VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vendi i merituar dhe i munguar i gjuhës shqipe në Bashkimin Evropian

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Vendi i merituar dhe i munguar i gjuhës shqipe në Bashkimin Evropian
E Martë, 04.14.2009, 11:40am (GMT+1)

1. Bashkimi Europian është më se i vonuar me Shqipërinë përsa i përket, jo vetëm dhënies së statusit të vendit kandidat, por edhe antarësimit të saj, nisur edhe nga  fakti se gjuha jonë kombëtare e zyrtare, Shqipja, e lashtë sa vet toka, historia e kultura e Europës, është e vetmja gjuhë në kontinentin europian, e mbetur jashtë BE-së, ndërkohë që mund të ishte prej kohësh një ndër gjuhët zyrtare të tij, të paktën në njërin prej tre zgjerimeve të tij: më 1995, 2004 apo më 2007.

Nga Trungu i Gjuhëve Indo-Europiane, (pa përfshirë Bashkësinë e Shteteve të Pavarura CIS), të gjitha gjuhët, si familje apo degë më vete, janë gjuhë zyrtare të Bashkimit Europian.

 Nga familja e gjuhëve romane kanë hyrë, si Anglishtja: Mbretëria e Bashkuar (1951), Republika e Irlandës (1973) e Malta (2004); Frengjishtja: Franca (1951), Belgjika (1951) e Luksemburgu (1951);  Italishtja: Italia (1951); Spanjolle: Spanja (1986); Portugeze: Portugalia (1986); Rumanisht: Rumania (2007).

Nga familja e gjuhëve gjermanike kanë hyrë, si Gjermanishtja: Gjermania Perëndimore (1951), Gjermania Lindore, përndryshe: Republika Federale e Gjermanisë (1990), Belgjika (1951), Luksemburgu (1951) e Austria (1995); Hollandisht: Hollanda (1951), Belgjika (1951); Danisht: Danimarka (1973), Suedisht: Suedia (1995) e Finlanda (1995).

Nga familja e gjuhëve sllave kanë hyrë gjuhët, si Cekisht: Republika Ceke (2004); Sllovenisht: Sllovenia (2004), Polonisht: Polonia (2004); Bullgarisht: Bullgaria (2007); Sllovakisht: Sllovakia (2004).

Përveç këtyre tre familjeve kryesore, me degëzime e shtrirje gjeografike të madhe mbi 90 për qind, që i kanë gjuhë zyrtare mbi 90 për qind e popullsisë së BE-së, nga Trungu i Gjuhëve Indo-Europiane kanë hyrë edhe familja e gjuhëve balltike dhe familja e gjuhëve kelte. Nga gjuhët balltike renditen Letonishtja: Lituania (2004) dhe Lituanishtja: Lituania (2004), ndërsa nga gjuhët kelte janë Irlanidishtja: Republika e Irlandës (e antarësuar më 1973 dhe si gjuhë zyrtare më 2007) dhe Mbretëria e Bashkuar ( Irlanda e Veriut); gjuhët si Skoceze e Uellsiane si gjuhë kombtare në Mbretërinë e Bashkuar (Skocia e Uellsi), që kanë status të vecantë në BE.

Si degë më vete është edhe Greqishtja, gjuhë zyrtare në Greqi (1981) dhe në Qipro (2004), kjo e fundit ka gjuhë zyrtare edhe Turqishten.

Shqipja, në Trungun e Gjuhëve Indo-Europiane, është degë më vete dhe mbetet e vetmja gjuhë e pa status në BE, sepse Republika e Shqipërisë ende nuk e ka marrë as statusin e vendit kandidat e, për më e pakuptueshme dhe e papranueshme, i thuhet që të presë ende, përtej Presidencës Ceke, e, sipas disa zërave edhe pertej Presidencës Suedeze, ndërsa për antarësim mendohet që të presin vite e vite, ndoshta, më e afërta, 2014-ta(!).

Prandaj, jo vetëm statusi kandidat, por edhe antarësimi sa më i shpejtë i Shqipërisë në BE, nuk është as privilegj dhe as sakrificë, por detyrë e paplotsuar e kohës nisur nga realiteti historik, sepse realiteti i ri gjeo-strategjik, politik e kulturor i Europës e Botës e kërkon edhe Shqipen në Bashkimin Europian.

