E Premte, 03.29.2024, 09:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Fjala e Presidentit te Republikes gjate darkes se punes per kryetaret e shteteve te NATO-s
E Shtunë, 04.04.2009, 12:49pm (GMT+1)

Fjala e Presidentit të Republikës gjatë darkës së punës për Kryetarët e Shteteve anëtare të NATO-s.



3 prill 2009
Kurhaus, Baden-Baden

Të dashur miq,
Të nderuar aleatë,


Jam shumë i nderuar që marr pjesë në këtë Samit historik për NATO-n dhe shumë i lumtur që përfaqësoj vendin tim në ngjarjen e tij më të madhe në rrugëtimin e rëndësishëm drejt demokracisë dhe lirisë.

Ju falenderojmë shumë për mbështetjen që i dhatë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë tranzicion të vështirë, ne nuk do mundnim kurrë të arrinim këtu sot në se nuk do të ndjenim në hapat tona ndihmën, këshillën dhe miqësinë Tuaj. Ne provuam nëpërmjet Kartës A-3 dhe Sh.B.A. se jemi serioze dhe dimë të punojmë së bashku. Ju jemi shumë mirënjohës Zoti Sekretar i Përgjithshëm! Ju jemi shumë mirënjohës President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Ju jemi shumë mirënjohës të gjithëve!

Shqipëria e vogël vjen në këtë Samit për të pohuar vendosmërinë e saj se e meriton këtë anëtarësim. Ajo ka mbështetjen pothuajse të plotë të qytetarëve të saj, konsensusin e plotë politik dhe mediatik dhe përgjegjësinë për të përmbushur detyrimet në përballjen me sfidat e përbashkëta.

Ky anëtarësim do të ndihmojë zhvillimin e demokracisë së brendshme dhe reformat politike, ushtarake dhe ekonomike në Shqipëri, do të nxisë hapat e saj në integrimin e mëtejshëm euroatlantik. Prova e parë do të jetë zhvillimi sipas standarteve i zgjedhjeve të ardhshme politike të qershorit 2009.

Angazhimi me të drejta të plota në NATO do të rrisë cilësisht rolin aktiv dhe të moderuar të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit duke shtrirë brezin e sigurisë rajonale në kufijtë e Kosovës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë, duke krijuar një standard të ri të bashkëpunimit ballkanik dhe duke u bashkuar me hapësirën e sigurisë mesdhetare. Prania e NATO-s është një instrument për të garantuar një Kosovë shumë-etnike për të konsoliduar stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe për të ndihmuar me përvojë Forcën e sapokrijuar të Sigurisë së Kosovës.

Mendoj se përkrahja e tendencave euroatlantike të Serbisë do të kontribuojë pozitivisht duke ndaluar burimet e financimit dhe mbështetjes nga ana e Beogradit të strukturave paralele në Kosovë.

Anëtarësimi na bën të përgjegjshëm ndaj sfidave globale të Aleancës dhe më të vendosur për t'u bërë pjesë e përballjes me to dhe e zgjidhjeve politike apo ushtarake që ofron Aleanca.

Ne do t'i bashkohemi angazhimit të Aleancës ndaj politikave të reja dhe hapave që synojnë stabilizimin e Afganistanit duke shtuar një kompani tjetër në kuadër të ISAF-it, duke u shprehur të gatshëm të ofrojmë shkollim për studentët afganë në fushën e mjekësisë dhe duke u përpjekur, së bashku me qeverinë afgane, të gjejmë prioritetet e bashkëpunimit në fusha të tjera. Për të arritur progres të qëndrueshëm, është thelbësor qëndrimi gjithëpërfshirës ndaj të gjitha aspekteve. Për këtë arsye, Shqipëria mbështeti zhvillimin e konferencës për Afganistanin më 31 mars.

Shqipëria shpreson dhe dëshiron që Rusia të angazhohet në dialogun NATO-Rusi me dëshirën e mirë dhe frymë bashkëpunuese. Shqipëria mendon se përfitimi pragmatik nga angazhimi i Rusisë nëpërmjet Këshillit NATO-Rusi do të jetë i mirëpritur vetëm nëse nuk është në kurriz të parimeve e vlerave themelore të Aleancës.

Qëllimet e Aleancës për një të ardhme më të sigurt dhe për një siguri më të qëndrueshme dhe afatgjatë, për një mbrojtje kolektive na bëjnë të qëndrojmë më fort të lidhur ndaj vlerave të përgjithshme dhe parimeve të demokracisë për zhvillimin dhe mirëqenien e kombeve tona.

Kontributi i Shqipërisë, anëtare e re e Aleancës, do të bëhet pjesë e qëllimit të reformës në Selinë e NATO-s për të dhënë rezultatin e përbashkët të kërkuar nëpërmjet përdorimit efikas të burimeve njerëzore dhe financiare. Ne do të përqafojmë konceptet e startegjisë së Aleancës për të përballuar së bashku me sukses sfidat e vështira që kemi përpara.

Ju falemnderit!



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Stipe Mesiç: Kosova e pavarur është realitet (04.04.2009)
Zgjerimi i NATO-s, siguri per Kosoven e rajonin (04.03.2009)
Në 60 vjetorin e saj NATO përgatitet për sfida të reja (04.02.2009)
Hashim Thaçi: Si kurrë më parë e ardhmja e Kosovës është e sigurt, është e ardhme evropiane (03.31.2009)
Berisha: "Kompania 4 mijë" të shpallen martirë të lirisë (03.31.2009)
Fillon përzgjedhja e ambasadorëve (03.30.2009)
Pacolli lobon në Lindjen e Mesme për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës (03.27.2009)
Dy fjalë për nostalgjikët e komunizmit (03.26.2009)
Ndërhyrja e NATOs ndryshoi historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit (03.25.2009)
Rama në Tropojë pavarësisht motit të keq (03.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]