VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rama paraqet programin qeverisës të Partisë Socialiste
E Martë, 04.14.2009, 08:14am (GMT1)

Voal-online Dje kryesocialisti Edi Rama paraqiti programin qeverisës me të cilën Partia Socialiste do të dalë në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 28 qershorit.
Pogrami i përbërë nga 1000 faqe, dhe për hartimin e të cilit kanë kontribuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë nga sot do të vihet në dispozicion të çdo qytetari. Një plan me 100 masa, ide të reja, vizion të ri, zgjedhje të reja, dhe vullnet të ri për të ndryshuar Shqipërinë. Ky është programi me të cilin Edi Rama beson se PS do të niste reformimin e qeverisë dhe nxjerrjen e Shqipërinë nga kriza ku është futur, dhe që mohohet nga kryeministri Berisha, që të nesërmen e ditës që do marrë votat.
"Ndryshe nga çfarë kemi parë dhe cfarë është bërë deri sot është një program qeverisës, një instrument pune që do të thotë që jemi të pagatitur që qysh nga dita e marrjes së mandatit të formojmë një qeveri të strukturuar dhe të orientuar përmes këtij programi. Është thembra e Akilit sot për Shqipërinë dhe nesër për qeverinë e re"  tha kryetari i Partisë Socialiste para gazetarëve.
Rama tha se programi parasheh një politkë të re për arsimin si garanci për punësimin, mjë politikë të re për fshatin, si garanci për sovranitet ushqimor dhe punësim, një politikë shëndetsorës të re, një politikë mjedisore të re, një politikë të re për turizmin, për kohezionin social e territorial të vendit.
 Ndryshe nga programi i cili tashmë është gati dhe nga sot çdo qytetar mund ta ketë në dispozicion, ende nuk është gati lista e deputetëve socialiste me të cilën kjo parti do të prezantohet në zgjedhjet e 28 qershorit.
"Lista e deputetëve nuk janë në rendin e ditës. Do paraqitet në kohën e duhur dhe në vendin e duhur para rënies së gongut të fushatës elektorale"- iu përgjigj Rama pyetjes së gazetarëve duke shtuar se "Programi nuk parasheh asnjë rritej takse" .
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen më 28 qershor dhe janë kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE. PS është partia e parë që bëri prezantimin e programit me të cilin do të hyjë në këto zgjedhje.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.