 

2. NATO, si organizatë politiko-ushtarake, vërtetë i ka dy gjuhë zyrtare, Anglishten e Frengjishten, por gjatë 6 dekadave të saj, nga 4 prilli 1949 deri më 4 prill 2009, me antarësimin e Shqipërisë, i ka të përfaqësuara në gjirin e vet të gjitha familjet e degët e vecanta të Trungut të Gjuhëve Indo-Europiane.

Edhe Bashkimi Europian është organizatë politike, ekonomike e tregtare dhe komunitet vlerash, por e ka lënë jashtë politikave të tij Gjuhën Shqipe, ndonëse e ka të Trungut të vet Indo-Europian, të hapësires gjeo-politike kontinetale të tij. Mos vlerësimi parësor për Shqipen,  si kriter politik nga BE, ka edhe anën tjetër të medaljes: duhet parë me përparësi edhe si pjesë e komunitetit të vlerave të tij.

Së pari: Gjuha Shqipe, e prejardhur nga ajo pellazgo-ilire, është nga gjuhët më të vjetra të Europës, biles para shumë gjuhëve zyrtare të Bashkimit Europian, që hodhën rrenjë e lëshuan degë dhe morën hapësira gjeo-politike europiane pas lindjes së Krishtit, si disa nga gjuhët sllave, uralike e altaike, etj.

Së dyti: Shqipja zenë vendin e 79-të në botë, ndër 300 gjuhët që i flasin mbi 1 milionë banorë, ndërkohë që në këtë tregues vetëm 12 gjuhë zyrtare të Bashkimit Europian janë para saj, si  ajo Angleze, Frenge, Spanjolle, Gjermane, Italiane, Polake, Rumune, Hollandeze, Greke, Hungareze, Ceke e Suedeze.

Së treti: Gjuha Shqipe është gjuhë zyrtare e vetme në Republikën e Shqipërisë, gjuhë zyrtare ( e para për nga popullsia) në  Republikën e Kosovës, gjuhë zyrtare e dytë në Republikën e Maqedonisë.

Nisur nga ky tregues, Gjuha Shqipe, si gjuhë zyrtare në 3 shtete ballkanike, po të krahasohet me gjuhët zyrtare në BE, zenë vend pas gjermanishtes, anglishtes, frengjishtes.

Së katërti: Trungu i Gjuhëve Indo-Europiane, (bashkë me familjen Indo-Iraniane, etj. dhe degë të vecanta si Armenishtja, Anatolianishtja (Hittët), etj.) ka 449 gjuhë, ku Gjuha Shqipe renditet e 406-ta, cka do të thotë se për nga shtrirja territoriale e numri i shqipfolësve të saj, merr një rëndësi të vecantë.

Përveç kësaj, me nënshkrimin e Kartës Europiane për Gjuhët e Regjioneve e Minoriteteve, disa shtete europiane e njohin ligjërisht Shqipen si gjuhë lokale, etj. si Republika e Serbisë ( 15 shkurt 2006) njeh Shqipen në Luginën e Preshevës (në tre komunat shqiptare si Preshevë, Bujanov e Medvegjë), etj.; Republika e Malit të Zi (15 shkurt 2006) njeh Shqipen në disa komuna si në Ulqin, etj.; Rumania ( 24 tetor 2007) njeh Shqipen si gjuhë në përdorim për diasporen shqiptare në këtë vend.

Italia, si vend anëtar themelues i BE-së, këto kohët e fundit, e ka njohur Arbërishten e ngulimeve shqiptare në disa zona të saj, si një nga gjuhët e minoriteteve në listen e Bashkimit Europian.

Greqia, si vend anëtar i BE-së dhe fqinj i Shqipërisë, pavarësisht se BE i ka apeluar disa herë, nuk po e ndjek shembullin e Italisë, që ta rendisë Arvanishten në listen e gjuhëve të minoriteteve të Bashkimit Europian, pamvarësisht faktit se Krahina e Camërisë Shqiptare ka Shqipen gjuhë të tokës e të tamblit të vet amtar.

 

3. Në Bashkimin Europian, ndër 27 shtetet antare të tij, disa nuk i kanë gjuhët zyrtare nga Trungu i Gjuhëve Indo-Europiane, si Hungaria në Europën Qëndrore, Finlanda në ishullin Skandinav e Estonia në hapësirat Balltike, që hyjnë në gjuhët Fino-Ugrike dhe shteti ishullor i Maltës në Mesdhe, me gjuhën malteze, hynë në gjuhët  semetike.

