VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Meta koalicion me Ramën pas zgjedhjeve
E Enjte, 04.16.2009, 07:43am (GMT1)

Voal-online Siç bën të ditur Zëri i Amerikës, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI, Ilir Meta, vizitoi Uashingtonin, me synimin për të kërkuar më shumë vëmendje dhe për të ngritur disa shqetësime lidhur me procesin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Në një intervistë të drejtpërdrejtë për programin televiziv "Ditari", z. Meta diskutoi për hapësirat e mundshme të një bashkëpunimi të të majtëve. Ai tha se mbetet e hapur, që pas zgjedhjeve, të bëhet pjesë e koalicionit me Partinë Socialiste dhe se raporti i LSI-PS është i rëndësishëm dhe shumë më tepër se sa me një individ. Z. Meta tha gjithashtu se dështimi i zgjedhjeve të 28 Qershorit do të ishte një dështim i madh për demokracinë shqiptare, por edhe për investimin që NATO dhe SHBA bënë në Shqipëri, duke mbështetur aspiratën e popullit shqiptar për t'u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.