E Enjte, 03.28.2024, 10:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha: "Kompania 4 mijë" të shpallen martirë të lirisë
E Martë, 03.31.2009, 09:21am (GMT+1)

Kryeministri Berisha i kërkoi dje Parlamentit që të shpallë "Martirë të Lirisë" anëtarët e grupit "Kompania 4 mijë", të cilët u vranë nga regjimi komunist shqiptar në përpjekje për të çliruar shqiptarët nga kthetrat e diktaturës. Duke folur gjatë seancës së djeshme parlamentare, ku po diskutoheshin disa amendime në ligjin e ish-të përndjekurve politikë, kreu i qeverisë theksoi se anëtarët e kësaj kompanie ishin të stërvitur dhe të sponsorizuar nga vendet anëtare të NATO-s. "Nga vitet '45, Presidenti i SHBA-së Harri Truman dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, krijuan komitetin e përbashkët. Ky komitet kishte qëllimin që t'u jepte shqiptarëve lirinë, kishte qëllim që t'i çlironte nga regjimi që sapo doli nga lufta dhe u dhunoi zgjedhjet. Ekzekutoi opozitën. Ky komitet mobilizoi resurse të mëdha, elitë intelektuale dhe politike shqiptare. Ky komitet financoi stërvitjen e qindra burrave trima shqiptarë dhe me ta kishte vetëm një qëllim: çlirimin e shqiptarëve nga diktatura", u shpreh kreu i mazhorancës. Ai tha se ky operacion, ndër më të mëdhenjtë në histori, i kryer për të rrëzuar perden e hekurt, pati fatin e keq pasi një tradhtar, sikundër ndodhi, ishte një kryeagjent rus, i cili i jepte Rusisë të gjitha detajet. "Ai mori dënimin kapital nga Britania, por ne duhet të njohim jetën, sakrificën, përpjekjen e të gjithë atyre që ranë për t`u bërë të lirë. Këta ishin nacionalistë të vërtetë, luftëtarë që luftuan katër vite kundër okupacionit dhe kur panë se Enver Hoxha po vendoste një pushtim të ri, u larguan dhe ranë në pritat e një tradhtari, që u jepte rusëve të gjitha të dhënat. Krahas shpalljes së tyre 'Martirë të Lirisë', unë i propozoj Parlamentit që të ketë një amendament për dëmshpërblimin e tyre, sepse ata ranë që ne të bëheshim të lirë", theksoi më tej kryeministri. Duke iu referuar qëndrimit të opozitës, Berisha theksoi se nuk është normale që të kalojmë në luftën e gjyshërve, sepse kjo nuk i shërben të ardhmes. "Këta që po them, po vinin nga NATO dhe ishin financuar nga Presidenti Truman. Ata erdhën për të na çliruar ne", theksoi kreu i shumicës së djathtë. Ai theksoi se ndonëse kjo veprimtari ishte flagrante me programin e paraardhëses së PS-së, Partisë së Punës, "Kompania 4 mijë" u sponsorizua tërësisht në territore të NATO-s. Berisha tha se ata erdhën në emër të lirisë dhe vlerave për të përmbysur diktatorin më të egër të Europës, Hitlerin e Pasluftës. Duke u ndalur tek amendamentet e paraqitura për votim gjatë seancës së djeshme, kreu i qeverisë e cilësoi këtë si një akt ligjor e moral, por nënvizoi se me asgjë vitet e rinisë së tyre nuk mund të dëmshpërblehen. "Me këtë vendim që marrim sot, më së shumti, ne shtojmë moralitetin e këtij Parlamenti dhe kësaj shoqërie. Mendoj se këtu duhet të jemi të bashkuar. Unë jam i vetëdijshëm se fatura është jo e thjeshtë, por shumë e rëndë, për këtë shoqëri që ata të mbikalohen. Po bëhet një akt i madh njerëzor. Një pjesë e jona këtu kemi përjetuar kohërat kur vëllai i mbyllte derën vëllait, pasi ai ishte rrënuar në burg", vijoi më tej kreu i ekzekutivit. Ai tha se është keqdashëse trillimi se po shpërblehen kriminelë lufte. "Asnjë, por përkundrazi, viktimat e krimeve të komunizmit. Le të lexojmë aktet e krimeve kundër njerëzimit. Të gjitha krimet që u kryen në emër të një regjimi dhe ideologjie të caktuar konsiderohen të tilla", vijoi Berisha. Kreu i qeverisë tha se mbrojtja e divizioneve është politika e re e PS-së. "U kthyet tek forcat e ndjekjes ju si politikë e re. Pas zgjedhjeve, kryetari juaj do të bëhet Hysni Milloshi", nënvizoi kreu i ekzekutivit.

Bode: Brenda majit, 25 milion dollarë për ish-të përndjekurit

Ministri Bode theksoi dje se amendamentet që janë paraqitur për t`u miratuar në Kuvend lidhur me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, kanë të bëjnë me zgjerimin e përfituesve. Bode ka sqaruar se këto ndahen në mënyrë të barabartë. "Qeveria ka 1 miliard të lekë reja nga fondet e miratuara, të cilat do të shpërndahen brenda këtij viti", tha Bode, duke vlerësuar se paratë janë duke u shpërndarë. Gjithashtu, Bode ka nënvizuar se një pjesë e personave janë vrarë dhe për ata që nuk arrijnë dot, për pritjen e parave ka një procedurë të përshpejtuar. Ligjërisht, tha Bode, ata kanë të drejtën e prokurës. Më tej, ligji thotë që përfitimin e merr vetëm ish-i dënuari politik, ndërsa ne u japim mundësi që të përfitojnë edhe familjarët e tij. "Ndërkohë që ne shtojmë edhe konceptin e familjarëve dhe do të vazhdojmë me shpërndarjen e fondeve ndaj tyre. Janë mbi 30 mln dollarë që për këtë shtresë ndahen brenda këtij viti. Brenda muajit maj, 25 mln dollarë do të vihen në dispozicion të kësaj shtrese. Nuk është demagogji dhe s`ka të bëjë me trillet që lëshon opozita", tha ndër të tjera Bode. RD/Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fillon përzgjedhja e ambasadorëve (03.30.2009)
Pacolli lobon në Lindjen e Mesme për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës (03.27.2009)
Dy fjalë për nostalgjikët e komunizmit (03.26.2009)
Ndërhyrja e NATOs ndryshoi historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit (03.25.2009)
Rama në Tropojë pavarësisht motit të keq (03.22.2009)
Blerim Kuçi u emërua Sekretar organizativ në AAK (03.20.2009)
Blerim Kuçi kalon nga LDK në AAK (03.20.2009)
Shembja e murit të ndarjes, ngjarja më e madhe për njerëzimin në shekullin e 20të (03.19.2009)
LSI kundër së majtës tjetër (03.17.2009)
Politikanët të ndarë në protestat (03.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]