VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në Shqipëri për të parë tokën që koha e harroi

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Në Shqipëri për të parë tokën që koha e harroi
E Martë, 04.21.2009, 07:37am (GMT+1)

"Çfarë vendi është ky miqtë e mi?", pyet Viola në romanin "Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit. "Kjo është Iliria, zonjë", përgjigjet kapiteni i anijes. Sapo jam kthyer nga Iliria. Ose më saktë, aty ku fiset në vend të kombeve dhe tokat e këtyre fiseve kishin emra të cilat tashmë janë harruar. Tani ky vend quhet Shqipëri. Miqtë e mi u habitën. "Më parë shko ti, pastaj ne", u përgjigjën ata kur unë u thashë se do të shkoja ta vizitoja Shqipërinë. "A mund të dinin ata diçka që unë nuk e dija? Apo ata thjesht po reagonin për imazhin që kishte mbetur nga Shqipëria këto vjet, e cila ishte e izoluar me botën e jashtme nga disa rregulla të ndërthurura nga budallallëku dhe paranoja. Unë shkova atje dhe kalova një kohë të mrekullueshme në këtë vend magjepës. Pjesa më e keqe e udhëtimit ishte çapitja dhe ecja për në Korfuz, por ky nuk ishte faji i Shqipërisë. Fluturimi niset direkt për në aeroportin e Tiranës (në fakt në aeroportin "Nënë Tereza") dhe nuk ishte e përshtatshme për mua të kaloja pa parë nga afër vijën bregdetare të rivierës shqiptare, pasi riviera ishte pikërisht gjithë frymëzimi i reportazhit tim.

Një anije nga Korfuzi në Sarandë ishte përgjigjja, kështu që aeroporti pranë Korfuzit nuk mund të shmangej. Në terminalin e anijes nga Korfuzi në Sarandë u bashkova me turistë të tjerë dhe ndamë bashkë orët në të cilat zgjaste udhëtimi. Bashkë me ne ishin edhe drejtuesi i anijes, i cili quhej Arjan dhe udhërrëfyesi ynë që quhej Vangjel, emri i të cilit aty për aty u ndryshua në "Ëngjëll", sigurisht për shkak të punës që bënte si ëngjëll mbrojtës dhe kjo ishte pjesë e punës së tij. Shqipëria ngjan shumë me Jugosllavinë e 40 viteve më parë, sidomos përsa i përket vijës bregdetare, e cila është ende në ndërtim. Shqipëria është vendi i kështjellave, i qyteteve të vjetra, është gjithashtu vendi i një historie tronditëse. Është vendi i betejave historike dhe aleancave, vend i armiqësive të lashta, por edhe i shumë dhimbjeve të mëdha. Ky vend, si shumë vende të tjera në botë, ka një botëkuptim dhe jetesë të veçantë, një vend mikpritës, që mirëpret turizmin. Gjatë udhëtimit tonë, ne u njohëm me një sërë veprash arti të realizmit socialist, statuja heronjsh e heroinash, punëtorësh, ushtarësh dhe revolucionarësh, sytë e të cilëve ishin të përqendruar të gjithë në të ardhmen e largët, me nofulla të forta dhe kraharor të hapur, me krahë muskuloz e me duar që shtrëngojnë armë.

Në Krujë, qendra e rezistencës së pushtimit osman përgjatë shekullit XV, ne pamë nga afër "Babain e të gjitha kohërave", heroin gjigant të quajtur Skënderbej. Këtë statujë dhe këtë emër e gjen në të gjitha anët e Shqipërisë, por ky emër e bën Krujën krenare, pasi ky qytet ishte shtëpia e tij dhe aty është një muze që i dedikohet vetëm atij. Ndërsa hyn në muze, përballesh me lartësinë madhështore të statujës së Skënderbeut të vendosur në profil dhe mjetet e tij, helmetën dhe shpatën. Mendoni Mbretin e Unazave dhe ju do të gjeni menjëherë përputhjen me figurën e tij.

Mendoni kultin e individualitetit dhe ju do të merrni direkt kontekstin. Në Muzeun Etnografik, aty afër është një shtëpi shumë e vjetër. Ne ishim duke u endur rreth e rrotull kur na u shfaq një burrë i moshuar. Dukej si fisnik. Ai kishte mësuar shumë mirë anglisht, na shpjegoi qëllimin e një sërë veglash dhe tha se ishte krenar për të shkuarën e tij.

Më herët në ekskursionin tonë ne kishim vizituar një tjetër muze etnografik, në një qytet të vjetër, në Gjirokastër. Aty është edhe shtëpia ku ka kaluar fëmijërinë diktatori Enver Hoxha dhe arkitektura ka mbetur po e njëjta. Zakonet, sendet personale, kanë vlerë domethenëse dhe trashëguese, për të cilat Gjirokastra është krenare.

Pas vitesh të tëra diktaturë, shqiptarët për herë të parë në vitet 1991 dhe 1992 zhvilluan zgjedhje demokratike. Tashmë ata e shohin të ardhmen e tyre drejt Bashkimit Europian, duke patur si prioritet zhvillimin e infrastrukturës së vendit, atë turistike dhe të të gjitha fushave të tjera. Për shembull, ata janë duke ndërtuar hotele përgjatë vijës bregdetare dhe qytete si Saranda janë zhvilluar tej mase.

