E Shtunë, 09.26.2020, 08:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Javën tjetër Kuvendi nis procedurën e Protokollimit të Anëtarësimit në NATO
E Shtunë, 02.14.2009, 08:47am (GMT+1)

Voal-online -Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, shprehu sot besimin se Parlamenti i  Shqipërisë javën e ardhshme fillon vetë procedurën për të votuar protokollin e anëtarësimit në NATO dhe "kjo do të jetë një ditë shumë e madhe për të gjithë shqiptarët". Ky besim lidhet me faktin se deri tani e kanë mbyllur këtë ratifikim 23 vende anëtare të NATO-s, nga 26 që ka ky organizëm. "Pritet që ditën e martë këtë ratifikim ta bëjë senati i Holandës dhe të martën pasdite, kam informacion se do ta votojë edhe Greqia. Ditën sotme ky ratifikim do të bëhet edhe nga  Portugalia", informoi gazetarët kryeparlamentarja Topalli, duke nënvizuar se Shqipëria mbyll këtë ratifikim në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër. Zyra e shtypit pranë Kuvendit bëri të ditur se znj. Topalli u shpreh krenare si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, që Kryetarët e Parlamenteve, të Senateve, kolegë deputetë të këtyre vendeve e kanë vendosur në axhendë këtë ratifikim, bashkë me prioritetet e tjera nacionale që ato kanë. Znj. Topalli vuri në dukje mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por dhe vendeve të tjera anëtare të Aleancës. "Besoj se javën e ardhshme do të fusim në procedurë nënshkrimin e kësaj marrëveshje midis Shqipërisë dhe Aleancës, sepse më parë duhet të përmbylleshin votimet në senatet dhe parlamentet e 26 vendeve anëtare", përfundoi ajo. Shqipëria pritet të anëtarësohet me të drejta të plota në NATO në Samitin e prillit, që do të mbahet në Strasburg.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ligjvënësit opozitarë akuzojnë presidentin Sejdiu për shkelje të Kushtetutës (02.13.2009)
Topalli për ish-Spiunët : Do të zbatojmë ligjin (02.13.2009)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton numrin e deputetëve për çdo qark (02.12.2009)
Raportuesit e Këshillit të Europës për ligjin e dosjeve (02.12.2009)
Luksemburgu po Shqipërisë në NATO (02.11.2009)
Jozefina Topalli reporterëve të KE-së: Monitoroni zgjedhjet dhe ligjin e lustracionit (02.10.2009)
Sllovenia i thotë po Shqipërisë në NATO (02.09.2009)
Presidenti Topi: Kërkohet më shumë nga organet parandaluese të krimit (02.09.2009)
Haradinaj thotë se për 90 ditë do ta integronte Mitrovicën (02.09.2009)
Opozita kosovare kërkon mosshtyrje të zgjedhjeve (02.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]