VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIGJI I SPIUNËVE PËRSËRI PA PAJTIMIN E OPOZITË
E Hënë, 12.15.2008, 07:20pm (GMT1)

TIRANË, 15 dhjetor - Shumica kuvendore iu përmbajt sot gjatë gjithë seancës plenare parimit se miratimi i Ligjit për Pastërtinë e Figurës, i quajtur ndryshe Ligji i Dosjeve ose Ligji i Spiunëve, është i domosdoshëm dhe më nuk mund të shtyhet për më vonë. U theksua se me këtë ligj vihet në vend përfundimisht drejtësia ndaj një shtrese tejet të madhe të të burgosurve dhe të të përndjekurve politikë, e pashembullt në mbarë hapësirën e ish kampit socialist. Deputetët opozitarë thanë se ligji po miratohet për ta vënë në shërbim të interesave ditore të shumicës në pushtet. Ata thonë se ky ligj nuk prek askënd nga figurat e pozitës në Kuvend ose në qeveri.

Mediat shënojnë ndërkaq se ky ligj prek drejtpërdrejt interesat e opozitës. Ato publikojnë emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë të cilët ky ligj i largon nga detyra. Partia Socialiste e mbështetur nga shoqata e gjyqtarëve dhe prokurorëve të prekur pritet ta çojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Por edhe në këtë gjykatë gjenden gjyqtarë të cilët në kohën e komunizmit kanë shqyrtuar të paktën një çështje politike, sipas ligjeve që kanë qenë në fuqi.

Ekspertët vendës shprehin sigurinë se edhe ky Ligj, si ai i para dymbëdhjetë vjetëve, nuk do të arrië të zbatohet. Ata paralajmërojnë se menjëherë do të merren hapat e duhura ligjore për të pezulluar ligjin e spiunëve që miraton mazhoranca.(Voal-online)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.