VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Partitë po i vonojnë tepër listat e kandidatëve për deputetë


E Djelë, 04.12.2009, 10:56am (GMT1)

Voal-online - Organizata joqeveritare Transparenca Ndërkombëtare Shqipëri ose Transparency International Albania (TIA) ka shprehur sot shqetësimin për vonesat e tepëruara që po shkaktojnë partitë në përgatitjen e listave të deputetëve të ardhshëm. Është koha që pa vonesa të mëtejshme populli të njihet me kandidatët, dhe kjo të realizohet nga vetë partitë të cilat duhet të publikojnë biografitë e kandidatëve për karriget në parlament, thekson TIA. Tashmë zgjedhjet e qershorit janë afër dhe është e domosdoshme që kuvendarët e ardhshëm të ballafaqohen me zgjedhësit e tyre. Prandaj TIA kërkoi sot që partitë të mos fshehin currikulumet e kandidatëve për deputetë të ardhshëm, por të publikojnë menjëherë biografitë e tyre. Është tejet e domosdoshme që kandidatët gjithashtu të bëjnë publike pasuritë e tyre.  "Vonesa dëmton demokracinë brenda partive," theksohet në deklaratën e bërë nga TIA. "Lustrimi i parlamentit është vetë transparenca e CV-ve të kandidatëve", ngulmoi më tej Tranparency International Alabania. Mediat e Tiranës nënvizojnë se thirrja drejtuar partive për këtë temë nuk është e para nga ana e TIA. "Për të disatën herë TIA u ka bërë thirrje partive të publikojnë biografitë e kandidatëve që zgjedhin për deputet, në mënyrë që populli para se të japë verdiktin të njihet me personat që duhet të zgjedhë," shkruajnë ato.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.