VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Veton Surroi: Duhet gjetur formula për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi E Mërkurë, 04.22.2009, 12:48pm (GMT1) Voal-online Agjencia INA bën të ditur se publicisti Veton Surroi ka thënë se duhet filluar procesi i gjetjes së formulës për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. "Kosova dhe Serbia janë në gjendjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe 5 shteteve të BE-së, pengesë e njëra tjetrës për integrim në Bashkimin Evropian. Andaj , nevojitet që gjatë këtij viti të fillojnë, në pajtim mes BE-së dhe SHBA-ve, një proces i gjetjes së formulës së normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mundësojë marrëdhënie kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, gjegjësisht, fillimit të procesit të Stabilizim Asociimit, si edhe të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor", ka theksuar Surroi, kryetari i bordit të Klubit për Politike të Jashtme. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |