VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - George Ivanov president i ri i Maqedonisë

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
George Ivanov president i ri i Maqedonisë
E Hënë, 04.06.2009, 09:45am (GMT+1)

Menjëherë pas kësaj, presidenti i ri i shtetit, Gjorge Ivanov, në një atmosferë festive, pasi ka falënderuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë për mbajtjen e zgjedhjeve në frymë demokratike, ka theksuar se do të angazhohet për një të ardhme evropiane për Maqedoninë.

"Mbi 400 mijë votues, me votën e tyre më kanë obliguar për ndërtimin e një të ardhmeje evropiane - një të ardhme për Maqedoninë pa viza Shengen dhe një Maqedoni anëtare të NATO-s", ka deklaruar Ivanov, duke shtuar se do të fokusohet që nga dita e parë e punës në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

"Me organizimin e zgjedhjeve me standard të lartë demokratik, ka fituar para së gjithash Maqedonia. Qytetarët e dhanë me sukses provimin demokratik", tha kryeministri Nikolla Gruevski, duke shpallur fitore dhe në 54 komuna të Maqedonisë.

Rezultatin e zgjedhjeve e ka pranuar opozita maqedonase Lidhja Social-demokrate.

"LSDM, si çdoherë, pranon vullnetin e shprehur të qytetarëve, por më duhet të theksoj se zgjedhjet ishin të qeta, por aspak demokratike, për shkak të presionit permanent të ushtruar nga partia në pushtet ndaj votuesve", ka deklaruar kryetari i opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

Ndërkaq, në komunën me shumicë shqiptare, në Tetovë, në sheshin e qytetit fitoren e ka festuar kandidati i opozitës nga Partia Demokratike Shqiptare, Sadi Bexheti.

"Ia kthyet Tetovën tetovarëve. Merita ju takon juve, ngase ju sot mundët Qeverinë e Maqedonisë", ka thënë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ndërkaq, kandidati i pavarur, Rufi Osmani, ka shënuar fitore të thellë në Komunën e Gostivarit.

Struga do të udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Ramiz Merko, ka bërë të ditur shefi i shtabit zgjedhor nga kjo parti, Gëzim Ostreni, duke shpallur fitore në më shumë komuna shqiptare: Çairi, Tearca , Bogovinë, Brvenica, Vrapçishti, Likova, Dibra, Zajazi, Osllomea, Pllasnica dhe Saraji.

Ndërkohë, pasi ka shpallur fitoren në Komunën e Haraçinës, Sulejman Rushiti, nga Demokracia e Re, tha se partia e tij si subjekt i ri politik ka kontribuar në instalimin e demokracisë në shoqërinë shqiptare.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRAHËT E NATOs KËMBËT E BEsë DHE RASTI "ALBANIA" (04.06.2009)
Në Strasburg gjatë Konferencës për shtyp me gazetarëtSali Berisha: Hyrja në NATO, Pasaportë për BE (04.05.2009)
Kurrë më vetëm   Nga Sali BERISHA, Kryeministri i Shqipërisë (04.05.2009)
Fjala e Presidentit te Republikes gjate darkes se punes per kryetaret e shteteve te NATO-s (04.04.2009)
Stipe Mesiç: Kosova e pavarur është realitet (04.04.2009)
Zgjerimi i NATO-s, siguri per Kosoven e rajonin (04.03.2009)
Në 60 vjetorin e saj NATO përgatitet për sfida të reja (04.02.2009)
Hashim Thaçi: Si kurrë më parë e ardhmja e Kosovës është e sigurt, është e ardhme evropiane (03.31.2009)
Berisha: "Kompania 4 mijë" të shpallen martirë të lirisë (03.31.2009)
Fillon përzgjedhja e ambasadorëve (03.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]