jepte Shqipëria kësaj marrëveshjeje.

Analistë dhe diplomatë grekë druhen se mos vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijon një precedent për t’u rishikuar edhe marrëveshja tjetër për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Trajkoviq: Strategjia për veirun - dokument seriozNga Bekim Bislimi (01.28.2010)
Eurosocialistët dënojnë bojkotin e opozitës në Shqipëri (01.27.2010)
OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për maqedonishtenNga Isuf Kadriu (01.27.2010)
Rinis dialogu për Stabilizim-Asociimin (01.27.2010)
Frattini: Shqipëria gati për heqjen e vizave këtë verë (01.26.2010)
Maqedoni: Tensione mes partive në pushtetNga Isuf Kadriu (01.25.2010)
Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri (01.24.2010)
Sa ka kontroll mbi investimet që bëhen nga Serbia në Kosovë?Nga Arton Konushevci (01.24.2010)
Strategjia për veriun - pa instrumente zbatimiNga Zijadin Gashi (01.24.2010)
EULEX rifillon procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit (01.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]