E Martë, 08.04.2020, 06:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

TË NDËRPRITET PROCESI KUNDËR ALBIN KURTIT


E Enjte, 02.11.2010, 05:16pm (GMT+1)

 

Letër e hapur

Drejtuar

- Shefit të ZCN-së (ICO), z. Peter Feith
- Shefit të EULEX-it, z. Yves de Kermabon
- Kryetarit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu
- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi
- Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi
- Mediave të shkruara dhe elektronike.

 

Zotërinj!

Këto ditë EULEX-i rihapi procesin gjyqësor kundër liderit të Lëvizjes Vetëvendosje! - Albin Kurtit.

Pas protestës së 10 shkurtit 2007, në të cilën u vranë dy demonstrues dhe u plagosën mbi 80 të tjerë, organet gjyqësore të UNMIK-ut ngritën aktakuzë kundër Albin Kurtit me pretekstin se “ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe/ose dëmtim të gjerë të pronës”; se “ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre” dhe se “ka nxitur njerëzit për rezistencë”.

Pikërisht në trevjetorin e vrasjes së Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe të plagosjes e keqtrajtimit të sa e sa demonstruesve të tjerë, riaktulizohet, tani nga EULEX-i, akuza ndaj Albin Kurtit si “fajtor për ngjarjen e 10 shkurtit”.

Riaktualizimi i këtij procesi të padrejtë e jodinjitoz është fyerje për të gjithë ne që kemi parë me sytë tanë se ç’ndodhi më 10 shkurt 2007 në rrugët e Prishtinës, të cilat, si pasojë e dhunës së pajustifikuar të policisë ndërkombëtare, u lanë me gjak.

Tashmë dihet fare mirë se dhunë më 10 shkurt 2007 nuk ushtruan demonstruesit paqësorë e duarthatë, por pjesëtarët e policisë së armatosur deri në dhëmbë të UNMIK-ut dhe konkretisht njësiti i policisë rumune, i cili u kthye i pandëshkuar andej prej nga kishte ardhur.

Demonstruesit e 10 shkurtit shfrytëzuan të drejtën e tyre elementare për të manifestuar vullnetin politik në rrugë paqësore, kurse (ri)gjykimi i njeriut që ishte në krye të manifestimit tregon se Kosova, edhe pas shpalljes së Pavarësisë dhe vendosjes së Misionit të BE-së, është larg të qenit shoqëri ku Drejtësia është në shërbim të qytetarit e jo mjet në duart e autokracisë pushtetore.

Ne konsiderojmë se procesi kundër Albin Kurtit duhet të ndërpritet:
- sepse vetëm ashtu do të marrë fund fyerja dhe cenimi i kujtimit për jetët e humbura të dy të rinjve të pafajshëm;
- sepse vetëm ashtu do të marrë fund fyerja dhe cenimi i dinjitetit që po u bëhet familjarëve të të ndjerëve;
- sepse vetëm ashtu do të mund të pengohen proceset joemancipuese në shoqërinë kosovare, që cenojnë vlerat dhe standardet themelore të një shoqërie të lirë e demokratike;
- sepse vetëm ashtu do t’i bëhet shërbimi i duhur e i shumëpritur Drejtësisë, Etikës dhe Politikës.

Procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit e konsiderojmë si një proces thjesht politik, ku Drejtësia s’e ka përmbajtjen dhe synimin që duhet ta ketë, por është mjet për arritjen e objektivave politikë.

Si i tillë ky proces do ta dëmtojë rëndë autoritetin e EULEX-it në sytë e qytetarëve të Kosovës dhe besueshmërinë e tyre në misonin e tij të sundimit të ligjit.

Konsiderojmë gjithashtu se ky proces, që koincidon me dyvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e dëmton procesin e konsolidimit të Kosovës si shtet, si dhe prestigjin e institucioneve të saj në sytë e opinionit.

Për të gjitha këto kërkojmë që të hiqet dorë nga ky proces dhe të ndërpritet menjëherë procedura për ndjekjen e mëtejshme të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje! - zotit Albin Kurti.

Ky dokument përmban tri faqe, ku ne fund te tekstit pasojnë emrat dhe nënshkrimet e këtyre reaguesve:

Adem Demaçi,
akad. Rexhep Qosja,
Prof. Dr. Agim Vinca,
Prof. Dr. Shyqyri Galica,
Prof. Dr. Shefkije Islamaj,
Prof. Dr. Zymer Neziri,
Mr. Sc. Arben Hoxha,
Prof. Dr. Emin Kabashi,
Prof. Dr. Resmije Kryeziu,
Dr. Arbnora Dushi,
Prof. Dr. Ragip Mulaku,
Dr. Sali Bytyçi,
Mr. Sc. Fadil Grajçevci,
Prof. Dr. Rrustem Berisha,
Mr.Sc. Jahir Ahmeti,
Mr.Sc. Bedri Zyberaj,
Prof. Dr. Sadri Fetiu,
Prof.Dr. Hysen Matoshi,
Prof. Abdyl Kadolli,
Prof.Dr. Enver Mehmeti,
Prof.Dr. Isak Shema,
Mr. Muhamet Peci,
Mr. Marjela Progni,
Prof. Asc.dr. Sedat Kuqi,
Mr. Zahrie Kapllanaj.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në kërkim të drejtësisëNga Edona Peci (02.10.2010)
Vazhdojnë reagimet për qendrën e ShkupitNga Zërijeta Hajro Jajaga (02.09.2010)
GDN ia rikonfirmon Kosovës perspektivën evropianeNga Zijadin Gashi (02.08.2010)
Topi thërret nesër veç e veç Berishën e Ramën (02.07.2010)
I kujt është Shkupi?Nga Zërijeta Hajro Jajaga (02.05.2010)
Malli i dyshimtë sërish në qarkullimNga Lujeta Krasniqi (02.05.2010)
Plaks: Veriu mund të jetë faktor destabilitetiNga Edona Peci (02.03.2010)
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është largNga Zijadin Gashi (02.03.2010)
LDK dhe LDD, bashkohen apo jo?Nga Zijadin Gashi (02.02.2010)
Shqipëria thotë se nënshkrimi i një marrëveshjeje me Greqinë ka priroritet (02.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]