E Shtunë, 09.19.2020, 12:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Topi thërret nesër veç e veç Berishën e Ramën
E Djelë, 02.07.2010, 07:02pm (GMT+1)

 

Fillimi i javës pritet të ulë në tryezën e dialogut të drejtuar nga Presidenti i Republikës, kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Rama. Kanë mjaftuar deklaratat publike të të dy drejtuesve politikë që pranojnë të ulen në negociata me mediator Presidentin Topi, që ky i fundit të nisë përpjekjet për të kontaktuar me secilin prej tyre. Nga institucioni kryesor i shtetit ende nuk ka ndonjë informacion për biseda konkrete me Ramën e Berishën, veç faktit që drejtoria e shtypit të Presidencës njoftoi dy ditë më parë se, “në kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët”. Gazeta Shqiptare ben te ditur se dita e parë e javës mendohet se do të sjellë lëvizje në këtë drejtim. Ende nuk dihet se sa Presidenti Topi do të arrijë të bindë para uljes në tryezë, krerët e dy partive kryesore politike të tërhiqen dhe të lëshojnë pe nga kushtet që kanë, njëri për hapjen e kutive dhe tjetri për të mos e lejuar këtë. Gjatë ditëve të fundit, kryetari i PS-së ka përsëritur se nuk heq dorë nga hapja e kutive dhe do të ulet në tavolinë pikërisht për të arritur këtë gjë. Ndërsa kryeministri Berisha deklaroi prerë se, “kutitë nuk hapen”. Asnjëri prej tyre nuk ka treguar një rrugë të mesme se si do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje për t’i hapur rrugën dialogut, duke lënë përshtypjen e dështimit të bisedimeve ende pa filluar.


Ndërkombëtarët


Nga ana tjetër do të jetë edhe faktori ndërkombëtar, i cili ashtu si edhe në fundjanarin që shkoi, edhe në këtë fillimshkurti nuk ka rreshtuar për asnjë ditë së kërkuari vendosjen e një dialogu. Sipas deklaratave të tyre, një dialog i shpejtë do ta shpëtonte Shqipërinë nga një “ndëshkim” i mundshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Edhe dje, ambasadori spanjoll që ka radhën e kryesimit të BE-së, Manuel Montobio deklaroi se, “jemi në një situatë të brendshme në Shqipëri që është objekt shqetësimi për ndërkombëtarët dhe BE-në”. Sipas tij, situata “duhet kapërcyer në kuadrin kushtetues nga aktorët e brendshëm me mbështetje ndërkombëtare, po jo me zëvendësim nga ndërkombëtarët. Nëse nuk zgjidhet brenda një kohe të shkurtër, atëherë pasojat për perspektivën europiane do të jenë shqetësuese”, - u shpreh Montobio. Në datën 22 shkurt ka lajmëruar vizitën e tij në Shqipëri një delegacion i nivelit të lartë nga Këshilli i Evropës. Ndaj, ideja e kreut të shtetit shqiptar është që dialogu të jetë vendosur mes palëve para kësaj date.

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I kujt është Shkupi?Nga Zërijeta Hajro Jajaga (02.05.2010)
Malli i dyshimtë sërish në qarkullimNga Lujeta Krasniqi (02.05.2010)
Plaks: Veriu mund të jetë faktor destabilitetiNga Edona Peci (02.03.2010)
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është largNga Zijadin Gashi (02.03.2010)
LDK dhe LDD, bashkohen apo jo?Nga Zijadin Gashi (02.02.2010)
Shqipëria thotë se nënshkrimi i një marrëveshjeje me Greqinë ka priroritet (02.01.2010)
KQZ: Fitore e PDK në Prizren e LipjanNga Bekim Bislimi (02.01.2010)
KQZ shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë (02.01.2010)
Sa do të shpronësohet toka për autostradën?Nga Nadie Ahmeti (01.31.2010)
Debate për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri (01.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]