E Martë, 11.12.2019, 06:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Ramush Haradinaj: AAK-ja ka vizione dhe vlera për qeverisjen e vendit


E Shtunë, 05.02.2009, 04:59pm

RTK - Në 9 vjetorin e themelimit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se kjo parti ka vullnet politik për nxjerrjen e vendit nga kriza në të cilën, siç tha ai, e ka futur qeveria Thaçi. Haradinaj tha se AAK-ja do ta udhëheq Kosovën me vizion të qartë dhe vlera të reja perëndimore drejt integrimeve euro-atlantike. Ndërkaq, nënkryetari Blerim Shala tha se Kosova duhet të bëhet shtet i të drejtës dhe zhvillimit ekonomik. “Aleanca do ta udhëheqë Republikën e Kosovës me vizion të qartë dhe vlera të reja perëndimore, me synim të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në, ashtu sikurse edhe është vullneti i Kosovës”, ka thënë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Në përcaktimin e vijës kufitare me Greqinë është përdorur parimi i baraslargësisë
E Premte, 05.01.2009, 03:37pm

- Deklaratë për shtyp e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes -

 

ATSH/.- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë konfirmuan të premten, se "për përcaktimin e vijës kufitare me Greqinë është përdorur parimi i baraslargësisë, pra përcaktimi i një vije ndarëse me largësi të njëjtë nga të gjitha pikat e vijës bazë të shteteve bregdetare". Në një njoftim për shtyp, MPJ konstatonte me keqardhje se "nga ndonjë media vazhdon ende keqinformimi i qëllimshëm dhe abuziv mbi marrëveshjen me Greqinë për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare".  Në këtë drejtim, Ministria e Jashtme informon se "përcaktimi i koordinatave gjeografike është bërë mbi bazën e sistemit ndërkombëtar gjeodetik WGS 84, sistem botëror i koordinatave". 

Çështja Durrës-Kukës, Gjykata e Lartë rrëzon Apelin dhe Faktin
E Enjte, 04.30.2009, 06:08pm
ATSH/ Gjykata e Lartë vendosi sot të shpallë të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Faktit dhe asaj të Apelit lidhur me afatet hetimore të çështjes së rrugës "Durrës- Kukës". Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kishte bërë rekurs të  vendimit të Gjykatës së Faktit dhe Apelit që kishin shpallur të parregullt hetimin  tej afatit hetimor të  çështjen për rrugën "Durrës -Kukës".  Sipas arsyetimit të Gjykatës së  Lartë,  këto dy gjykata nuk janë  kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Gjithçka nisi në dhjetor të vitit 2008, kur mbrojtja ligjore e  ish- ministrit të  Transporteve,  sot,  ministër i Jashtëm,  Lulzim Basha, i  dyshuar për abuzime me ndërtimin e rrugës "Durrës- Kukës", iu drejtua Gjykatës së Faktit duke kundërshtuar  veprimet hetimore të prokurorisë,  pas datës 6 nëntor 2008.   
Basha: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Arabia Saudite, dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve
E Mërkurë, 04.29.2009, 06:16pm
ATSH/.- Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, vlerësoi të mërkurën, gjatë takimit me  Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z.  Abdullah Abdulazis Al-Abdulkarim, se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Arabia Saudite është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis të të vendeve.  Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se ministri Basha përshëndeti në këtë takim nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve. 
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, po të mërkurën, gjatë takimit me  Ambasadorin e ri të Malajzisë në Shqipëri, Ramli Bin NAAM, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të punuar së bashku në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis të dy vendeve.
Partitë politike në kërkim të profilizimit
E Martë, 04.28.2009, 08:46am
Evropa e Lirë - Analistët politikë kritikojnë partitë politike që ende nuk kanë gjetur profilin e tyre. Madje, sipas tyre, partitë politike në Kosovë nuk po mbrojnë interesat e qytetarëve dhe, siç thonë ata, nuk janë as demokratike. Partitë politike në Kosovë nuk kanë një profilizim të qartë të tyre. Kështu konsiderojnë analistët politikë dhe drejtuesit e Institutit Demokratik të Kosovës. Sipas tyre, në bazë të programeve dhe aktiviteteve që bëjnë partitë politike, vërehet lehtë se ato nuk dallojnë shumë për kah programet që kanë. Analisti për çështje politike, Ramush Tahiri, thotë se partitë që veprojnë sot në Kosovë, nuk po mbrojnë interesat e qytetarëve dhe nuk janë as demokratike. Edhe drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, konsideron se partitë politike në Kosovë nuk janë të profilizuara.
PD mbledh kuvendin më 23 maj
E Djelë, 04.26.2009, 02:21pm

Voal-online Agjencia NOA bën të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh mbrëmë dhe diskutoi gjerësisht për Kuvendin e ardhshëm të forcës kryesore të mazhorancës dhe programin e saj. Në mbledhjen e Kryesisë u vendos që Kuvendi i ardhshëm i Partisë Demokratike të mblidhet në datë 23 Maj 2009. Kuvendi i ardhshëm do të miratojë programin elektoral të Partisë Demokratike, program ky i cili do të përfshijë si reformat e mëdha në fushën:- Shëndetësisë; - Arsimit; - Bujqësisë; - Ekonomisë; - Punësimit. Po ashtu dhe projektet e mëdha kombëtare, akset e mëdha rrugore si dhe infrastrukturën rurale në mbarë vendin. Kryeministri Berisha do të drejtojë programin e PD si dhe do të kryesojë hartimin dhe diskutimin e tij. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha Sekretari i Përgjithshëm z.Ridvan Bode do të merret me anën organizative të Kuvendit.