Sipas një vëzhguesi të panoramës shqiptare, ndërtimi i hoteleve dhe pallateve apo edhe pikave të karburantit, janë mënyra për pastrimin e parave të krimit. Nëse është e vërtetë, krimi ka investuar shumë në Shqipëri. Ndërsa ecën përgjatë rrugëve të ndryshme, mund të shohësh një karrocë që tërhiqet nga kuajt dhe më tej një numër të konsiderueshëm mercedezësh dhe pika të reja karburanti lukzose. Ata rrallëherë kanë makina në pikat e furnizimit apo në lavazhet e tyre dhe mund të supozohet se forca e tregut mund të çojë shumë prej tyre drejt mbylljes. Një tjetër gjë e çuditshme ishte një numër i madh dyqane nusesh, që shisnin fustane nusërie në çdo qytet që ne vizituam. Si puna e pikave të karburamntit, ne pyesnim veten si mund të mbijetojnë kaq shumë biznese të njëjta, po në fakt ato mbijetonin. Më tej ishin bunkerët. Si një tërheqje për turistët, ato kishin kufizimet e tyre, por janë rreth qindra mijëra prej tyre të ndërtuar nga diktatori paranojak, i cili ishte i bindur se tanket e të gjithë botës do të sulmonin kufijtë e vendit të tij në çdo moment.

Bregu i braktisur i Butrinit në jug të vendit

Më duhet të them se Tirana nuk kishte ndonjë gjë të veçantë. Muzeu Historik Kombëtar dhe Pallati i Kulturës formonin një katror në trafikun e çmendur në Sheshin "Skënderbej" dhe që reflektonin një aktitekturë të stilit stalinist. Por ia vlen të vizitosh Xhaminë e Ethem Beut të shekullit XVIII, në anën jugore të sheshit. Gjithashtu, mund të vizitoje edhe një kullë të lartë të ndërtuar në një nga zonat e kryeqytetit, në majën e së cilës ndodhej një bar dhe një restorant. Mund t'ju kisha treguar më shumë rreth kësaj, por të huajt duhet të paguanin 2 euro për hyrjen, ndërsa Vangjeli vendosi të mos paguajë. Nuk ishte puna për 2 euro, por tek fakti që bashkatdhetarët e tij supozonin se vizitorët e huaj duhet të shfrytëzoheshin aty. Megjithatë, tarifa e hyrjes shtesë për të huajt aplikohej edhe në Parkun Arkeologjik të Durrësit, vetëm disa km larg bregut, ku të huajt duhet të paguanin 200 lekë më shumë se shqiptarët. Një amfiteatër i shekullit II, me kapacitet 15 000 veta, është zbuluar në këtë zonë dhe puna ende vazhdon. Shqipëria është një nga destinacionet që duhet ta vizitosh tani, përpara se gjithçka të ndryshojë. Megjithatë, ajo ka nevojë për më shumë investime në infrastruktrë dhe për një shërbim më të mirë në hotele. Shqiptarët gjithashtu duhet të pastrojnë mbeturinat e hedhura anës rrugës dhe shishet që notojnë në plazhe dhe në parkingje. Të gjitha këto do të ndodhin dhe shumë shpejt nëse merret eksperienca e destinacioneve të tjera turistike. Por kur kjo të jetë bërë, diçka nga karaketeri i kombit nuk do të jetë më dhe me përjashtim të mbeturinave, shumë prej turistëve do t'ju vijë keq për këtë.

Pavarësisht këtyre, ne hamë me qejf, kryesisht në restorante të vogla familjare, duke shijuar kuzhinën e thjeshtë dhe birrën e mrekullueshme shqiptare. Hotelet ishin të thjeshtë, megjithatë ato ofronin shtrate të rehatshme dhe banjo të mëdha. Nga kjo pikëpamje, Shqipëria nuk mund të shahet. Në ditën tonë të fundit, ditë e shtunë, shkuam në Butrint, rreth gjysëm ore larg Sarandës, për të vizituar një park tjetër arkeologjik, i cili tashmë është pjesë e trashëgimisë botërore. Aty mund të gjesh rrënojat e ndërtimeve të 2500 vjetëve më parë. Arkeologjia është arsyeja e parë e vizitës në Butrint, atmosfera e qetë është arsyeja për ta pëlqyer atë. Pas drekës aty, ne ecëm në një taracë të gjerë me një pamje të mrekullueshme të parkut arkeologjik dhe fshatrave përreth. Ne gjithashtu asistuam në një ceremoni dasme, të cilët kishin ardhur për të bërë foto këtu. Pas pak një dasëm tjetër, pastaj një e tretë një e katërt - të gjithë dhëndurët me kostume të reja dhe nuse me buqeta me lule për të shtuar atmosferën e kësaj dite të madhe. Të gjitha nuset kishin veshur fustane të bardha të mrekullueshme, të marra në një nga dyqanet që ne kishim parë gjatë udhëtimit tonë. Kjo ma ngrohu zemrën, duke i parë këto fustane të veshura nga dikush, veçanërisht nga nuse shumë të lumtura.

Ishte vërtet një eksperiencë ilire.
John Carter


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Procesi do të jetë i gjatë (04.20.2009)
PSD kërkon që Kisha Ortodokse e Kosovës të ndahet nga ajo e Serbisë (04.19.2009)
Shpërbëhet koalicioni partiak në Preshevë (04.19.2009)
Ramush Haradinaj shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës (04.18.2009)
Intervistë e Hashim Thaçit në Radio Kosova: Sllovenia mbështetëse e fuqishme e Kosovës (04.16.2009)
Meta koalicion me Ramën pas zgjedhjeve (04.16.2009)
Vendi i merituar dhe i munguar i gjuhës shqipe në Bashkimin Evropian (04.14.2009)
Rama paraqet programin qeverisës të Partisë Socialiste (04.14.2009)
Në Uashington konferenca e organizuar nga AKR (04.13.2009)
Partitë po i vonojnë tepër listat e kandidatëve për deputetë (04.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]