E Martë, 11.12.2019, 06:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Rama paraqet programin qeverisës të Partisë Socialiste
E Martë, 04.14.2009, 08:14am
Voal-online Dje kryesocialisti Edi Rama paraqiti programin qeverisës me të cilën Partia Socialiste do të dalë në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 28 qershorit.
Pogrami i përbërë nga 1000 faqe, dhe për hartimin e të cilit kanë kontribuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë nga sot do të vihet në dispozicion të çdo qytetari. Një plan me 100 masa, ide të reja, vizion të ri, zgjedhje të reja, dhe vullnet të ri për të ndryshuar Shqipërinë. Ky është programi me të cilin Edi Rama beson se PS do të niste reformimin e qeverisë dhe nxjerrjen e Shqipërinë nga kriza ku është futur, dhe që mohohet nga kryeministri Berisha, që të nesërmen e ditës që do marrë votat.
Në Uashington konferenca e organizuar nga AKR
E Hënë, 04.13.2009, 09:36am

Me temën "Kompletimi i misionit amerikan në Ballkan"

Aleanca Kosova e Re sot dhe nesër organizon në Uashington, konferencën me temën “Kompletimi i misionit amerikan në Ballkan”, me të cilën synohet sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar se pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe dhe stabilitet rajonal.  Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ekspertë e zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane.

Partitë po i vonojnë tepër listat e kandidatëve për deputetë


E Djelë, 04.12.2009, 10:56am
Voal-online - Organizata joqeveritare Transparenca Ndërkombëtare Shqipëri ose Transparency International Albania (TIA) ka shprehur sot shqetësimin për vonesat e tepëruara që po shkaktojnë partitë në përgatitjen e listave të deputetëve të ardhshëm. Është koha që pa vonesa të mëtejshme populli të njihet me kandidatët, dhe kjo të realizohet nga vetë partitë të cilat duhet të publikojnë biografitë e kandidatëve për karriget në parlament, thekson TIA. Tashmë zgjedhjet e qershorit janë afër dhe është e domosdoshme që kuvendarët e ardhshëm të ballafaqohen me zgjedhësit e tyre. Prandaj TIA kërkoi sot që partitë të mos fshehin currikulumet e kandidatëve për deputetë të ardhshëm, por të publikojnë menjëherë biografitë e tyre.
Qeveria hedh poshtë pohimet e BBCsë
E Premte, 04.10.2009, 11:04am

Voal-online - Në një lajm të dhënë sot nga Radiotelevizioni i Kosovës lidhur me disa emisione të BBC News të kohëve të fundit, me jehonë të posaçme në mediat rajonale, bëhet e ditur se qeveria ka hedh poshtë akuzat rreth këtij hetimi të bërë nga BBC ku thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjoja ka rrëmbyer civilë të cilët më pas janë keqtrajtuar dhe në disa raste janë vrarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Në njoftimin e RTKsë (Radiotelevizionit të Kosovës ), thuhet se zëdhënësi i Qeverisë Memli Krasniqi ka deklaruar se ky hulumtim i BBC është bazuar në të dhëna anonime dhe të pakonfirmuara ndërsa edhe disa gazetarë kanë rënë pre e propagandës serbe dhe pohimeve spekulative të ish kryeprokurores Karla Del Ponte.

Kompani të huaja do të asistojnë fushatën elektorale në Shqipëri
E Premte, 04.10.2009, 07:45am

Deutsche Welle - Deri tani tre parti parlamentare, PD, PS dhe LSI kanë nënshkruar kontrata me kompani të huaja të marrëdhënieve me publikun për asistencë në performancën e tyre para publikut për zgjedhjet e 28 qershorit.

Sipas ligjit fushata elektorale në Shqipëri zyrtarisht do edhe disa javë të startojë. Por faktikisht ajo ka javë që ka nisur. Politikanët kryesorë po lëvizin dhe po marrin kontakt më mbështetësit dhe simpatizantët nga njëri qytet në tjetrin, deri në komuna e fshatra. Po shpalosin programin, po bëjnë premtimet. Në selitë e partitë kryesore janë instaluar tashmë dhe ekipet e konsulencës nga agjensi e kompani të huaja, të cilat do të menaxhojnë fushatën për zgjedhjet e 28 qershorit.

