VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Intervistë e Hashim Thaçit në Radio Kosova: Sllovenia mbështetëse e fuqishme e Kosovës

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 05:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Intervistë e Hashim Thaçit në Radio Kosova: Sllovenia mbështetëse e fuqishme e Kosovës
E Enjte, 04.16.2009, 05:33pm (GMT+1)

"Slloveninë e kemi pasur mbështetëse të fuqishme edhe për shpalljen e Kosovës shtet edhe për procesin e njohjeve, siç do të jetë edhe tani në procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Me hapjen e ambasadës në Slloveni do të thellohen raportet ndërshtetërore, si dy vende mike dhe si dy popuj miq, me perspektivë të sigurt euro-atlantike", thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, kryeministri Hashim Thaçi.

 

Radio Kosova: Z. Kryeministër, a mund të na thoni, cila është rëndësia e vizitës tuaj në Slloveni ?
Hashim Thaçi: Rëndësia e vizitës në Slloveni, është e një theksi të veçantë.
Është një vizitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit Slloven, pra një bashkëpunimi të gjithanshëm. Në kuadër të saj edhe takimi i sotëm me presidentin, Danilo Turk, ishte në shërbim të falënderimit të shtetit slloven për mbështetjen e plotë të Kosovës, për progresin e arritur në Kosovë. Gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mes të Kosovës dhe Sllovenisë, në të gjitha segmentet institucionale. Sllovenia është vend i NATO-s, dhe i Bashkimit Evropian. Qëllimi dhe vizioni i Kosovës, është gjithashtu që të jemi pjesë e familjes evropiane, pra edhe në strukturat euro-atlantike të NATO-s, dhe BE-së. Ishte një këmbim i eksperiencave si dy vende. Besoj se ky bashkëpunim, vetëm do të thellohet dhe do të njeh vetëm avancim.

Radio Kosova: Z. Kryeministër, ju potencuat faktin që Sllovenia është në NATO dhe në BE. A mund të na thoni më konkretisht si dhe sa mund ta ndihmojë Kosovën Sllovenia, në procesin e integrimit dhe sidomos në procesin e njohjes së Kosovës?
Hashim Thaçi: E para, Kosova mund ta ndihmojë vetveten duke i kryer obligimet e veta që dalin. Edhe nga presidenti slloven Danillo Turk, është përshëndetur suksesi dhe progresi që ka arritur Kosova në vitin e parë të pavarësisë, me 57 njohje dhe në prag të anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.
Njohjet tjera, do të vijnë. Ishte konkludim i përbashkët, se Kosova shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, ka sjellur më tepër rend demokratik në Kosovë, ka sjellur më tepër paqë, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal dhe frymë euro atlantike, për të gjithë rajonin. Natyrisht, Sllovenia mund ta luaj rolin e vet aktiv siç e ka luajtur deri më tani. Slloveninë e kemi pasur mbështetëse të fuqishme edhe për shpalljen e Kosovës shtet edhe për procesin e njohjeve, siç do të jetë edhe tani në procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euro atlantike. Komuniteti i Biznesit Slloven, është ai që më së shumti ka investuar në Kosovë. Unë edhe njëherë rikonfirmova mbështetjen e plotë dhe inkurajimin e Komunitetit të Biznesit Slloven, për të qëndruar dhe investuar në Kosovë sepse ka siguri dhe garanci nga institucionet e Kosovës. Kemi krijuar një klimë dhe ambient shumë të qëndrueshëm për biznesin ndërkombëtar në Kosovë. Kosova së shpejti do ta hap edhe ambasadën e vet këtu në Slloveni dhe do të thellohen raportet tona ndërshtetërore, si dy vende mike dhe si dy popuj mik, me perspektivë të sigurt euro atlantike.


Radio Kosova: Gjatë vizitës në Slloveni, ju do të takoheni edhe me homologun tuaj atje. A mund të na thoni, në cilat fusha mund të pritet një intensifikim i bashkëpunimit në mes dy vendeve tona ?
Hashim Thaçi: Kjo është një vizitë zyrtare në kuptimin bilateral. Takimi edhe me presidentin Danilo Turk edhe me kryeministrin Borut Pahor, do të shkojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit tonë institucional. Është me interes që ky bashkëpunim, këto kontakte, të vazhdojnë. Z. Danillo Turk, do ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt, me ftesën e presidentit Sejdiu. Besoj gjithashtu se edhe takimi me kryeministrin Pahor, do të shkojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit tonë. Është me interes të veçantë dhe theksoj se të gjitha ministritë apo ministrat përkatës, të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Sllovene, janë në kontakt të vazhdueshëm. Mbajnë takime të rregullta edhe në Prishtinë edhe në Lubjanë. I këmbejnë përvojat e tyre në interes të vendeve dhe popujve të tyre dhe perspektivës evropiane. Kështu që, do të kemi vetëm thellim bashkëpunimi dhe vazhdim të kontakteve por, edhe njohje të ndërsjella në kuptimin e avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj Sllovene.

Radio Kosova: Z. Kryeministër, më lejoni për fund t'ju bëj një pyetje që nuk lidhet drejtpërdrejt me vizitën tuaj në Slloveni. Jemi vetëm një ditë para dorëzimit të dosjes së Kosovës për Pavarësinë, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. A është Kosova plotësisht e përgatitur për këtë proces ?
Hashim Thaçi: Unë nuk dëshiroj ta politizoj këtë proces. Kosova është plotësisht, qind për qind, e përgatitur në kuptimin profesional, politik, vendor, institucional dhe ndërkombëtar. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Meta koalicion me Ramën pas zgjedhjeve (04.16.2009)
Vendi i merituar dhe i munguar i gjuhës shqipe në Bashkimin Evropian (04.14.2009)
Rama paraqet programin qeverisës të Partisë Socialiste (04.14.2009)
Në Uashington konferenca e organizuar nga AKR (04.13.2009)
Partitë po i vonojnë tepër listat e kandidatëve për deputetë (04.12.2009)
Qeveria hedh poshtë pohimet e BBCsë (04.10.2009)
Kompani të huaja do të asistojnë fushatën elektorale në Shqipëri (04.10.2009)
Ivo Banac: Angazhimi amerikan në Ballkan i domosdoshëm (04.09.2009)
Berisha e Sanader: NATO të zgjerohet me Bosnjen dhe Kosovën (04.08.2009)
George Ivanov president i ri i Maqedonisë (04.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]