E Shtunë, 09.26.2020, 02:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha: Kutitë nuk hapen kurrë
E Premte, 01.29.2010, 05:08pm (GMT+1)

 

 

 

 

Sipas zotit Berisha, rezoluta e Këshillit të Europës ishte e qartë për opozitën shqiptare, ajo duhet të mbyllë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend, pasi kutitë nuk do të hetohen kurrë.

 

“I premtoj zotit Rama se do të hetoj çdo pretendim, përveç hapjes së kutive. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me opozitën për të gjitha reformat”, tha Berisha gjatë një konference për shtyp të premten në mesditë në Tiranë.

 

Deklarata e zotit Berisha duket se është një përgjigje ndaj deklaratave të kreut të opozitës socialiste Edi Rama, i cili konkluzionin e rezolutës së Këshillit të Europës e lexoi krejt ndryshe.

 

“Rezoluta tregoi se vendi është në krizë dhe kriza për ne është tek kutitë e votimit. Nuk heqim dorë as nga bojkoti, as nga protesta pa u zgjidhur kriza”, tha të enjten zoti Rama.

 

Këto deklarata vijnë pasi Këshilli i Europës e cilësoi si të rëndë dhe serioze krizën politike në Shqipëri.

 

Asambleja Parlamentare e miratoi rezolutën në të cilën theksohet se kriza po dëmton reformat e rëndësishme kushtetuese, ndërsa mbështet hetimin e zgjedhjeve të qershorit, hyrjen e opozitës në kuvend dhe ndërmjetësimin e presidentit Topi për dialogun në zgjidhjen e krizës.

 

Të premten zoti Topi ka zhvilluar takime me ambasadorin e KE-së në Tiranë dhe ambasadorin spanjoll, vendi i të cilit mban presidencën e radhës në BE.

Ndërkohë një delegacion i Këshillit të Europës pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë.

(http://www.bbc.co-uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kongresmeni Engel komenton mbi fjalimin e Presidentit Obama (01.29.2010)
Ndërkombëtarët reagojnë për mësimin e gjuhës (01.28.2010)
Reagime për vendimin mbi kufijtë detarë (01.28.2010)
Trajkoviq: Strategjia për veirun - dokument seriozNga Bekim Bislimi (01.28.2010)
Eurosocialistët dënojnë bojkotin e opozitës në Shqipëri (01.27.2010)
OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për maqedonishtenNga Isuf Kadriu (01.27.2010)
Rinis dialogu për Stabilizim-Asociimin (01.27.2010)
Frattini: Shqipëria gati për heqjen e vizave këtë verë (01.26.2010)
Maqedoni: Tensione mes partive në pushtetNga Isuf Kadriu (01.25.2010)
Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri (01.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]