E Martë, 11.12.2019, 06:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Luftanija turke "Erdemli" dy ditë në portin e Vlorës si shenjë mirseardhje për Shqipërinë në NATO
E Premte, 05.22.2009, 05:38pm
"Luftanija turke Erdemli do të qëndrojë dy ditë e ankoruar në portin e Vlorës, si shenjë për mirëseardhjen e Shqipërisë në NATO, por edhe në kuadër të programeve të përbashkëta mes dy vendeve anëtare të Aleancës", u shpreh për ATSH-në Kapiten Lejtnant Erhan Okkan, komandant i luftanijes turke e llojit dragaminë minahedhëse, që mbërriti një ditë më parë në këtë port. Anija mbërriti në portin e Vlorës pas një stërvitjeje 2 mujore në rajon dhe do të largohet nesër. "Ne jemi dy vende mike, dhe anëtare partnere të NATO-s. Anëtarësimi në Aleancë shton angazhimet e përbashkëta, të ndërsjella të Turqisë dhe Shqipërisë", shtoi z. Okkam.      
 
Lista e plotë e kandidatëve të PD dhe të PS për zgjedhjet e 28 qershorit
E Mërkurë, 05.20.2009, 12:30pm

Lista e plotë e 140 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e qershorit

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, njëkohësisht kryeministër i vendit, ka publikuar zyrtarisht listën e 140 emrave, kandidatura, të kësaj partie për Legjislaturën e re që pritet të dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

 

Tiranë

 

1. Sali Berisha

2. Aldo Bumçi

3. Rajmonda Bulku

4. Bujar Nishani

5. Majlinda Bregu

6. Gerti Bogdani

7. Genti Strazimiri

8. Florian Mima

9. Ilir Rusmali

Aldo Bumçi kryetar i ri i Partisë Demokratike për degën e Tiranës
E Martë, 05.19.2009, 06:45am
Bumci mori 559 vota, kundrejt 175 vota që mori kandidati tjetër më i afërt, Gjergji Bojaxhi i ndjekur nga 41 vota që mori Lajla Përnaska. Pas shpalljes së rezultatit Bumçi falenderoi të gjithë votuesit dhe deklaroi se Tirana do të qeveriset bashkarisht me të gjitha anëtarët e kësaj dege. Bumçi urimet e para i mori nga kandidatët rivalë Bojaxhi dhe Përnaska, të cilët i uruan atij suksese në detyrën e re. Në konferencën për zgjedhjen e kryetarit të PD-së për Tiranën votuan 826 delegatë, nga të cilët 559 delegatë votuan në favor të kandidatit Bumçi. Fillimisht, kandidatët prezantuan platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e degës më të madhe të partisë qeverisëse. Kandidati për postin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike, Tiranë, Aldo Bumçi, tha gjatë punimeve të konferencës se, "Partia Demokratike e kryeqytetit do të jetë e hapur për të gjitha grupet e interesit".
Nis punimet Konferenca e PD për Tiranën
E Hënë, 05.18.2009, 02:17pm
Konferenca e Partisë Demokratike, dega Tiranë, nisi punimet të hënën në mesditë në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me pjesëmarrjen e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe drejtuesve të tjerë të lartë të kësaj partie. Kryetari aktual i degës së PD-së të Tiranës, Sokol Olldashi, në fjalën e tij e cilësoi këtë moment "një ngjarje të rëndësishme politike jo vetëm për PD-në, por për gjithë vendin". "2005-2009 është periudha më intensive në jetën politike të kryeqytetit. Dega e Tiranës ka dhënë një kontribut të qenësishëm në realizimin e premtimeve tona elektorale të vitit 2005, duke vënë në dispozicion të qeverisjes së Shqipërisë burimet njerëzore", tha Olldashi. Prej disa muajsh, tha ai, "ne kemi hyrë në procesin e riorganizimit statutor të degës dhe i gjithë ky proces dëshmon se PD mbetet në mënyrë të padiskutueshme një forcë e rëndësishme politike në vend. Janë 5 mijë qytetarë që gjatë procesit të ristrukturimit janë anëtarësuar në PD, ku 30 % janë zonja, ndërsa 2304 janë të rinj që i bashkohen PD së Tiranës". Olldashi tha se "i gjithë ky proces dëshmon vetëm një gjë: që ne do të fitojmë në Tiranë dhe kudo".
Aldo Bumçi në garë për kreun e Tiranës
E Djelë, 05.17.2009, 06:35pm

Voal-online – Bëhet e ditur se demokratët e Tiranës do të zgjedhin këtë të hënë kryetarin e tyre në një konferencë e cila do të nisë punimet në mesditë. Në garë për kreun e PD të Tiranës do të jetë ish ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, deputeti Edi Paloka dhe ndoshta deputetja Lajla Pernaska.
Mbledhja e kryesisë së Degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tiranën, e cila pritet të zhvillohet të hënën paradite do të përzgjedhë vetëm dy kandidatura që do ta vazhdojnë këtë garë. Po kështu Partia Demokratike pritet të mbledhë kryesinë të hënën në mbrëmje për të ndarë përfundimisht se më kë do të përfaqësohet në zgjedhjet e 28 qershorit. Pra pritet të miratohet lista me 140 emrat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Kryetari i LDD Nexhat Daci shprehet i shqetësuar për situatën e sigurisë në vend
E Premte, 05.15.2009, 04:24pm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka paraqitur një varg shqetësimesh që, sipas tij, janë zhvillime që drejtpërdrejtë ndikojnë në situatën e sigurisë në vend. Ai ka thënë se po bëhen vonesa në shpalljes e zgjedhjeve, siç edhe ka kritikuar institucionet në menaxhimin e situatave konfliktuoze në integrimin dhe sovranitetin e Kosovës, ngjarjet në veri dhe lindje të Kosovës, emërimi i vetëm shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, si dhe vjedhjen e pandriçuar në ndërtesën e policisë. Kryetari Nexhat Daci ka thënë është obligim kushtetues që kur ka të bëjë me shtetin e Kosovës të konsultohen edhe qytetarët, e lere më partitë parlamentare. RTK

