E Shtunë, 09.26.2020, 03:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kongresmeni Engel komenton mbi fjalimin e Presidentit Obama
E Premte, 01.29.2010, 07:11am (GMT+1)

 

Kongresmeni demokrat Eliot Engel, i cili njihet për lidhjet e ngushta me shqiptarët brenda dhe jashtë Amerikës, thotë se fjalimi për gjendjen e vendit u drejtohet të gjithë amerikanëve, qofshin ata demokratë apo republikanë. Në një intervistë që i dha Zërit të Amerikës, zoti Engel tha se megjithëse kohët e fundit ka patur rënie të mbështetjes së publikut ndaj administratës demokrate të Presidentit Obama, ekonomia po fillon ta marrë veten dhe niveli i mbështetjes do të rritet përsëri.


Sa herë që një president amerikan mban fjalimin për gjendjen e vendit, kongresmeni Eliot Engel ndodhet gjithnjë aty në pritje për të shtrënguar duart me Presidentin. Ne e pyetëm zotin Engel se çfarë mesazhi përpiqet t’i dërgojë ai elektoratit të tij me këtë gjest.

"Mesazhi është se ne duhet të punojmë së bashku për popullin amerikan pavarësisht nëse presidenti është demokrat apo republikan. Për mua është një nder që i jap dorën presidentit, sepse kjo mbrëmje, kur mbahet fjalimi për gjendjen e vendit nuk është një mbrëmje republikane apo demokrate por është një mbrëmje amerikane. Unë ndjehem i lumtur që ndaj të mirat e demokracisë amerikane me kolegët e mij të Kongresit dhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Kur isha i ri dhe banoja në një lagje të Bronksit, as që ëndërroja se një ditë do të isha anëtar i Kongresit, aq më tepër se do të mund të shtrëngoja duart me Presidentin kur ai mban fjalimin më të rëndësishëm të vitit. Njerëzit në zonën time elektorale gjithnjë më thonë se u vjen mirë që më shohin duke u takuar me Presidentin sa herë që ai mban fjalime në Kongres. Përderisa votuesit e mij e pëlqejnë këtë, atëhere edhe mua më pëlqen."

Presidenti Obama e mbajti fjalimin në një kohë kur mbështetja e publikut ndaj tij ka pësuar rënie. Kongresmeni Engel mendon se rënia shpjegohet me problemet e mëdha ekonomike që kishte vendi kur zoti Obama erdhi në Shtëpinë e Bardhë dhe se pas këtij fjalimi mbështetja për Presidentin do të rritet përsëri.

"Njerëzit ankohen duke thënë se ka kaluar një vit dhe ende kemi probleme. Por unë mendoj se një vit më parë kaosi ishte aq i madh sa që do të duhet shumë më tepër se sa një vit për të dalë prej tij. Presidenti Obama nuk lejoi që vendi të zhytej në një depresion tjetër si ai që patëm në vitet 1930. Ne po fillojmë të shikojmë se papunësia po ulet megjithëse jo me shpejtësi të mjaftueshme. Por ekonomia po fillon ta marrë veten."

 

Në Shtetet e Bashkuara, mandati i anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve zgjat dy vjet dhe zoti Engel, i cili gëzon mbështetjen e shumë shqiptarëve, do të jetë në garë për t’u rizgjedhur në nëntor të këtij viti. Ne e pyetëm kongresmenin nëse do ta ketë të vështirë ta mbajë vendin e tij në Kongres në kushtet kur mes publikut amerikan ka shumë zhgënjim me administratën demokrate.

"Jam me shumë fat që njerëzit e mirë të zonës sime elektorale më kanë zgjedhur e rizgjedhur 11 herë rresht. Më pëlqen kjo seri fitoresh që kam arritur dhe nuk kam ndërmend të ndalem tani. Unë do të kandidoj përsëri dhe kam shpresë se njerëzit do të më rizgjedhin. Më pëlqen gjithmonë të përsërish shprehjen se votuesit e zonës sime më japin një kontratë dyvjeçare sepse kaq e kam mandatin. Kur mbaron ky mandat unë dal përsëri përpara tyre dhe u bëj thirrje të më japin një kontratë të re. Unë do ta bëj këtë përsëri këtë vit me shpresën se ata do të jenë dakord të më rizgjedhin."

(http://www.voanews.com/albanianan)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ndërkombëtarët reagojnë për mësimin e gjuhës (01.28.2010)
Reagime për vendimin mbi kufijtë detarë (01.28.2010)
Trajkoviq: Strategjia për veirun - dokument seriozNga Bekim Bislimi (01.28.2010)
Eurosocialistët dënojnë bojkotin e opozitës në Shqipëri (01.27.2010)
OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për maqedonishtenNga Isuf Kadriu (01.27.2010)
Rinis dialogu për Stabilizim-Asociimin (01.27.2010)
Frattini: Shqipëria gati për heqjen e vizave këtë verë (01.26.2010)
Maqedoni: Tensione mes partive në pushtetNga Isuf Kadriu (01.25.2010)
Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri (01.24.2010)
Sa ka kontroll mbi investimet që bëhen nga Serbia në Kosovë?Nga Arton Konushevci (01.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]