VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shpërbëhet koalicioni partiak në Preshevë
E Djelë, 04.19.2009, 10:52am (GMT1)

Voal-online Siç bën të ditur agjencia INA, në Preshevë është shpërbërë koalicioni midis dy partive të mëdha Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia për Veprim Demokratik, që drejtonin pushtetin lokal.

PDSH e drejtuar nga Ragmi Mustafa ka prishur marrëveshjen e koalicionit me partinë e drejtuar nga deputeti Riza Halimi. "Nuk është respektuar aspak koalicioni për çështje të rëndësishme në rajonin tonë dhe komunë. Motivi kryesor ka qenë përfshirja e Halimit në Trupin koordinues serb për Luginën pa konsultimin e partive tjera", ka theksuar Mustafa për agjencinë e lajmeve INA.

Më shpërbërjen e këtij koalicioni, këto dy parti, PVD me 13 këshilltarë dhe PDSH me 12 këshilltarë, kanë nisur bisedimet me partitë më të vogla për formimin e shumicës

Në kombinimet për pjesëmarrje në pushtetin lokal janë partitë Bashkimi Demokratik i Luginës me pesë këshilltarë, Grupimi Qytetar me katër këshilltarë,Lëvizja Kombëtare Shqiptare me dy këshilltarë


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.