E Premte, 03.29.2024, 12:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Procesi do të jetë i gjatë
E Hënë, 04.20.2009, 09:35am (GMT+1)

Intervistë me Dr. Wim van Meurs, profesor në departamentin e historisë, në Univeristetin Nijmegen në Hollandë, njohës i çështjes së Kosovës dhe Evropës juglindore.

Më 17 prill në Hagë fillon procesi mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe aleatëve të tyre për të bindur Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë se a ka qenë shpallja e pavarësisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Dr. van Meurs është marrë me studimin e proceseve shtetndërtuese dhe krijimin e institucioneve demokratike në rajonin e Evropës juglindore.

Deutsche Welle: Çfarë mund të pritet nga procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku duhet të bëhet ekspertiza për pavarësinë e Kosovës?

 

Dr. Wim van Meurs: Mendoj se së pari mund të pritet që procesi të jetë relativisht i gjatë, e zakonshme për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ndërkohë që në fund Gjykata nuk do të marrë ndonjë vendim, por do të bëjë vetëm ekspertizën. Unë pres që në këtë ekspertizë të paraqiten argumenta pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës.

 

Deutsche Welle: A mund ta anullojë një ekspertizë e tillë vendimin për shpalljen e pavarësisë së një shteti? A ka raste të këtilla që janë shënuar prej themelimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë?

Dr. Wim van Meurs: Jo, sepse shpallja e pavarësisë dhe njohja e pavarësisë është çështje e secilit vend veç e veç. Vendet mund të vendosin nëse duan ta njohin pavarësinë e një vendi tjetër apo jo. Argumentat e paraqitura para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të luajnë një rol, por Gjykata nuk mund t'ia ndalojë asnjë vendi që ta njoh pavarësinë e Kosovës.

 

Deutsche Welle: A besoni se vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës mund ta ndryshojë këtë qëndrim, në qoftë se Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë jep një ekspertizë negative për pavarësinë?

 

Dr. Wim van Meurs: Jo, sepse pa marrë në konsideratë vendimet e Gjykatës, në histori nuk ekziston asnjë shembull i ndonjë vendi që të ketë tërhequr njohjen e pavarësisë së një vendi tjetër, pa ndryshimin e rrënjësishëm të gjendjes në këtë vend. Një gjë e tillë nuk pritet. Ndërkohë që nga ekspertiza secili vend do t'i përdorë argumentet që i duhen për t'i konfirmuar qëndrimet e veta, si ato që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës po ashtu edhe ato që janë kundër.

Deutsche Welle: Çfarë duhet të bëjë Serbia në qoftë se ekspertiza është në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës?

Dr. Wim van Meurs: Besoj se Kosova nuk do ta ndryshojë qëndrimin për shpalljen e pavarësisë edhe në qoftë se ekspertiza e Gjykatës përmban elemente të fuqishme kundër saj. Por, as Serbia nuk do t`i ndryshojë shpejt qëndrimet e veta politike dhe të njohë Kosovën, në qoftë se ekspertiza është në favor të pavarësisë. Nuk e besoj se do të ketë ndryshime të tilla.

 

Deutsche Welle: Si ekspert, mendoni se historia mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces, sepse Serbia gjithmonë e ka përdorur këtë argument në pohimet se Kosova është pjesë e saj?

 

 

Dr. Wim van Meurs: Jo. E drejta ndërkombëtare nuk parashikon të drejtën e ndonjë populli të veçantë për pavarësi apo shkëputje. Ajo që mund të luajë rol të rëndësishëm në këtë proces është e kaluara e afërt, zhvillimet e viteve 80-të dhe 90-të si dhe Kushtetuta jugosllave e vitit 1974. Por Gjykata në Hagë nuk mund të argumentojë me ndonjë betejë të vitit 1389. Këtu do të paraqiten argumentat juridike si kushtetutat apo shtypja e një populli kohëve të fundit, por jo edhe argumentet historike pro apo kundër pavarësisë.

Deutsche Welle: Çfarë rëndësie mund të ketë ky proces për rajonin dhe në përgjithësi për zhvillimet e ngjashme në botë?

 

Dr. Wim van Meurs: Për botën procesi nuk do të ketë ndonjë rëndësi të veçantë, ndërsa për rajonin nga perspektiva serbe do të thotë fitim kohe. Nuk e besoj se do të ketë njohje të reja të Kosovës, përderisa procesi vazhdon. Procesi më vete do të thotë një fitore e një etape për Serbinë. Por kjo nuk do të ndryshojë gjendjen apo vendimin për pavarësinë e Kosovës. Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSD kërkon që Kisha Ortodokse e Kosovës të ndahet nga ajo e Serbisë (04.19.2009)
Shpërbëhet koalicioni partiak në Preshevë (04.19.2009)
Ramush Haradinaj shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës (04.18.2009)
Intervistë e Hashim Thaçit në Radio Kosova: Sllovenia mbështetëse e fuqishme e Kosovës (04.16.2009)
Meta koalicion me Ramën pas zgjedhjeve (04.16.2009)
Vendi i merituar dhe i munguar i gjuhës shqipe në Bashkimin Evropian (04.14.2009)
Rama paraqet programin qeverisës të Partisë Socialiste (04.14.2009)
Në Uashington konferenca e organizuar nga AKR (04.13.2009)
Partitë po i vonojnë tepër listat e kandidatëve për deputetë (04.12.2009)
Qeveria hedh poshtë pohimet e BBCsë (04.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]