VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ramush Haradinaj shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës
E Shtunë, 04.18.2009, 11:18am (GMT1)

Voal-online - Me motivacionin për kontribut të shquar në luftën për çlirimin e Kosovës dhe fitoren e pavarësisë së saj, kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime në një ceremoni të veçantë të organizuar enkas me këtë rast, i ka dorëzuar ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj titullin qytetar nderi. Bime tha se përpjekjet e Haradinajt në luftën për çlirimin e Kosovës janë mjaft të rëndësishme, çka ka bërë që figura e tij të mbetet në memorien e çdo shqiptari, për shkak të kontributit me vlerë që ai ka dhënë për Kosovën.
Ky nderim është zhvilluar gjatë një vizite të Ramush Haradinaj në qytetin e Gjirokastrës, ku vetë ky i fundit e ka cilësuar këtë ditë si të shënuar në jetën e tij.
"Nderimin që më bëhet mua sot" - ka theksuar Haradinaj "po e marr si një investim të përbashkët për atë çka do të ndërtojmë në të ardhmen". Haradinaj e ka cilësuar këtë titull si një nderim ndaj të gjithë pjesëmarrëse te UÇK-se dhe vet popullit te Kosovës. Ai ka falënderuar autoritetet e Gjirokastrës dhe ka ofruar mundësi bashkëpunimi mes këtij qyteti dhe qyteteve të Kosovës.

Ndërsa në vazhdim të kësaj ceremonie, të pranishmit kanë asistuar në një koncert artistik me grupe të këngës popullore dhe këngëtarë gjirokastritë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.