VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berisha e Sanader: NATO të zgjerohet me Bosnjen dhe Kosovën
E Mërkurë, 04.08.2009, 08:33am (GMT1)

Voal-online - Në përfundim të ceremonisë së ngritjes së flamurit në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Bruksel, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri kroat Ivo Sanader dhanë një konferencë për shtyp për përfaqësuesit e medias shqiptare, kroate dhe të shtypit ndërkombëtar, në një nga sallat për shtyp në selinë e NATO-s.
Berisha tha se "anetaresimi i dy vendeve është një ogur shumë i mbarë për Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi dhe për të gjithë rajonin. Për sa i përket problemit të emrit dhe diskutimit që ekziston midis dy vendeve, Maqedonisë dhe Greqisë, Berisha tha se shpresojmë që ky problem të zgjidhet në interesin më të mirë të të dy vendeve dhe të mbarë rajonit. I pyetur se se si do të përzgjidhet stafi që do të punojë tashmë në NATO kryeministri Berisha sqaroi se Shqipëria nuk do të kursejë asgjë për t'i dhënë mbështetjen përfaqësisë së saj ne Bruksel , që të përmbushë të gjithë detyrimet që rrjedhin nga përfaqësimi i Shqipërisë si anëtare e plotë në NATO.
Kryeministri kroat Ivo Sanader u shpreh se Bosnja dhe Kosova duhet të hyjnë gjithashtu në NATO ashtu si Shqipëria e Kroacia. Kreu i qeverisë kroate u shpreh kështu gjatë ceremonisë zyrtare të organizuar në Selinë e NATO-s në Bruksel për ngritjen e flamurit të Shqipërisë dhe Kroacisë përkrah flamujve të 26 vendeve të tjera anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.  "Bosnjë-Hercegovina ka të drejtë gjithashtu për një të ardhme atlantike", deklaroi ai.  Po kështu edhe Kosova që "Kroacia e mbështet plotësisht", shtoi ai.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.