VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PSD kërkon që Kisha Ortodokse e Kosovës të ndahet nga ajo e Serbisë
E Djelë, 04.19.2009, 03:02pm (GMT1)

Voal-online - Radiotelevizioni i Kosovës bën të ditur sot se Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka kërkuar që Kisha Ortodokse e Kosovës të ndahet tashmë nga Kisha Ortodokse e Serbisë. Është koha për themelimin e Kishës Ortodokse të Kosovës dhe ndarjen e saj nga ajo serbe, u tha sot në konferencën me gazetarë të Partisë Socialdemokrate të Kosovës. Socialdemokratët njëkohësisht kanë shprehur keqardhjen e tyre për paaftësinë e institucioneve për të menaxhuar sfida të tilla, siç ishte vizita e presidentit serb në Kosovë, tha për mediat e pranishme zëdhënësi Gëzim Kasapolli. Vizita e Tadiqit në Kosovë, me pretekstin e Pashkëve Ortodokse, siç dihet, u kritikua këto ditë njëzëri nga mediat dhe opinioni në tërësi i Kosovës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.