AKR-ja thotë se El Salvadori do ta njohë Kosovën më 1 qershor
E Premte, 05.15.2009, 09:04am

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, po vazhdon lobimin nëpër vende të ndryshme të botës, të cilin e cilëson përpjekje për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën. Aktualisht ai po qëndron në vende të jugut të Afrikës - Lesotho, Kenia, Mauritius, Madagaskar dhe Ujdhesat Komore. Ndërkohë, në Prishtinë zëdhënësi Arbër Geci, tha se kryetari i AKR-së tani më ka marrë premtime nga mbreti i Jordanisë që në koordinim me Egjiptin të njohin shtetin e Kosovës. Prioritet në agjendën dhe punën e zyrtarëve të Aleancës Kosova e Re, mbetet lobimi dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë shtete, u tha sot në një takim për media të këtij subjekti politik. Zëdhënësi, Arbër Geci, bëri të ditur se lideri i AKR-së, po e vazhdon me sukses obligimin e tij kombëtar në lobimin për njohjen e Kosovës shtet. Ai njoftoi edhe për premtimet që i ka marrë lideri Pacolli për njohjen e Kosovës shtet nga vende të ndryshme të botës.

Rrritja e pjesëmarrjes së grave në Kuvend, risia e legjislaturës së ardhshme
E Enjte, 05.14.2009, 09:56am

- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike deklaroi të mërkurën në mbrëmje, se "risia e legjislaturës së ardhshme parlamentare do të jetë rritja e pjesëmarrjes së grave në Kuvendin e Shqipërisë". E ftuar në një emision televiziv, zonja Topalli u ndal te zbatimi që po gjen në Partinë Demokratike, nisma për rritjen në 30 për qind të pjesëmarrjes së grave në Kuvendin e Shqipërisë. "Për këtë çështje ka një vëmendje të madhe, veçanërisht nga Kryetari i PD-së", tha zonja Topalli, duke shtuar se "në qarqe të tilla si Tirana, Fieri, Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora etj duhet të ketë një numër më të madh grash përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë".
"Kemi pasur një numër shumë të kufizuar grash në Kuvend dhe kjo është e turpshme, sepse përfaqësimi është çështje e së drejtës....

Nga financohen partitë politike në Kosovë?
E Enjte, 05.14.2009, 08:16am
Subjektet politike në Kosovë nuk bëjnë publike burimet financiare. Projekligji që rregullon mënyrën e financimit të partive politike dhe fushatave të tyre elektorale nuk është miratuar ende nga parlamenti.

Në Kosovë ka kohë që ka filluar debati ndërmjet subjekteve politike për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, por ende nuk është organizuar ndonjë tryezë ku do të diskutohej për datën e zgjedhjeve. Presidenti Fatmir Sejdu, i cili ka mandatin e shpalljes së zgjedhjeve ka thënë, se do të fillojë shumë shpejt konsultimet me të gjitha subjektet politike dhe  më pas do të caktojë datën e zgjedhjeve lokale dhe natyrisht edhe datën e fillimit të fushatës parazgjedhore. Zgjedhjet lokale parashihet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Greqia partneri kryesor për shkëmbime tregtare të vendit me rajonin
E Mërkurë, 05.13.2009, 10:42am
Greqia vazhdon të jetë partneri kryesor i vendit tonë në tregtinë e jashtme, si për importin e mallrave të ndryshme, ashtu edhe për eksportin, me vendet e rajonit. ATSH-ja mësoi nga Instituti i Statistikave (INSTAT) se gjatë muajit mars të këtij viti, nga Greqia janë importuar 4,925 miliard lekë mallra të ndryshme, ndërsa për të tre muajt e parë të vitit kjo shifër eshte 15,272 miliard lekë, nga 10,347 miliard lekë qe ishte për të dy muajt e parë të vitit 2009. Grupmallrat kryesore të importit nga Greqia kanë qënë gjatë tre muajve të parë të këtij viti "Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike" në shumën e 6,081 miliard lekë, "Ushqime, pije e duhan" me 2,763 miliard lekë,  "Materiale ndertimi dhe metale" në shumën e 2,443 miliard lekë etj. Ndërkohë, drejt shtetit fqinj janë eksportuar gjatë marsit të 2009 mallra të ndryshme me një vlerë prej 1,284 miliard lekë, nga 729 milionë lekë gjatë dy muajve të parë të vitit, ndërsa për të tre muajt e parë të vitit kjo shifër ishte 2,508 miliard lekë. 
  » Kryetari i KQZ-së i Kosovës jep dorëheqjen
  » Edi Rama: Pas 28 qershorit do të zgjidhet përfundimisht çështja e pronës
  » PLL miraton listat e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit
  » PBDNJ zhvillon kongresin zgjedhor
  » Edi Rama nuk do të kandidojë për deputet
  » Berisha: Do të reduktohet numri i portofoleve ministrore në kabinetin e ri qeveritar
  » Edi Rama: Në procesin e afër zgjedhor shqiptarët do të kenë të drejtën e votës si brenda ashtu edhe jashtë vendit
  » Ish Kryeministri Meksi i bashkohet grupimit Poli i Lirisë
  » Berisha në Vlorë: Do të ndërtoj në qytet një aeroport dhe portin më të madh të Mesdheut
  » Në Kosovë Dita e Lirisë së Shtypit shënohet me protesta



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]