Ivo Banac: Angazhimi amerikan në Ballkan i domosdoshëm
E Enjte, 04.09.2009, 07:52am
Ivo Banac, ligjërues në Universitetin Yale thotë: Nëse kjo qasje aktuale lejohet në Kosovë të vazhdojë, atëherë do të kemi situatë të njëjtë me atë të Bosnjë e Hercegovinës, aty ku tashmë është e qartë se procesi i Daytonit ka arritur në fund dhe ku diçka duhet bërë për ta kthyer prapa situatën, e cila tash është burim i mungesës së një qeverisjeje të mirë. Kjo formë e lidershipit mund të vijë vetëm nga Shtetet e Bashkuara dhe në fakt qëllimi i takimit të mbajtur në Kongres, ishte për të nënvizuar pikërisht këtë domosdoshmëri, në kohën kur administrata e Obamas është ende duke e shqyrtuar politikën e saj në rajonin e Ballkanit. Dhe, kjo është pikërisht ajo çfarë ne u përpoqëm të bëjmë.
Berisha e Sanader: NATO të zgjerohet me Bosnjen dhe Kosovën
E Mërkurë, 04.08.2009, 08:33am
Voal-online - Berisha tha se anetaresimi i dy vendeve është një ogur shumë i mbarë për Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi dhe për të gjithë rajonin. Kryeministri kroat Ivo Sanader u shpreh se Bosnja dhe Kosova duhet të hyjnë gjithashtu në NATO ashtu si Shqipëria e Kroacia. Kreu i qeverisë kroate u shpreh kështu gjatë ceremonisë zyrtare të organizuar në Selinë e NATO-s në Bruksel për ngritjen e flamurit të Shqipërisë dhe Kroacisë përkrah flamujve të 26 vendeve të tjera anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.  "Bosnjë-Hercegovina ka të drejtë gjithashtu për një të ardhme atlantike", deklaroi ai.  Po kështu edhe Kosova që "Kroacia e mbështet plotësisht", shtoi ai.
George Ivanov president i ri i Maqedonisë
E Hënë, 04.06.2009, 09:45am
Evropa e Lirë - Gjorgje Ivanov është presidenti i ri i Maqedonisë nga radhët e partisë politike në pushtet - VMRO DPMNE, ka bërë të ditur një orë pas mesnate Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, duke vlerësuar procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik. "Sipas rezultateve të para zyrtare, për presidentin e shtetit kanë votuar 42,86 për qind nga trupi i përgjithshëm elektoral. Me këtë është përmbushur censusi për zgjedhjen e presidentit," ka thënë kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor duke shpallur fitues Gjorgj Ivanovin, kandidatin e VMRO DPMNE.
KRAHËT E NATOs KËMBËT E BEsë DHE RASTI "ALBANIA"
E Hënë, 04.06.2009, 09:28am

 Nga Ramiz LUSHAJ 

 

 1. NATO, që në ditën e themelimit të saj, më 4 prill 1949, ishte dhe mbeti NATO, pasi arriti të ketë 12 shtete antare, ndërsa BE, me filologjinë e filozofinë e saj “Ju lutem, prisni pak...”(!), iu deshën 35 vjet, nga viti 1951 deri më 1986, për t’u bërë e mbetur BE, me 12 shtetet antare, të simbolizuar me 12 yjet në flamurin e identitetit të vet.

Në Strasburg gjatë Konferencës për shtyp me gazetarët

Sali Berisha: Hyrja në NATO, Pasaportë për BE


E Djelë, 04.05.2009, 04:05pm
Strasburg - Voal-online - Dje ne Konferencën për shtyp, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se hyrja e vendit në NATO është si një pasaportë me vlerë edhe për integrimin në Bashkimin Evropian. Kryeministri shqiptar e vlerëson anëtarësimin në NATO si ditën më të madhe të jetës së tij, por edhe si një arritje që garanton ecjen e shqiptarëve përkrah kombeve më të lira të planetit. Mirënjohje e përjetshme për mbështetjen e demokracisë më të madhe të botës, SHBA-në
  » Kurrë më vetëm   Nga Sali BERISHA, Kryeministri i Shqipërisë
  » Fjala e Presidentit te Republikes gjate darkes se punes per kryetaret e shteteve te NATO-s
  » Stipe Mesiç: Kosova e pavarur është realitet
  » Zgjerimi i NATO-s, siguri per Kosoven e rajonin
  » Në 60 vjetorin e saj NATO përgatitet për sfida të reja
  » Hashim Thaçi: Si kurrë më parë e ardhmja e Kosovës është e sigurt, është e ardhme evropiane
  » Berisha: "Kompania 4 mijë" të shpallen martirë të lirisë
  » Fillon përzgjedhja e ambasadorëve
  » Pacolli lobon në Lindjen e Mesme për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës
  » Dy fjalë për nostalgjikët e komunizmit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]