Në gjuhët e regjioneve e minoriteteve, disa shtete europiane kanë më përparësi në Bashkimin Europian se Gjuha Shqipe në Ballkan, si  ajo Armene në 4 shtete si Bullgari, Qipro, Hungari e Poloni; ajo Serbe në Austri, Hungari, Gjermani, Rumani e Slloveni; ajo Kroate në Austri, Republikën Ceke, Hungari, Itali, Sllovaki e Slloveni; ajo Boshnjake në Austri, Gjermani e Slloveni; etj.

Kur e trajtojmë cështjen e Gjuhës Shqipe në listën e gjuhëve zyrtare apo të regjioneve e minoriteteve të Bashkimit Europian, kam parasysh se nuk po flas për ngulimet ilire në kohën e Aleksandit të Madh, në pllajën e Hundëzës (2300-2700 m. Mbi nivelin e detit), në Nuristanin e Pakistanit (me mbi 50 mijë banorë), aty ku takohen Afganistani, Pakistani,Kina e Taxhikistani, të cilët ende flasin dialektin e tyre Burrushesku (Gjuha e Burrave), me rrënjë e gjurmë të Shqipes.   Realisht kam parasysh se po flasim për një vend europian si Shqipëria, për një gjuhë të vecantë në Europë e me peshë territoriale e popullsie në Ballkan, që ka fqinjë tokësorë Greqinë e fqinjë detar Italinë antare të Bashkimit Europian, që meriton vëmendje e përparësi, duke e antarësuar vendin tim, Shqipërinë, në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Çështja shtrohet thjeshtë: Shqipja  e Shqiptarëve në Ballkan kur do të zerë vendin e merituar në gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian, që materialet dokumentare të BE-së të kenë fatin historik të përkthehen edhe në Gjuhën Shqipe, që Shqipëria të jetë antare e BE-së.

Ndërsa ngre çështjen e përdorimit zyrtar të Shqipes në BE kam parasysh edhe faktin tjetër, se një vend i porsa pranuar në BE, Bullgaria ballkanike, në vitin 2007, e ngriti problem edhe përdorimin e një germe ( shqiptimin e saj) të fjalës "Euro" për t'u shqiptuar sipas gjuhës bullgare "Evro" në të gjitha përkthimet, në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së. Bullgaria kërcenoi me veto-n e saj. Ndaj u gjet kompromisi: në dokumentet zyrtare të BE-së, të përkthyera në gjuhën bullgare, të mos shkruhet fjala e plotë "Euro" as në variantin roman e as në variantin bullgar "Evro", por thjeshtë vetëm kodi i saj bankar ndërkombëtar "Eur", cka, kjo, i mundësoi edhe Malit të Zi të nënshkruante MSA me BE më 15 tetor 2008, etj.

Kur diplomacia e politika e BE ndërhyn e zgjidhë problematika edhe për një gërmë alfabeti gjuhësor, atëherë a mund të bëjnë më shumë e më shpejt edhe për t'i dhënë  Gjuhës Shqipe vendin e merituar e të munguar në BE, duke e pranuar Republikën e Shqipërisë, me procedura të përshpejtuara, jo vetëm si vend kandidat, por edhe antar të tij?!

      

                                                                  Ramiz  LUSHAJ

                                             Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare

                                             të Studimeve Amerikane e Britanike,

                                                                 TIRANË

 

Tiranë, më 13.04.2009
Ramiz Lushaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rama paraqet programin qeverisës të Partisë Socialiste (04.14.2009)
Në Uashington konferenca e organizuar nga AKR (04.13.2009)
Partitë po i vonojnë tepër listat e kandidatëve për deputetë (04.12.2009)
Qeveria hedh poshtë pohimet e BBCsë (04.10.2009)
Kompani të huaja do të asistojnë fushatën elektorale në Shqipëri (04.10.2009)
Ivo Banac: Angazhimi amerikan në Ballkan i domosdoshëm (04.09.2009)
Berisha e Sanader: NATO të zgjerohet me Bosnjen dhe Kosovën (04.08.2009)
George Ivanov president i ri i Maqedonisë (04.06.2009)
KRAHËT E NATOs KËMBËT E BEsë DHE RASTI "ALBANIA" (04.06.2009)
Në Strasburg gjatë Konferencës për shtyp me gazetarëtSali Berisha: Hyrja në NATO, Pasaportë për BE (04.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]