Kryeministri Thaçi vizitë private në Shkup
E Shtunë, 04.25.2009, 12:32pm

Voal-online - Agjencia INA bën të ditur se Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi mbrëmë në Shkup nuk ka dhënë përgjigje të qartë lidhur me shtyerjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shkupit dhe Prishtinës. Thaçi ka qëndruar për një vizitë private në Shkup, duke takuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ate të Demokracisë së Re, Imer Selmani, duke qenë në një drekë të përbashkët. Sipas agjencisë së lajmeve INA, kryeministri kosovar në agjendën e tij ka pasur edhe takime të tjera, të cilat nuk janë zbardhur nga Thaçi. I pyetur se pse Maqedonia po shtyen vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, kryeministri Thaçi ka shtuar se “Maqedonia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ai ishte një hap i drejtë, ajo ishte një zgjidhje e mirë e mundshme midis dy popujve. Këto marrëdhënie do të rezultojnë me përparime tjera”.

Ramush Haradinaj: Gjashtëpikëshi po zbatohet
E Premte, 04.24.2009, 02:49pm

Evropa e Lirë - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si “një nga rastet më eklatante” deklaratën e kryeministrit të Kosovës, HashimThaçi se “Prishtina nuk e ka në agjendë planin gjashtëpikësh”.
“Pyetja shtrohet, a janë në Kosovë për kryeministrin pjesët e banuara me serbë? Nëse janë, atëherë duhet ta ketë në agjendë gjendjen në këto territore, sepse atje po zbatohet gjashtëpikëshi”, ka thënë lideri i opozitës, duke e cilësuar madje një situatë të këtillë si “një ofendim intelektual jo vetëm karshi politikëbërësve, por edhe qytetarëve”.
Këto komente zoti Haradinaj i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me kryetaren e Partisë “ORA”, Teuta Sahatçia. Voal-online.

Berisha: Kompanitë franceze janë të mirëpritura në Shqipëri për t'i shndërruar investimet e tyre në histori suksesi
E Premte, 04.24.2009, 02:39pm

 ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha nisi të premten vizitën e tij në Francë, me ftesë të Presidentit francez,  Nikola Sarkozi, duke marrë pjesë në Konferencën e organizuar për nder të tij në Paris, nga MEDEF, Shoqata Franceze e Biznesit dhe nga Presidenti i Këshillit të Drejtuesve të Kompanive Franceze,  Charles Paradis. Sipas burimeve të Zyrës së Shtypit të Qeverisë, gjatë fjalës së tij në këtë takim, Kryeministri Berisha ftoi investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri, duke i siguruar ata se investimi i tyre do të jetë një histori suksesi.

Socialistët përfundojnë listën e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët për deputetë
E Premte, 04.24.2009, 10:31am
Voal-online - Edhe pse shumë prej emrave të listës shumemërore tashmë janë përcaktuar, ndonëse jozyrtarisht, kriteret kanë përfunduar dhe pritet të miratohen në mbledhjen e afërt të kryesisë. Gazeta Shqiptare, cituar nga Balkanweb, njofton sot se pak prej tyre janë bërë publike nga burimet zyrtare. Kriteret më të rëndësishme dhe cilësitë që duhet të ketë një kandidat që do të jetë në listën e PS-së për deputet, kanë të bëjnë së pari me afërsinë që ai ka me këtë parti, por jo detyrimisht duhet të jetë anëtar prej vitesh i kësaj partie. Kjo, sepse shumë emra të listës do të jenë të rinj, nga shoqëria civile, persona publikë dhe që kanë krijuar një emër tashmë në profesionet që ushtrojnë. Një cilësi tjetër që duhet të ketë një kandidat, është figura e tij e pastër morale dhe mbështetja që gëzon në komunitetin ku ai pretendon të votohet, pra në rajonin ku do të jetë i renditur.
  » PS: Maxhoranca të dëgjojë zërin e opozitës për të shpëtuar zgjedhjet
  » Veton Surroi: Duhet gjetur formula për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
  » Në Shqipëri për të parë tokën që koha e harroi
  » Procesi do të jetë i gjatë
  » PSD kërkon që Kisha Ortodokse e Kosovës të ndahet nga ajo e Serbisë
  » Shpërbëhet koalicioni partiak në Preshevë
  » Ramush Haradinaj shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës
  » Intervistë e Hashim Thaçit në Radio Kosova: Sllovenia mbështetëse e fuqishme e Kosovës
  » Meta koalicion me Ramën pas zgjedhjeve
  » Vendi i merituar dhe i munguar i gjuhës shqipe në Bashkimin Evropian



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]