E Premte, 03.29.2024, 04:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kodi i ri Zgjedhor ende peng i grindjeve PS-LSI<
E Mërkurë, 12.17.2008, 02:04pm (GMT+1)

17 Dhjetor - Partia Demokratike e Shqipërisë, në emër të shumicës në pushtet, e ka ftuar edhe sot Partinë Socialiste (PS) të gjejë pajtim me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI). LSI mendohet të ketë vendin e tretë në spektrin politik të vendin për sa i përket elektoratit, pra numrit të votuesve. Pas një greve urie që bëri LSI në sallën e Kuvendit kohët e fundit, Kodi Zgjedhor nuk ka marrë ende plotësisht dritën jeshile. Presidenti Bamir Topi e riktheu në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor për mangësi kushtetuese. Kjo ua jep mundësinë partive të gjejnë mënyra të reja të mirëkuptimit për ta miratuar përfundimisht në Kuvend këtë kod. Partia Demokratike pranoi se ka pajtim të gjerë me Partinë Socialiste, por ajo deklaron se i përmbahet zgjerimit të këtij pajtimi, çka ajo ia lë dorë tani partisë më të madhe të opozitës. Për rishqyrtimin dhe rifomulimin e Kodit të ri Zgjedhor, me të cilin do të mbahen zgjedhjet e reja kuvendore, ato të vitit 2009, është ringritur Komisioni për Reformën Zgjedhore, i cili e ka filluar punën me diskutimin e neneve të cituara nga Presidenti Bamir Topi. Grindjet PS-LSI kanë njohur acarime të thella pas miratimit të disa ndryshiemeve kushtetuese, për çka LSI thotë se kreu i PS-së ka bërë kompromise në kurriz të partive të vogla, interesat e të cilave LSI thotë se po i mbron dhe po i përfaqëson. Hapat e deritanishëm nga të dyja palët kanë qenë jo aq të sinqertë, prandaj kanë qenë të papranueshme për secilën sosh./Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tema e Dosjeve (12.17.2008)
LIGJI I SPIUNËVE PËRSËRI PA PAJTIMIN E OPOZITË (12.15.2008)
Kuvendi i Shqipërisë riharton Kodin Zgjedhor, siç këshilloi Presidenti Topi (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]