E Martë, 11.12.2019, 06:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Shkaqet e përçarjes së faktorit politik shqiptar në Mal të Zi
E Martë, 02.24.2009, 12:37pm

Nga Shaban PERAJ

 

Dukuria e mosçuarjes deri në fund e shumë proceseve politike të nisura mbarë, përveçse i kënaq interesat strategjike të armiqve tanë, ajo karakterizohet edhe me bekimin dhe përkrahjen e parezervë të elitës sonë politike. Se çfarë ishin pasojat politike në të kaluarën historike kjo tashmë dihet, ajo që nuk dihet për momentin është stopimi i kësaj mosçuarjeje deri në fund të amanetit të atyre që u flijuan për të mirën e kombit pa menduar fare për pasoja, dhe kjo mbetet të shikohet. Dukuritë anomale në rrethin politik të shqiptarëve në Mal të Zi të bëjnë për të qeshur (kjo më tepër nga marazi) karshi çoroditjeve të paraqitura që i ka opinioni i këtushëm shqiptar gjoja se shumë kërkesa i bëjnë sipas rekomandimeve të atyre që jetojnë e veprojnë jashtë këtyre rrethanave pa u konsultuar e pa u marrë vesh brenda vetë korpusit politik për mbarëvajtje të mirëqenies qytetare.

BE kundër mësimit me ndërresa mbi baza etnike në Strugë
E Djelë, 02.22.2009, 06:31pm
Voal-online – Bashkimi Evropian është kundër mësimit me ndërresa mbi baza etnike në gjimnazin „Niko Nestor“ në Strugë. Ky veprim, i kryer nga pushteti lokal, ka gjetur mbështetje të plotë edhe nga qeveria dhe ministria e Arsimit. “Ndarja etnike nuk është një zgjidhje e këtij problemi, ajo çfarë duhet bërë është gjetja e një zgjidhje afatgjatë që të sigurojë bashkëpunim mes nxënësve të të gjitha komuniteteve sepse vetëm në këtë mënyrë fryma e marrëveshjes së Ohrit respektohet. Për ne, ajo çfarë është e rëndësishme, kur flasim për arsimimin e fëmijëve, politika të mos përzihet sepse ne flasim për të ardhmen e fëmijëve dhe është e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ndihmuar në rikthimin e bashkëjetesës së nxënësve, gjë që kontribuon në arsimimin në baza multietnike”, ka theksuar Ervan Fuere. Ai ka shprehurgatishmërinë e tij dhe të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e këtij problemi. Ky veprim që krijon precedent tejet negativ është ndeshur edhe në reagimet e përfaqësuesit e OSBE-së në Maqedoni.
Shqipëria ka nevojë për një ligj lustracioni ku çdo qytetar të gëzojë të drejtën e informimit për dosjet e Sigurimit e të kaluarën
E Djelë, 02.22.2009, 10:26am
Konstitucionalisti Genti Ibrahimi flet për DW pas pezullimit të zbatimit të Ligjit të Lustracionit nga Gjykata Kushtetuese.  Ligji shqiptar i lustracionit - antikushtetues. Gjykata Kushtetuese, me pezullimin që i bëri në fillim të kësaj jave zbatimit të ligjit të lustracionit, i dha një përgjigje shqetësimeve të opozitës, shoqërisë civile dhe faktorit ndërkombëtar për këtë ligj.
Uidhërs: Pas dy muajsh Shqipëria është pjesë e NATO-s
E Shtunë, 02.21.2009, 05:23pm

TIRANE- Pavarësisht shqetësimeve të lindura në lidershipin e NATO-s për anëtarësimet e reja në samitin e prillit për shkak të Kroacisë, Ambasadori amerikan në Tiranë, Withers ka deklaruar fare qartë se Shqipëria do të bëhet pjesë e Aleancës. I ndodhur në një tryezë me politikanë të majtë e të djathtë, Withers ka përsëritur dy herë si për të dhënë garanci se në më pak se dy muaj, Shqipëria do të jetë pjesë e NATO-s me të drejta dhe privilegje të barabarta.
Deklarata e Withers vjen pak më shumë se një muaj përpara kohës kur pritet të mbahet dhe samiti i Strazburgut kur Shqipëria dhe Kroacia priten të bëhen anëtarë të Aleancës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjatë një takimi në Poloni me ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës ka shprehur shqetësimin për Kroacinë pas përpjekjeve në Slloveni për të ndaluar këtë proces.

Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit


E Shtunë, 02.21.2009, 08:13am
Presidenti Topi dekoroi disa personaliteteve dhe institucione, të cilët kanë qenë aktivë për rrëzimin e simboleve të komunizmit në Shqipëri. Presidenti i dorëzoi Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë "Medaljen e Artë të Shqiponjës" me motivacionin "Për kontribut të çmuar në Lëvizjen Demokratike dhe veçanërisht, në protestën e qytetarëve të Tiranës të 20 Shkurtit 1991 për përmbysjen e simboleve komuniste, si moment i rëndësishëm në ndryshimet progresive në vend. Me "Medaljen e Mirënjohjes", kryetari i shtetit dekoroi Qendrën Shqiptare për Reabilitimin e Viktimave të Traumës dhe të Torturës me motivacionin: "Për kontribut të vyer, në reabilitimin e ish-të përndjekurve politikë të mbijetuar nga traumat dhe torturat e regjimit komunist, të pjesëmarrësve në protestën e 20 Shkurtit 1991 dhe mijëra refugjatë kosovarë gjatë krizës humanitare të Kosovës".
Kur do të plotësohet shërbimi diplomatik?
E Premte, 02.20.2009, 05:25pm
Ministria e Punëve të Jashtme zotohet se së shpejti do zgjidhen bartësit për shërbimin konsullor të shtetit jashtë vendit, ndërkaq njofton se përzgjedhja e ambasadorëve të shtetit në arenën ndërkombëtare do të marrë kohë.
Ramush Haradinaj: Kosovës i duhen më shumë njohje
E Mërkurë, 02.18.2009, 07:00pm
Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i Kosovës, Ramush Hardinaj, në një intervistë për BBC-në ka thënë se Kosova akoma nuk e ka mbërritur një pozicion të duhur ndërkombëtar. Politika e dobët e saj e jashme, ka thënë Haradinaj, ka bërë që të ketë ngadalësim të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës. Intervistën me z. Haradinaj e ka realizuar kolegu Seladin Xhezairi.
Berisha i ankohet Koker për vendimin e Kushtetueses për Dosjet
E Mërkurë, 02.18.2009, 10:20am
Kryeministri Sali Berisha priti në takim Ministrin e Shtetit të Britanisë së Madhe përgjegjës për Policinë, Krimin dhe Sigurinë, z. Vernon Coaker (Koker), të cilit i ka parashtruar “ngjarjen e rëndë të ndodhur dje me Gjykatën Kushtetuese. Takimi mes dy palëve u zhvillua në Kryeministri. Gjatë takimit, Ministri Coaker u interesua për ligjin e lustracionit. Kryeministri i bëri me dije se “me numrin e dënimeve, ekzekutimeve pa gjyq dhe me gjyqe të sajuara, me gulagët dhe rastet e urisë, Shqipëria renditet me dy herë më shumë raste krimesh kundër njerëzimit, sesa të gjithë vendet e ish bllokut socialist të marra së bashku, përjashtuar Bashkimin Sovjetik”.
Axhenda e kremtimit të 1 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
E Djelë, 02.15.2009, 10:04am
Voal-online - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Hajredin Kuçi para kabinetit qeveritar prezantoi programin e festimit me 17 shkurt, bartëse të cilit janë Qeveria e Kosovës bashkërisht me Kuvendin dhe me Presidencën. Këto aktivitete do të fillojnë më datën 17 shkurt në orën 11 me një mbledhje solemne të Kuvendit të Republikës, ku do t’i adresohen Kuvendit dhe qytetarëve, presidenti, kryeministri, edhe kryeparlamentari. Po këtë ditë do të jetë një defilim për nxënësit dhe për të gjithë qytetarët, që është titulluar “Ecja në pavarësi”. 
Buxheti i Tiranës miratohet fshehtazi
E Shtunë, 02.14.2009, 09:41am
Voal-online - Lëvizja Socialiste për Integrim është tërhequr nga qëndrimi i saj, duke dhënë miratimin buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Vendimi “Për miratimin në parim të buxhetit”, është firmosur ditën e enjte nga nënkryetari i Këshillit bashkiak, Petraq Simo, me autorizimin e kryetarit Sokol Dervishaj. Siç bëjnë të ditur mediat e atjeshme, në Prefekturën e Tiranës ky dokument ka shkuar ditën e premte, gjë që është konfirmuar nga prefekti Rruzhdi Keçi. “Ditën e premte, pranë prefektit Qarku Tiranë, ka ardhur sipas procedurës ligjore vendimi i Këshillit bashkiak për miratimin në parim të buxhetit. Ai ka ardhur me firmën e nënkryetarit të autorizuar me shkrim me firmën nënshkruar nga kryetari.
  » Javën tjetër Kuvendi nis procedurën e Protokollimit të Anëtarësimit në NATO
  » Ligjvënësit opozitarë akuzojnë presidentin Sejdiu për shkelje të Kushtetutës
  » Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton numrin e deputetëve për çdo qark
  » Raportuesit e Këshillit të Europës për ligjin e dosjeve
  » Sllovenia i thotë po Shqipërisë në NATO
  » Presidenti Topi: Kërkohet më shumë nga organet parandaluese të krimit
  » Haradinaj thotë se për 90 ditë do ta integronte Mitrovicën
  » Opozita kosovare kërkon mosshtyrje të zgjedhjeve
  » Berisha në Mëngjezin e Lutjeve mes 182 liderëve të botës
  » Kryeministri Berisha në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]