E Premte, 09.25.2020, 11:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kur do të plotësohet shërbimi diplomatik?
E Premte, 02.20.2009, 05:25pm (GMT+1)

Ministria e Punëve të Jashtme zotohet se së shpejti do zgjidhen bartësit për shërbimin konsullor të shtetit jashtë vendit, ndërkaq njofton se përzgjedhja e ambasadorëve të shtetit në arenën ndërkombëtare do të marrë kohë.

 

Evropa e Lirë - Procedurat e rregullta ligjore të cilat parashihen me ligjin për ministrinë e jashtme të Kosovës, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës në fund të vitit të kaluar, dhe korniza kohore të cilën kërkojnë këto procedura janë arsyet kryesore që pengojnë përzgjedhjen e menjëhershme të ambasadorëve të Republikës së Kosovës.
Kështu thonë zyrtarë të ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës të cilët theksojnë se 22 ambasadorët e Republikës së Kosovës të cilët do të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare nuk do të përzgjidhen sipas preferencave politike.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kosovës, Albana Beqiri, njofton se komisioni parlamentar për punë të jashtme, pas përfundimit të afatit të konkursit publik për këtë çështje, duhet të përpilojë listën e kandidatëve potencial për ambasadorë-listë kjo nga e cila pas konsultave ndërmjet presidentit të Kosovës, kryeministrit dhe ministrit të jashtëm do të emërohen ambasadorët e Kosovës.
"Ligji e parasheh qartë, procedurat janë të zgjatura, të stërzgjatura pak sa, sepse për postet e ambasadorëve do të ketë filtra të gjatë dhe të vazhdueshëm. Këta bartës të këtyre posteve do të filtrohen mirë, do të thotë konkursi është i zgjatur një muaj dhe pastaj do t'i nënshtrohet të gjitha hapave të tjerë ligjor", tha Beqiri.
Opozita kosovare, ndërkaq, vlerëson se stërgjatjet e procedurave për përzgjedhjen e përfaqësuesve të diplomacisë kosovare nuk mund të merren si arsyetim nga ekzekutivi kosovar. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulzim Zeneli, thotë se mungesa e ambasadorëve të Kosovës jashtë vendit dëmton në tërësi diplomacinë kosovare.
"Është e pajustifikueshme në qoftë se Qeveria e Kosovës gjen justifikim qoftë në procedura ligjore, qoftë në rregullativën e nevojshme deri në emërimin e plotë të ambasadorëve. Ende vazhdohet me një ritëm të tillë të punës, kur kihet parasysh se përballë kemi një ofensivë të vendeve që e kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e Kosovës", konsideron Zeneli.
Zeneli mendon se Kosova ka dëshmuar një joefikasitet në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos kur bëhet fjalë për njohjet për Kosovën.
"Kjo është për keqardhje kur kihet parasysh që ende politika e jashtme e Kosovës mbështetet në rolin e miqve ndërkombëtar- shteteve që e kanë mbështetur Kosovën në vazhdimësi, pa ndërtuar një vizion se si do t'i qaset kësaj sfere", shton ai.
Në anën tjetër, ministria e punëve të jashtme e Kosovës garanton se brenda një periudhe disaditore do të shpall konkursin për bartësit e misioneve konsullore të cilat, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, pritet të jenë funksionale shumë shpejt duke u garantuar shtetasve kosovar që jetojnë nëpër vende të ndryshme në botë shërbimet e nevojshme për ta.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Albana Beqiri, sqaron...
"Janë procedurat e fundit të rregullimit të akteve nënligjore që kanë të bëjnë me shërbimin konsullor jashtë dhe shume shpejt, kur them shumë shpejt, mendoj se është çështje ditësh që të shpallen konkurset për bartësit e misioneve konsullore", thotë Beqiri.
Në valën e parë të hapjes së ambasadave në botë, qeveria e Kosovës ka dërguar 10 të ngarkuar me punë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Itali dhe të tjera, në valën ë dytë, ndërkohë këtyre u janë shtuar dhe 12 ambasada të tjera si dhe 9 Zyra Konsullore, të cilat janë të përqendruara kryesisht në shtetet ku ka një numër më të madh të emigrantëve kosovarë. Voal-online



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ramush Haradinaj: Kosovës i duhen më shumë njohje (02.18.2009)
Berisha i ankohet Koker për vendimin e Kushtetueses për Dosjet (02.18.2009)
FJALIMET E PLOTA TË LIDERËVE TË KOSOVËS (02.17.2009)
VITI I MBARË I DËSHMIMIT (02.16.2009)
Axhenda e kremtimit të 1 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (02.15.2009)
Buxheti i Tiranës miratohet fshehtazi (02.14.2009)
Javën tjetër Kuvendi nis procedurën e Protokollimit të Anëtarësimit në NATO (02.14.2009)
Ligjvënësit opozitarë akuzojnë presidentin Sejdiu për shkelje të Kushtetutës (02.13.2009)
Topalli për ish-Spiunët : Do të zbatojmë ligjin (02.13.2009)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton numrin e deputetëve për çdo qark (02.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]